09:37 / E premte, 04 Gusht 2017

Edhe KEK‒u po “goditet nga e njejta rrufe” si Trepҫa

Edhe KEK‒u po “goditet nga e njejta rrufe” si Trepҫa

Nga: Izet Ibrahimi

Këtu e shumë vite më parë, njërit prej rilindasëve, po i thotë i biri, “kam vendosur  të merrem edhe unë me letra, njejtë sikur ju baba”, dhe Ai me shqetësim ja kthen: Jo, nuk të lejoj, unë e njoh kryeneçësinë tende, ti i pretendon ‘majet’, dhe ‘majet’ biri im ne shoqeritë që sundohen nga maskarenjët, i godet rrufeja.”Ndoshta është digresion ajo që rikujtova më lart,  por me faktin se pikërisht kur ushqenin shpresat e lirisë dhe gjithë orientimin tonë zhvillimor e kishim kah Trepça, Ferronikeli, PTK‒ja, KEK‒u, etj, ato i goditi “rrufeja”, u katandisën për tokë, madje disa prej tyre u ndanë mes serbëve e shqiptarëve, e të tjerat u shitën, dhe ka mbetur vetëm edha pak nga KEK‒u gjigant për tu ndarë a shitur. Para ndarjes së Trepçës në VERI‒JUG, pa simbolikë,   u patë thënë se: “Trepçën e kishte goditur rrufeja natyrore”, dhe atë,  pikërisht në kohën kur po përgaditej barikadat mbi lumin Ibër dhe okupimi i veriut të Kosovës.

Për ditë të kthjelltë  e “goditi rrufeja Metalurgjinë e Zingut”, e cila jo vetëm që ishte shpresa e zhvillimit të kompleksit Trepça, por ishte nga teknologjitë me elitë të përpunimit minerar. Më pas kujtojeni, se çfarë ndodhi, mbeti ende sot e atë ditë e ndarë Kosova, nga se e ndan Trepçën, dhe bashkerisht shqiptare e serbe eksportuan me milona tone xehe e koncentrate në tregun ndërkomebtar. Pasi e shkaterruan për tokë gjigantin Trepça, tani po thonë “Trepçën e rregullojmë  me ligj”, ‘tugjar’ e maskarenjë  u pasuruan,  dhe po vazhdojnë të pasurohen, veriu po vazhdon të jetë i okupuar nga rojet e urës dhe nën urës, ndërsa idealistet po vazhdojnë të besojnë se Treçpa është një amanet që fle dhe zgjohet në Kosovën shqiptare!!!.

Vetëm dy ditë më parë, ekspertet rus paralajmëruan qasjet dhe teknologjitë reja të cilat do t’i fisnikrojnë “thengjillët në ar”, ndersa jo më larg se dje, më ra të dëgjoj komunikatën e Qeverisë së Kosovës rreth “krizës energjetike”, e cila na tha: “nuk ka vend për panik, nuk do të ketë krizë energjetike, kemi zgjidhje alternative…”. Dikur, pasi u godit nga “rrufeja”, Trepça, Kushner njejtë na pate thene: “…duhet të kërkojmë zgjidhje tjera, Trepça është një teknologji e tejkaluar, ajo është një dinosaur…”. 

Ndërsa, sot shtrohet pyetja;  çfarë dhe cilat janë lidhjet me të kalurën e te tashmën e Trepçës dhe KEK‒ut, ose, a ka kush që në fakt i analizon pa militantizëm partiak efektet e goditjeve te vazhdueshme që po i bëhën KEK‒ut?

• Për faktin se pavaresia energjetike e një vendi konsiderohet edhe pavaresi politike, goditja e tillë  po  shtyen vendin kah vartësia enegjetike. Duke e goditur gjenerimin e enrgjisë përmes të ashtuqujturit “shpronesim”, po i krijohet hapesirë KEDS‒it dhe EPS-it serb të mbaj jo vetëm monopolin e furnizimit, por këto kompani më qasje jo miqësore ndaj konsumatorëve, njëkohësisht do të vazhdojnë  gjatë të dirigjojne gjithë politiken energjetike në Kosovën e pavarur.

•  Tanimë është e vërtetuar shkencërisht, se krizat stimulohen nga “matrapzët‒boset”, nga se kriza është i vetëmi mjedisi i mundshem për pasurimin e tyre. Jo rastësisht në kohën kur ZRRE, do të duhej te ishte e pavarur,  e të përgjigjej  për plaçkën që ju bë konsumatorëve me   faturimin e “humbjeve komerciale dhe teknike”, e që në fakt avokati i popullit i identifikoj si plaçkë, për t’i paguar KEDS‒it energjinë që nuk ja paguajnë serbët në veri, nën zhurmën e gërrditshme e të shpifur të “shpronesimit”, ajo po e luan rolin e strucit. Besoj që po e dini se kjo nuk është e rastësishme, në vend që ZRRE-ja t’ju kthente borxhin konsumatorëve, atje që nga dje kanë filluar debatet për rishikim të tarifave, me qëllim “të mbulimit të humbjeve” dhe ate, jo sipas parimeve të ekonomisë së tregut të lirë, por sipas kërkesave fiktive të KEDS‒it.

•  Zonja Tahiri ka harruar të promovoj marrëveshjen e famshme “për energjinë”, ngase si duket ja kanë ngrirë buzqeshjen cinike “shiritat e ngrirë të Autostradës Energjetike KESH‒KEK”.  Nëse nuk keni harruar zyrtarët e EPS‒i serb, kur u përurua kjo autostadë patën thënë se: “ …ajo nuk  vlenë, nuk mund të jetë funksionale pa pëlqimin tonë,  sepse të gjitha rrugët energjetike kah ne të qojnë…”. E në këtë mjedis makabër të tregut energjetik, kompani të shumta vendore të regjistruara në Serbi dhe vende tjera të rajonit, janë në vlugun e hulumtimit dhe planifikimit të tregut të importit të energjisë, dhe siç mund ta mbani mend Kosova nga buxheti i saj i varfër, jo shumë vite më parë, ka paguar çmimin e enrgjisë së importi deri në 300% mbi çmimin e tregut.

•  Asgjë, nuk ndodhë rastësisht, sikurse  nuk është e rastësishme as  kriza energjetike e shkatuar nga problemi “shpronsim”. Kriza e krijuar energjetike, po rrezikon jo vetëm 5.000 familjet e të punësuarve në KEK, të cilët stoikisht po qendrojnë në mbrojtje të këtij gjignati shprese dhe mrekullie që vret,  por megjithate seriozisht po kërcenohet prespektiva, siguria dhe paqja sociale. Nën moton “u mbars miu, polli malli”, zyrtarë e zëdhënës të Qeverisë, KEK‒ut dhe ‘tygjarëve” të energjisë, duke u përpjekur të na bindin se banorët e Hadës janë fajtorët e krizës energjetike, na kanë garantuar terrin, ata po e kthejnë vendin në vartësinë të plotë energjetike, e cila në kontekstin strategjik të sigurisë mund të quhet ripushtim dhe a ka rrufe më të madhe se kjo rrufe e krijuar nga i ashtuqujturi njeri?

Lexo të tjera