11:10 / E mërkurë, 11 Tetor 2017

​Disa përshtypje mbi paradën e djeshme

​Disa përshtypje mbi paradën e djeshme

   Coming out of the closet

1)    Çelu

Historia e të drejtave të fituara tëindividëve që kanë pasuroientime seksuale gaj, nuk ka qenë as e lehtë as e shkurt. Kjo histori e këtyre të drejtave herë ka qenë e dhimbshme, herë tragjike e më së shpeshti me keqkuptime. As në të gjitha ato vende, ku sot ka liberalizëm deri në atë shkallë sa që janë të lejuara martesat ndërmjet dy personave gjinie të njëjtë nuk ka qenë ndryshe. Historia e re na tregon se fitimi igaj të drejtave në këto shoqëri,ka të bëjë në rend të parë me përpjekjen dhe guximin që ato të drejta të kërkohen nga vet pjestarët e këtij komuniteti, me çdo kusht dhe pavarësisht kundërshtive dhe diskriminimeve. Është logjikë e thjeshtë- të drejtat duhe tëfitohen. 

Nuk t’i fal askush. Mandej që të jetë kështu duhet të jesh i bindur se ke të drejtë. Po kjo histori na tregon se, kur ato të drejta janë kërkuar haptazinga homoseksualët ka pasuar diskriminimi i vrazhdë i tyre dhe vetëm më pas kjo ka determinuarnevojën për mbrojtjen e të diskriminuarve. Kjo është historia, kjo ështërenditja e zhvillimeve. Kjo ka zgjatur në kohëdhe nuk duhet harruar se këto shoqëri jo shumë vite më parëkanë pasur qasje shumë diskriminuese ndaj orientimeve seksuale gaj. Këtë renditje nuk e gjen në Kosovë. Kjo na nxjerr tek përfundimi se pjestarët e komunitetit gaj në Kosovë ose janë frikacak, ose janë të paorganizuar, ose nuk janë të bindur se kanëtë drejtë, ose tjetra se, ne si shoqëri jemi ekstremisht jo tolerant për këtë fenomen sa që e ngulfasim ate parparakisht, apo ndoshta që tëgjitha këto bashkë.

Nëgjuhë angleze, për një individ që del hapur dhe tregon për orientimin e tij seksual gaj, apo që ka vendosur që këtë orienetim të mos e mbaj fshehur, ekziston metafora e njohur që e përshkruan këtë fenomen me fjalët – ‘coming out from closet’ apo vetëm ‘coming out’  pra ‘ka dal jashtë banjos’ apo vetëm ‘ka dal jashtë’ (hapur). A ndodhë tek ne ky fenomen?Sa këngëtar, aktor, redaktor, gazetar, asambleist, deputet, kusheri, kojshi etj., i njihni në Kosovë që kanë dal hapur dhe publikisht kanë pranuar- po unë jam homoseksual. Sa raste pas kësaj i dini  që ata që u deklaruan hapur kështu,kanë pësuar dhunë fizike apo dhunëtjetër. 

Tek ne ky nuk është rasti. Vetëm nëse kjo ndodhë, ne si shoqëri më pas mund të ngritemi ta diskutojmë gjërë e gjatë dhe shumëseriozisht këtë çështje. Një pjesë e jona pa dushim edhe do t’i mbroj ata, por pjesa tjetër do të veproj krejt ndryshe. Prandaj deri më tani krejt kjo puna me komunitetin gaj në Kosovënuk e ka elementin e seriozitetit apo thënë ndryshe nuk është ngitur në fenomen problemor,bile as parada e djeshme në Prishtinë,nuk ishte  e tillë edhe përkundër ekzistimit të disa elemeteve të tilla fillestare. Ne mbesim shoqëri që këtij fenomeni i qasemi kështu si i qasemi, me një liberalizëm mekanik të imponuar nga lartë, pra nga institucionet, jo nga poshtë nga individët.Kur do të ndodhë kjo e dyta do të kemi probleme.

2)   Vetëm për hatër të politikës

Nëse është për ta gjykuar “ Paradën” e djeshme tëkomunitetit LGBT mbajtur dje në Prishtinë, në bazë të asaj se nuk ndodhi ndonjë përdorim dhune kundër tyre,atëherë po i bije se ne në këtë segment kemi ecur përpara, duke i tejkaluar të gjthë fqinjët tanë dhe jo vetëm ata, ku paradat e tilla, kanë qenë shumë problematike dhe nuk kanë kaluar qetë pa u përdorë dhuna. A thua pse? Në të vërtetë lexuar ndryshe këtë punë po i bije se komuniteti LGBT ka përkrahje jo të vogël në Kosovë, apo thënë ndryshe shumica e jonë kemi mirëkuptim për ta dhe jemi në anën e tyre së paku duke qenë kundër diskriminimit për orientimin e tyre seksual. Kështu duket, por hiç nuk po ma merr mendje se kështu është. 

Në të vërtetë është ndryshe. Kjo përkrahje, apo thënë ndryshe, ky mos përdorim i dhunës apo i së paku përpjekjes për ta ndaluar që ky komunitet të mblidhet në Prishtinë, ka pothuajse ekskluzivisht karakter politik, pak e hiç, ka karakter moral apo etik që ndërlidhet me mbrojtjen e kësaj të drejte individuale e definuar edhe me ligj. Është kështu sepse në kuadër të atyre planeve, projekteve dhe detyrave që duhet t’i kryejmë si institucione, por edhe si shoqëri, për t’u pranuar dhe bërë pjesë e BE-sëdhe për të pasur raporte të mira me Uashingtonin, të cilat janë kruciale për qenjen tonë përgjithësisht si shtet, gjithsesi se në një ose mënyërë tjetër hyn edhe ky segment i të drejtës individuale përndryshe problemore dhe e ndjeshme. Po të mos ishte kështu dhe po të mos ishin në këtë paradë, përfaqësuesit e BE-sëSHBA-së e të tjerë aty, së pari nuk do t’i shihnim aty ‘krenar dhe të mirëkuptueshëm’ Presidentin tonë nga Broja dhe mbase asnjë përfaqësues të institucioneve dhe për më shumë do të kriste dajaku dhe për t’i ndalur përleshjet, do të duhej intervenimi i policisë. 

Lexo të tjera