12:03 / E shtune, 16 Shtator 2017

Bizneset dhe ngulfatja e tyre nga qeverisja lokale në Drenas

Bizneset dhe ngulfatja e tyre nga qeverisja lokale në Drenas

Shkruan: Isa Xhemajlaj

Ngulfatja e bizneseve në Drenas është çdo ditë temë dite sot, madje me shumë se vet tema për zgjedhjet lokale!

Si po trajtohen këto biznese e kompani të cilat me vite kane siguruar ekzistencën e familjeve të tyre dhe shumë familjeve tjera të cilat me investime vetanake kishin blerë pajisje e makineri të cilat tash e 9 muaj kanë mbetur nën hije me shpresën se mos një ditë po shpallen fitues në ndonjërën nga projektet e komunës.

Këta taksapagues të Drenasit po detyrohen që të kërkojnë punë në komuna tjera sepse projektet këtu po i marrin kompanitë që po thuhet nuk i njeh ,,kerkush'',kompani që nuk paguajnë obligime në këtë komunë dhe nuk kanë asnjë të punësuar nga qytetaret tanë, e një pjesë e kompanive që po shpallen fituese po obligohen që në kuadër të kompanisë të angazhojnë makineri të atyre qe janë në pushtet,pa pasur fare nevoj për to.

A po bien viktimw nw emër të ,,ligjit'' ndërtimet që kanë të punësuar me dhjetëra qytetar në sektorin privat ,mbi të cilat po bëhet presion i vazhdueshëm me qëllim të kapjes së tyre.

Ende mbetet enigmë ngulfatja e bizneseve nga qeverisja lokale cili është qëllimi,që po dënohen bizneset e vogla dhe të mesme në Drenas?

Sot me shumë se kurrë është e domosdoshme përkrahja e sektorit privat në Kosovë e aq me shume në Drenas, kur kemi parasysh kushtet dhe jetën ekonomike e sociale të qytetareve tanë.

Pse duhet qe këto biznese te paguajnë njëjtë taksa për terasat e tyre si në Prishtinë kur 90/e tyre sherbejn vetëm makiato e uji të thesht.

Ku po mbesin këta punëtor që deri dje kishin siguruar një pagë minimale për familjet e tyre?!

Besoj fuqishëm se qasja dhe bashkëpunimi me këtë dikaster do të jetë zgjidhja më e mirë dhe më e favorshme për punësimin e qytetarëve tanë dhe angazhimet maksimale që bizneset tona të zhvillohen dhe të ndihem komod e dinjitetshem në komunën tonë ku edhe janë taksapagues.

(Autori është kandidat për kryetar të Drenasit nga Nisma për Kosovën)

Lexo të tjera