14:45 / E diel, 16 Prill 2017

Fake news, "made in Kosova"!

Fake news, "made in Kosova"!

1.Në një shoqëri që është në proces të (vetë)kërkimit të identitetit të vetë të natyrshëm social, kulturor, politik, ekonomik, etj. siç është kjo e jona, është e kuptueshme që të ketë ad hoc; pranime, refuzime, ballafaqime, përjashtime, e kontestime të vlerave tona e të huaja, të cilat do thoja, thellësisht e cënojnë terezinë identitare të shqiptarëve të Kosovës dhe atyre në Shqipëri. 

2.Në një hulumtim empirik të sponsorizuar nga ndërkombëtarët, kam parë për së afërmi se trendi i rikthimit të të rinjve kosovar kah identiteti ynê shekullor, është tejet evident dhe shumë i "prekshëm" me briskun e mprehur sociologjik!

3.Ndërkaq, paragjykimet dhe stereotipet e disa; gazetareve dhe medieve mercenare, s'bashku me disa matrapaz vendas – kujtoj që do mbesin vetëm kalimtare, dhe një kujtim i hidhur për; joprofesionalizmin dhe papërgjegjësinë sociologjike!
Ose, si do shtonim sot; një fake news!


Lexo të tjera