12:12 / E martë, 14 Mars 2017

Bekim Berisha -Abeja trinomi i luftës në Ballkan

Bekim Berisha -Abeja   trinomi  i luftës  në Ballkan

Nga: Izmi Zeka

Abeja  pseudonimi që ende nuk është në vendin e duhur, në trajtimin e duhur historik në ngjarjet që përcollën luftërat për liri. Abeja apo lufta ball për ball është kjo filozofija e njërit prej strategëve të luftës së Ushtrisë Clirimtare  të Kosovës.  Dhe jo vetëm kaq është shumë më komplekse  biografija dhe jeta që tani prehet i qetë  i Bekim Berishës që luftën për clirim  e shëndrroi në jetë, humanizëm e cka jo.

Abeja sic e thërrisnin bashkëluftarët  po të studiohet në thellësi paraqet kompleksivitetin  e luftërave për clirim duke i dhënë imazh filozofisë humane  e njerzore që ka bashkëdyzim lirinë e popujve. Heronjët kanë dicka të vacant nuk janë rastësi  as  përtej tokës së shtruar, kanë artin , shpirtin mbi jetërat përtëj të jetuarit në individualitet që lindin të tillë dhe ata bëjnë historinë .

“Ishte i ngritur dhe ka folurkatër – pesë gjuhë. Kjo flet mjaft se përç’person bëhet fjalë, edhe pse jeta e tij në një pjesë të madhe është misterioze dhe nuk është lehtë të kompletohet tërë mozaiku i saj. Marrë parasysh një legjendë të veçantë e madhështore, unë si bashkëluftëtar i tij, kam ndjerë nevojën të di sa më shumë për këtë burrë që e mbrojti me tërë shpirtin Kroacinë dhe do të përpiqem që ai të mos harrohet, ka thënë koloneli në pension Ivica Pandža Orkan, invalid kroat i luftës.”

Ai ishte pjesë e tri luftërave  në ballkan  e  të cilat kishin një armik të përbashkët Serbinë. Ai luftoi në  Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në fund në atdheun e tij Kosovën martire. Në këto suaza të luftës për clirim Abeja kishte vetëm një qëllim që rrallë mund të shihet dhe të dëgjohet , aspektin humanitar, drejtësinë, integritetin dhe mbi të gjitha barazinë shoqërore kudo ku jetonin njerzimi. Ngritja dhe përgatitja   e Abejës kondenzohen aq mire në strategjinë ushtarake  si  në Kroaci, Bosnje e në fund në Kosovë.  Jo ratsësisht tani thuhet e shkruhet se Bekim Berisha është krenaria e Kroacisë, e Kosovës dhe e B H-së.

Është i vetmi ushtar i dekoruar nga tre president, ku  për artin e tij të luftës flitet edhe sot  dhe e nesërmja  do të jetë kryevepra që la Abeja në tri luftërat e rënda të cilat lanë shumë viktima dhe njerëz të vrarë nga i njëjti pushtues  Serbia.  Bekim Berishën  apo Abeja  bëri  përfaqësimin  më të dinjitetshëm shqiptarë në  tri luftëra si një legjendë urbane  e klasit bashkëhor  shqiptarë. Vetë luftërat sjellin një përfundim të logjikshëm  se  beteja për jetën, lirinë ishte esenciale, dicka epike që nuk njihte kufij apo adresa të caktuara.  Kjo e bënë  më të lavdishëm  i jep kuptim të ekzistuarit krijesës njerzore.

Në një seri të videove që AP  i publikon në faqet e saj zyrtare në Youtube janë edhe ato nga lufta në  Kosovë.

Në këtë video “Abeja” shfaqet edhe para trenit i cili është i mbushur edhe me polici serb i cili po zhvendosej por  thotë se .” Ne mund ti vrasim por ne nuk jemi terrorist”, ka thënë Abeja.

Ky shpjegim dhe qëndrim i Abejës  përpara kamerave flet qartë se ai bënte luftën për të drejta njerzore ku lufta e tij mbështetej mbi dy koncepte univerzale  e botërore.

Koncepti i lirisë si aspekt fundamental dhe

Koncepti i barabarsisë të të gjithve pa dallim

Lufta nuk ishte përzgjedhja e tij as e bashkëluftëtarëve  të tij. Ajo ishte imponim i kohës por edhe i mbijetesës kolektive  e njerzore në tri luftërat që mori pjesë Abeja.

Më mirë se kush do njohu mentalitetin e pushtuesit ku  në një deklaratë tjetër thotë se “serbët nuk kuptojnë  dialogun por vetëm marrëdhëniet “Zjarr për zjarr” .  Kjo thënje që mendoj për kohën ishte biblike  u vërtetua edhe nga ngjarjet e më pastajme dhe rrjedhat që ndodhën në  ballkan e në veqanti në Kosovë.

Në Aqarevë të  Drenicës ishte arkitekti dhe njëri nderë themeluesit e Akademisë Ushtarake të UÇK-së që u formua me 22 Prill 1998.

Duke qenë një format i veqant dhe një legjend urbane  Abeja duhet të shihet nga trinomi i  angazhimit dhe filozofisë që kishte për shoqërinë si koncept  universal  dhe dimenzionin e  ngritjes mbi jetën dhe humanizmin që ishte vetë jeta e tij dhe përceptim intelektual mbi luftën dhe zhvillimin e saj.

Bekim Berisha -Abeja thoshte “atdheu im është ky. Këtu kam lindur, këtu edhe  do  të vdes.” Vdekjen  e shihte afër por asnjëher i thyeshëm kështu që aty ku ishte Abeja aty mbillej fara e lirisë.

Të rrall janë në historigrafinë shqiptare njerëz të tillë të cilët artin e luftës e njohin aq mire dhe përballjen  me armikun e shohin si ngritje, clirim shpirtëror dhe vdekjen si në legjendat dhe mitologjit greke.  Ky ishte Abeja   i  Ballkanit që e deshi të lire dhe jo vetëm kaq por shtrirja e tij i ngjet përmasave evropiane për një civilizim urban të shekullit që po vie  shekullit  XXI.

Më 10 gusht 1998  në Junik, Bekim Berisha vritet në objektin të cilën tanket e rrënojnë krejtësisht. Vetëm titanët vdesin kështu. Tanku  e rrëzoi për dhe por jo edhe idenë për cfarë ra dhe luftoi.

Se sa pesh kishte Abeja mund ta shohim edhe pas rënjës së tij ku Presidenti i ndjerë  kroat FranjoTugjman thuhet se Bekim Berishën e përshkroi si një luftëtar i cili vlente sa 1.000 ushtarë kurse  Ish-komandanti  i Përgjithshëm i Bekim Berishës, i ndjeri Janko Bobetko gjithashtu  kishte shprehë dhimbje të madhe për vdekjen e Bekim Berishës  […]

Me rënien e tij, Parlamenti kroat shpalli tri ditë zie kombëtare,  ndërsa ish-sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dik Çeni, ato ditë i propozoi  Kongresit Amerikan për një minut heshtje në nderim të gjeneral Bekim Berishës.

Gjenerali i heshtur  sot prehet i qetë.

Më ka rastisur të lexoj të dëgjoj të bëmat  e shumë heronjëve  por  e vecanta e Bekim Berishës që ka të bëjë me luftën si aspekt i shpirtit, humanizmit dhe njerzores vështirë  se mund të kemi një të dytë të tipareve të tij përtej origjinës së tij. Njerzorja është krijimi i tij.

Ballkani  e në vecanti Kosova ka nevoj për të , për universin e tij, kulturën dhe mënyrën e flijimit pra kapërcimi I tij si në  legjenda nga lindja në perendim është unikale dhe vështirë e kapshme për shoqëritë njerzore.

Legjenda  triviale prehet këtu tek ne,  në Kosovën  e tij, aty ku lindi.


Lexo të tjera