15:51 / E enjte, 29 Qershor 2017

Ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi që shpie në Terrorizëm në Evropën Liberale

Ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi që shpie në Terrorizëm në Evropën Liberale

- Kërcënimet potenciale për shtetet e BE-së?

- Veprimet e marra deri më tani dhe që duhet në të ardhmen ti marrin shtetet e BE-së, në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit?

- Besimi Islam a identifikohet me elemente ekstremiste dhe radikaliste në shtetet e BE-së?

- Si të luftohet ekstremizmi dhe radikalizmi “ On line” dhe pse ISIS-i ka pas sukses përmes rrjeteve sociale?

Duke ju referuar sistemit politik liberal që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian e kanë në fushën e lëvizjes së lire te njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, kohën e fundit këto shtete janë vërshuar nga migrimi i banorëve të shteteve të Afrikës dhe në veçanti nga lindja e mesme, qoftë për të siguruar një pozitë më të mirë të mirëqenies sociale  qoftë edhe  si pasoj e luftërave që tash e disa vite janë duke ndodhur.

Edhe përkundër faktit se ky migrim është bërë pa vullnetin dhe dëshirën e shteteve të BE-s si dhe në kundërshtim me politikat e migrimit (përjashtimisht disa rasteve që janë bërë për qëllime humanitare), ky migrim është bërë burim i ekstremizmit dhe radikalizmit që në disa raste janë manifestuar me  akte terroriste.

Me që përbërja e popullsisë së migruar në shumicë janë të komunitetit myslimane, kjo ka krijuar shqetësime tek popullsia vendase sepse kjo popullata nuk është duke u integruar në kulturën dhe shoqërinë e shteteve të BE-s, duke ruajtur fenë, traditat dhe zakonet e tyre dhe kjo me pas po krijon ndasi dhe jo humanizëm, prandaj kjo dukuri po bëhet shqetësuese gjithnjë e më shumë.

Profesori i mirënjohur Tariq Ramadani në studimin e tij lidhur me migrim e popullsisë myslimane në shtetet e BE-së ka potencuar se: Rritja e numrit të përgjithshëm të popullsisë myslimane me tipare ekstremiste kryesisht në Evropë dhe veçanërisht  në Francë, krijon vështirësi kulturore dhe integruese. Shumica e këtyre myslimanëve nuk janë integruar me shoqërinë Evropiane dhe ajo që po lulëzon është krimi i natyrave te ndryshme.  Myslimanizmi mund të shërbej si instrument harmonizimi kulturor në Evropë vetëm nëse luftohet ekstremizmi dhe radikalizmi i cili nuk përfaqëson islamin e vërtet”.

Nëse i referohemi disa veprimeve/ akteve terroriste të fundit në disa shtete Evropiane ku një numër i madh i personave kanë humbur jetën e shumë të tjerë janë lënduar, duke përjetuar tmerrin, vetëm sa i përforcon edhe më tepër argumentet të cilat profesor Ramadani i ka potencuar.

Kërcënimi potencial- i mundshëm i jashtëm i sigurisë ndaj shteteve të BE-s në këtë kohë?

Nga koha e shpërbërjes së ish BRSS-s, shtetet e Bashkimit Evropian nuk e kanë breng cenimin e sigurisë së kufijve, por kërcënim potencial i mundshëm për BE-së mund të konsiderohen si në vijim:

➢ Migrimi i popullsisë nga shtetet e Magrebit* dhe Lindjes se afërt;

➢ Vjetërsia e popullsisë së shteteve te BE-së (plakja e popullatës);

➢ Ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi që shpie ne Terrorizëm dhe

➢ Kthimi i luftareve të huaj (Xhihadistve) në shtetet e BE-s (origjinës) që kanë marrë pjesë në vatra të luftërave në  shtetet e lindjes së afërt!

Mos gatishmëria e integrimit  të brendshëm në disa shtete te BE-se  në bazë të disa komponentëve kulturore te popullsive të ndryshme, dhe në këtë rast  të emigrantëve minoritar, veçanërisht atyre nga vendet myslimane në një komunitet të vetëm si qytetar të përbashkët të rendit demokratik dhe pluraliste, krijon kundërthënie në qëndrueshmërinë kulturore të vendeve anëtarë në BE.

Qëndrimi radikal i emigrantëve mysliman shpeshherë shoqërohet me veprime dhe akte kriminale të cilat më pas e tensionojnë  stabilitetin edhe ashtu fragjil që mbretëron në fushën e sigurisë në shtetet Evropiane.  Vendet e BE-se edhe pse në mënyrë konsistente  janë përpjekur të koordinojnë veprimtarinë e tyre për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm,  duke u fokusuar në politikat sociale prap se prap për këto vende mbetet shqetësim siguria nacionale nga dukurit kriminale/ ekstremizmi i dhunshëm, krimi i organizuar, shpëlarja e parasë dhe financimi i terrorizmit.

Shtetet e Magrebit*- Marok, Algjeria, Tunizia dhe Libia

Cilat janë masat konkrete shtetet e Bashkimi Evropian po i ndërmarrin në përballimin e fluksit të emigrantëve dhe në këtë drejtim edhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm?

 Duke analizuar çështjen e migrimit të madh që shtetet e Evropës janë duke u vërshuar, në takimin e përbashkët të shteteve të BE-se, është arritur pajtimi që të rishikohen kriteret e azilkërkuesve.  Ne takimin e Dublinit (1997) është arritur pajtimi që të përforcohen kriteret e pranimit për azilkërkues  si dhe te rishikohen dhe te ndryshohen politikat për  riedukimin e emigrantëve. Migrimi i madh i popullatës nga luftërat në Siri ka rritur vigjilencën për disa shtete të Evropës ndaj një fenomeni të tillë, pavarësisht dozës së madhe të skepticizmit të disa vendeve anëtare dhe refuzimit në marrjen përsipër të detyrimeve dhe përgjegjësive si dhe KRIJIMIN E raporteve me fenë  islame  në shtete të BE-së. Situata e krijuar në terren pas migrimit të madh të popullatës në fjalë ka shtyrë që edhe Departamenti Amerikan të prononcohet për vështirësitë në të cilat shtetet e Bashkimit Evropian janë duke kaluar.

Evropa duhet të ndërmerr veprime që fatin e popullsisë së saj të merr në duar të saja para se situata e sigurisë të përkeqësohet.

Ndër veprimet që në këtë fazë shtetet e BE-së duhet të fokusohen janë nga sigurimi i vendstrehimit të tyre, ri-edukimit , ri-integrimit dhe ri-socializimit te tyre duke u ambientuar me kulturën Evropiane e deri te ndihmat tjerat të karakterit ekonomiko-social.

A mund të identifikohet se besimi Islam në Evropë ka elemente ekstremiste dhe  terroriste?

Shumica e shteteve të Bashkimit  Evropian nuk paragjykojnë apriori  ndaj elementit fetar (rasti i fundit në Britani të Madhe, në Londër kur komuniteti mysliman është solidarizuar dhe ka ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje pas rastit të zjarrit në ndërtesën shumë katesh), mirëpo nga rastet e fundit terroriste në disa shtete te Evropës  përdorimi i simbolikave fetare nga ana e ekstremistëve  mysliman me qëllim luftimin e perëndimit dhe vlerave demokratike  është një metodë  negative, te cilën duhet së bashku shtetet e BE-s ta parandalojnë dhe luftojnë. 

Komuniteti mysliman  në Evropë padyshim se është në  numër të madh dhe  përbëjnë një shtyllë të rëndësishme si në aspektin ekonomik njashtu edhe kulturor dhe social.  Ardhja nga lindja e mesme e popullatës myslimane qe me veti kanë bart edhe elementet  ekstremiste nga individ/grupe me probleme të ndryshme si dhe  me urrejtje patologjike ndaj vlerave të mirëfillta  perëndimore, në të vërtet nuk kanë fare  lidhje me Islamin e vërtetë, sepse Islami i vërtet konsiderohet kultivues dhe  mbjellës i paqes dhe harmonisë, si në familje njashtu edhe shoqëri. Feja në këtë kontekst duhet të shërbej si instrument i bashkimit në mes popujve me tradita dhe  zakone të ndryshme, si element mirëkuptimi, integrimi dhe harmonizimi e jo element i ndarjes përçarjes dhe urrejtjes  në mes te popullsisë .

Këto tipare që feja Islame i posedon pikërisht  e rrisin rëndësinë e fesë  në një sistem ndërkombëtar që realisht konsiderohet si i trazuar dhe ku stereotipat janë të pranishme. Të mos harrojmë edhe nga e kaluara se besimtarët mysliman dhe katolik kanë jetuar dhe do të bashkëjetojnë edhe në shtetet perëndimore. Evropa e palëkundur i përkrah proceset demokratike dhe  liberalizmin dhe se  lufta e përbashkët në sfondin e modernizmit është parandalimi dhe luftimi i ekstremizmit të dhunshëm që shpie ne radikalizëm si dhe luftimi i terrorizmit me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion.

Ish-president i Komisionit Evropian z. Romano Prodi pat thënë citoj: BE-ja duhet të marrë përsipër përgjegjësi të reja. Dhe këto përgjegjësi te reja bëjnë thirrje për intensifikimin e procesit të integrimit. dhe   “duhet të ngremë zërin dhe punojmë për të ardhmen e Evropës”. Vetëm përmes procesit të bashkëpunimit, koordinimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve, BE-ja demokratike dhe liberale mund t’i bëjë ballë ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit si dhe të qëndroj karshi krizave  në aspektin ekonomik, social brenda Evropës por edhe më gjerë.

Shtetet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë duhet që të orientohen më tepër në parandalimin e ‘’luftës’’ mediale që përfaqësuesit/ përkrahësit e ISIS-it janë duke u orientuar në kohën e fundit me të madhe.

Si të luftohet ekstremizmi dhe radikalizmi qe shpie ne terrorizëm “on line” ose pse ISIS-i është duke fituar luftën përmes rrjeteve sociale ‘’ on line’’?

Përmes TËITER-it dhe rrjeteve sociale tjera mbështetësit e idealeve ekstremiste dhe radikale  të individëve/ grupeve ekstremiste  janë  duke dërguar porosi në tërë botën duke ndërtuar strategjeti dhe platforma të forta përmes të cilave po ndikojnë tek popullata e në veçanti tek rinia në “shpëlarje te trurit” të rinisë duke i indoktrinuar me platforma përmes promovimit te Xhihadizmit dhe rëndësisë që të luftohen të pafetë. Kohë më parë  në rrjete sociale  ISIS-i ka lancuar platformën ‘’ edhe unë jam Xhihadistë’’ e cila ka pas jehonë të gjerë te popullata dhe më pas shumë individ/ grupe u janë bashkuar forcave terroriste te ISIS-it, jo vetëm në Siri por edhe tek celulat e shpërndara nëpër shtete te Evropës, me theks te veçantë në Francë, Belgjik, Gjermani dhe Britani të Madhe, fatkeqësisht edhe në shtetin tonë.

Mr. Fahredin Verbovci,

Phd kandidat

Ekstremizmi, Evropa Liberale

Lexo të tjera