13:22 / E enjte, 31 Gusht 2017

Edhe unë jam veteran

Edhe unë jam veteran

Shkruan: Endrit BINAKAJ

Po t’ia hedhësh një shikim fjalorit shqip- shqip, termi veteran ka këtë kuptim: luftëtar i vjetër e me përvojë, atdhetar i vjetër, pjesëmarrës në shumë luftime e beteja kundër armikut, apo edhe njeri që ka punuar për shumë kohë në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore, punonjës i vjetër e me merita të mëdha në një fushë të caktuar. Pra, termi veteran ka edhe kuptim jo militar, ta zëmë veteran i një profili të caktuar shoqëror; veteran i arsimit, sportit, kulturës e artit, që asnjëra nga këto kategori nuk janë target i trajtimit në këtë shkrim.

Kohëve të fundit kemi dëgjuar e vazhdojmë ta hasim jo vetëm nëpër kafenetë e qytetit por edhe në  qarqet më të gjëra shoqërore se: “Edhe unë jam veteran”, “ U bëra edhe unë veteran”, “edhe ai”“edhe ky.”., këto fraza nuk dëgjohen fare nga veteranët e vërtetë që kanë dhënë kontributin e tyre për çlirimin e vendit, por nga njerëz që për luftën kanë dëgjuar përmes mjeteve të informimit ose që ishin jashtë vendit gjatë luftës së lavdishme, apo thjesht kanë qenë diku të strukur në malet e vendit dhe më ardhjen e mundësisë së parë kanë braktisur atë.

Në cilin vend të botës do ishte e drejtë që sot statusin e veteranit ta gëzoj një individ qëka qenë vetëm në margjinat e luftës, apo në rastin më të rëndë s’ka qenë fare këndej pari gjatëperiudhës së luftës çlirimtare të viteve 1997-1999, e tash, soji i tij të shet moral e trimëri, para dikujt që ka dhënë gjymtyrët e trupit për këtë vend, vërtetë e turpshme.

A baras vlerësohet certifikata e dëshmorit të vërtetë që është rënë në betejë duke bartur uniformën e UÇK-së më dikë që e ka kapur plumbi rastësisht (respekt e lavdi për të gjithë të vrarit nga forcat serbe, por këta do të duheshin të futeshin në një kategori të veçantë të viktimave civile, e jo familjarët apo dikush tjetër të bënin këso falsiteti veç për përfitime materiale). Mjerisht, vlerat sublime të luftës po degradohen dita- ditës, vetëm shkoni pyesni se si ndihem familjarët e dëshmorëve që përpos trajtimit jodinjitoz nga shoqëria ata përballen edhe më problemet për mbijetesë.

Këto dy vitet e  fundit  kisha rastin t’i takoja shumë baballarë të dëshmorëve dhe martirëve të kombit. A nuk është mëkat që gjakun e dëshmorit, martirit, invalidit apo edhe viktimës së luftës  ta barasvlerësojmë më disa që luftën e kanë parë vetëm përmes ekranit. Kur them ekuivalent apo barasvlerësim, e them zhvatjen e kësaj kategorie nga disa matrapazë që nuk janë në numër simbolik por janë një pjesë dërmuese  (më shumë së 20 mijë), e që qëllim kryesor kanë përfitimin moral më së shumti  financiar. Vetëm në këtë mënyrë mund ta bëjnë garën këta “veteranë” ngase luftëtarët, dëshmorët e veteranët e vërtetë historia do ua jap piedestalin aty ku edhe kanë vendin, përgjithmonë.

Edhe unë jam veteran, por asi soj veterani që ndoshta pa fajin tim u bëra i këtillë, ngase kështu më erdhi mundësia, aplikova nuk u bëra, e mëankesën pa ndonjë dëshmi shtesë më futën në listë në pako më shumë tjerë, madje sot unë gëzoj të njëjtin status me veteranët e vërtetë.

Ky manipulim masiv me kategorinë e veteranëve nuk është krejt i rastësishëm, madje zhvlerësuesit e mundit të tyre për luftën e fundit e kanë vet komandantët e UÇK-së., e pranuan vullnetarisht me vetëdije këtë degradim vetëm për përfitime politike. Madje kemi dëgjuar shumë komandantë të thonë se ka lëshime duke e arsyetuar gjendjen e rëndë ekonomike, dakord, por kjo nuk është kategori apo ligj që rregullon ndihmat sociale por është ligj për njerëzit meritorë që kanë dhënë jetën, gjymtyrën e mundin e tyre për lirinë e vendit.

Edhe unë jam veteran, edhe pse nga ky muaj s’ka buxhet më mjafton certifikata në mur si “dëshmi” se edhe unë morra pjesë diku në një “betejë” fiktive  pa qenë fare aty, mbase këtë narracion të shtrembëruar do ua rrëfej pasardhëseve, mbase do e marrin si të vërtetë.

Edhe unë jam soji i veteranit që më apo fajin tim aplikova e më apo fajin e hierarkisë ushtarake të kohës u pajisa më këtë status tashmë të “privilegjuar” të shoqërisë.

Unë jam ai lakmitarë që përfaqësoj më shumë së 20 mijë tjerë e që harxhoi kot buxhetin e varfër të Kosovës, me apo fajin tim duke lënë tashmë pa të ardhura ata veteranë të vërtetë që dikur kishin luftuar njëmend për çlirimin e vendit. Unë jam ai!

Mjerim!

Lexo të tjera