22:34 / E hënë, 06 Mars 2017

Dështime të judikaturës franceze në “Rastin Haradinaj”

Dështime të judikaturës franceze në “Rastin Haradinaj”

Shkruan: Riza Smaka

Muaj më parë, në përfillje të një fletëarresitit (autoriteteve të judikaturës të Jugosllavisë së tretë, e cila, aktualisht nuk ekziston, por, pretendohet të jetë e sukseduar nga Serbia) të lëshuar mbi dhjetë vite më parë - sic, z. Ramush Haradinaj ka qenë ndaluar nga autoritetet gjyqësore franceze!

Ndalimi në fjalë ishte dhe mbetet në kundërshtim flagrant me, sëpakut, tri parime juridike- penale ndërkombëtarisht të mirënjohura : “Res Iudiciata”, “Ne Bis In Idem”, “ In Dubio Pro Reo” si dhe me Precedentin Gjyqësor Slloven për të njëjtin rast!

Res Iudiciata, në kontekst dhe koherencë me te edhe Ne Bis In Idem, janë parime themelore në të drejtën e procedurës, penale sipas të cilave, kunder personit të njejtë, kundër të cilit, për një apo disa raste të gjykuara përfundimisht, nuk lejohet riprocedim penal tjetër. Sipas këtyre parimeve, askush nuk mund të gjykohet më së një herë për të njëjtën përkatësist të njëjtat vepra penale, të cilat ndodhen në koherencë me postulatin për sigurinë juridike e, sëandejmi , edhe me dokumentet si dhe vlerat qe rezultojnë nga:
• Deklarata Univerdsale për të Drejtat e Njëriut,
• Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njëriut dhe Protokolet e saj,
• Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokolet e saj!

In Dubio Pro Reo është parim themelor i së drejtës së procedurës penale, sipas të cilit, në rastin e dyshimit kurdoherë kërkohet (Ius Imperativum) të procedohet në favorin e të pandehurit!

Në “Rastin Haradinaj” një gjykatë lokale franceze, sipas kërkesës serbe për ndalimin e z.Ramush Haradinaj-t, edhe për shkak të mungesës së provave të kërkesës, pashmangshëm është dashtë ta flakte të njëjtën dhe të gjykonte në favorin e tij, të z.Ramush Haradinja-t! Aq më parë kur autoritetet e judikaturës së shtetit serb as brënda 14 vjetësh nuk paskan pasë mundësi për të mbështetur kërkeësn për ndalimin e z.Ramush Haradinaj, gjë që, është treguar haptas edhe nga pretendimi i tyre për një “Time Out” përderisa të “ argumentonin atë kërkesë”!

Sikundër dihet, kërkesën serbe për ndalimin e z.Ramush Haradinaj, vite më parë, Judikatura Sllovene e ka pasë refuzuar, si të pabazuar dhe, ashtu, ndër të tjera, ka pasë krijuar precedent juridik obligator për cilën do judikaturë e, veçanërisht, për judikaturat e shteteve anëtare të UE-së dhe të INTERPOL-it.

Edhe judikatura franceze, për aq sa nuk do t’ishte në funksion të “shtetit juridik”, por, të të shtetit të së drejtës si dhe jashtë influencave të poltikave ditore të proveniencave të ndryshme, pashmangshëm ishte dasht dhe, gjithnjë kërkohet për të përfillë precedentin e sipërpërmendur të judikaturës sllovene!

Sëandejmi, Judikatura Franceze “Rastin Haradinaj” është dasht dhe duhet të trajtojë ngjashëm me precedentin slloven të sipërpërmendur nëpërmjet flakjes (rejection) të kërkesës serbe për ndalimin e z.Ramush Haradinaj.

Përfundime

Ndërmjet Francës së faqes së ndriçme dhe të kundërtës, kurdoherë, do të ishim për të parën.

Franca, bazuar në historinë e saj të gjatë e të vrullshme, virtuelisht, veçanërisht nga viti 800 kur ka qenë kurorëzuar Karli i Madh nga Papa i Romës deri në ditët e sotme, për civilizimin botëror, ka dhën kontribute të vlerëshme, pothuaj, në të gjitha sferat shoqërore.

Sistemi juridik Europian Kontinental, pikërisht, bazohet në Kodin Civil të Francës, të miratuar në fillimin e shekullit XIX-të.

Rendi juridik i Francës konsiston në akte kushtetutare e ligjore të standardeve të avancuara.

Jurisprudenca franceze konsiston në parimet, sentencat, postulatet dhe premisat shkencore juridike
nder më të përparuarat.

Sëandejmi, edhe sistemi i drejtësisë apo rendi juridik i Francës, radhitet, ndër më bashkëkohoret në UE e, gjithandej.

Poashtu, praktikat juridike e gjyqësore franceze, radhiten në nivelet afirmative e inspirative.

Sëandejmi, me bazë mund të pritet se, përfundimisht, Sistemi Gjyqësor Francez, duke e flakë anash imperativin e politikave ditore efemere, do të përfillë funksionin e judikaturës konetmporare, sundimin e ligjit dhe vlerat e shtetit të së drejtës.

Shteti i së drejtës, kudo e kurdo dhe, konkretisht, shteti francez i së drejtës, i inspiruar nga kontributet dhe atributetet afirmative gjatë historisë së tij, në kontekstin e “Rastit Haradinaj”, me bazë mund të pritet që në favorin e z.Ramush Haradniaj, do t’i përfillë parimet themelore të së drejtës së procedurës penale, në radhë të parë “Res Iudiciata”, “Ne Bis In Idem”, “In Dubio Pro Reo” tok me precedentin “Rasti Haradinaj, Slloveni”!

Prof dr Riza Smaka

Lexo të tjera