21:56 / E hënë, 17 Prill 2017

Edhe diçka të fundit për Turqinë...

Edhe diçka të fundit për Turqinë...

Shkruan: Mentor Llugaliu

Si spjegohet fakti që diaspora turke në SHBA dhe Britani të Madhe votoi bindshëm kundër reformave kushtetuese të propozuara nga Presidenti Erdogan (rreth 85%), ndërsa diaspora që jeton në Gjermani, Holandë dhe Francë votoi bindshëm në favor të atyre ndryshimeve (rreth 66%)?

Të njëjtit njerëz, të njëjtën preardhje, të njëjtën kulturë, rezultatin e votimit aq të ndryshëm... Pse?

Është më se e qartë që faktori determinues në këtë rezultat votimi qëndron te (mos)integrimi i komunitetit turk në shtetet përkatëse. Derisa SHBA-të dhe Britania e Madhe janë kampionë të integrimit të të huajve, shtetet si Gjermania, Holanda, Franca janë të njohura për të kundërtën e tij. E njëjta dukuri vlenë edhe për shqiptarët. Derisa në SHBA shqiptarët udhëheqin kompani multimilionëshe, në Gjermani, Holandë e Francë sukses konsiderohet nëse kanë ndonjë firmë pastrimi, piceri apo autolarje. Natyrisht ka përjashtime, mirëpo shumë të vogla.

Prandaj, europianët para se te drejtojnë gishtin ka populli turk le t'i shikojnë sa i kanë të pastra duartë e tyre. Për një gjë jam i sigurtë, me popullin turk nuk munden me lozë topa si me shqiptarët!

Lexo të tjera