20:42 / E premte, 15 Shtator 2017

Barazia Gjinore, ëndërr apo realitet?!!!

Barazia Gjinore, ëndërr apo realitet?!!!

Shkruan: Ardiana Blakqori

Kur flitet për barazi  gjinore në vendin tonë, gjithmonë rrjedhin paragjykimet se po kërkohen më shumë të drejta për gratë, se sa për burrat. 

Mirëpo, jo rastësisht rrjedh ky mendim ngase historikisht kemi qenë shoqëri patriarkale, e cila gruas nuk i ka besuar ti jap të drejtat  meritore të saj.       

Çështja e barazisë gjinore është çështje  globale që dita  ditës  po cilësohet si sfidë për shoqerinë. Barazia  gjinore në Kosovë sado që themi se kemi progres aq mund ta themi se kemi regres  në zbatimin e saj. 

Pavarësisht asaj se egziston Ligji për  Barazi Gjinore, prapë implementimi i tij në vendin tonë, nuk është duke funksionuar kënaqshëm.

Sfida më e madhe rreth kësaj teme qëndron në faktin se kemi aq pak gra në nivele udhëheqëse si në nivel lokal e po ashtu atë qendror sa që të bënë me dije se sa po respektohet Ligji për Barazi Gjinore.

Buxhetimi i përgjthshëm gjinorë, paragjykimet, përfaqësimi i gruas në nivele  udhëheqëse, pjesëmarrja  aktive e ulët në  debate  publike sidomos në fshatra  janë  elemente shqetësuse që  kërkojnë  vëmendje të jashtëzakonshme.

Nuk duhet të ndihet keqardhje, siç bëjnë shumë politikan pse nuk po realizohet  barazia  gjinore. 

Por  duhet  punë dhe përkushtim për arritjen e saj, në mënyrë që të ecim paralel me shumë procese të tjera e jo të ketë  regres. 

Tani më shumica e grave që bëjnë përfaqësim në institucione të ndryshme (me përjashtime), nuk e ngritin zërin për të drejtat e tyre, të drejta të garantuara me ligj.

Frika e mbjellur me vite të tëra se ne jemi gra dhe nuk mund t'ia dalim, ka dhënë rezultat negativ të barazisë në vend nga njëra anë dhe tjetra është se nuk lejohet që një grua e suksesshme dhe e zonja të përfaqesojë dinjitetshëm në institucionet tona nuk është lejuar nga këta burrështetas të cilët me gojën plot e pa kurrfar turpi thërrasin për barazi, por tek ata nuk ka  vepra, por vetëm fjalë.

Fatkeqsisht!!!

Lexo të tjera