15:13 / E enjte, 23 Shkurt 2017

​Fytyra të reja për zgjedhjet lokale

​Fytyra të reja për zgjedhjet lokale

Shkruan: Shemsi Jashari

Jetojmë ne një shoqëri ku problemet s’kan të sosur. Një pjesë e mirë e se ardhmes sonë padyshim që varet nga vet ne të rinjët .Ne duke u angazhuar aktivisht duhet medeomos të tregojmë se jemi një pjesë e rëndesishme vendimmarrëse për fatin e vendit,e kjo mundë të bëhët në disa drejtme, siç është votimi pa hatër e pa inat dhe kërkesa për llogaridhënie ndaj të zgjedhurve tanë për të na shërbyer Me afrimin e kohës së zgjedhjeve çdo ditë e më shumë flitet për politikë, për programe, bëhën premtime pafund, bëhët demagogji e pamasë e ajo që mbetet në fund, të paktën gjër më sot, për ne të rinjët është asgjë. Askush nuk merr përgjegjësi për deshtimet dhe nivelin e korrupsionit në vend.

Më shumë se cilido individ tjetër në shoqëri, jemi ne të rinjët që duhet të merremi me politikën dhe politikanët, pasi çdo ditë ajo dhe ata merren me fatin tonë, me djersën e prindërve tanë dhe gjakun e dëshmorëve tanë. Ata kanë në dorë fatin tonë në njëfar mënyre, por për fatë të keq, rinia jonë nuk e kupton sa duhet këtë ose, të paktën kështu sillet.

Të rinjët në përëndim mundë të mos merren me politiken por ata kanë shtete stabile dhe llogaridhënës para ligjit dhe qytetarëve. Përderisa tek në është e kundërta vet janë ligji dhe vetë gjyqi?! Në vendin tonë ishte kjo rini me ëndrra, me deshirë për liri, me zjarrin e denjë për një Kosovë si gjithë Europa e cila dy dekada më parë arriti ta thyente një diktaturë, një okupatorë që bënte gjenocid e që ishte Serbia.

Ishin ata të rinjë e të reja me ide vizion të ri që u morën me luften, politikën dhe politikanët e kohës duke sjellë, lirinë e demokrcinë që sotë e jetojmë ,por s’po dimë ta ruajmë dhe errezikojmë çdo ditë e më shumë ta humbim. Politika është një alternativë që na parashtrohet, është një rrugë që na propozohet e që lidhet me fatet e tona, me menyrën se si neve do të na udhëheqin e çështë më kryesorja, drejt çfarë rruge na udhëheqin.

 Rruga që ne zgjedhin është vullnet i joni, Kjo varet nga vullenti jone i thenë me vote ditën e zgjedhjeve. Kemi parë që sa here janë dhënë premtime as minimum i tyre nuk jan mbajtur. I kuptoj ata që s’dine e s’duan më shumë, por s’kuptoj pse ne nuk kërkojmë llogari nga të zgjdhurit tanë me çdo mjet të lejueshëm demokratik. Kërkim llogaridhënie bënë një shoqëri e emancipuar dhe vizionare, një shqëri që e donë vendin dhe është i gatshëm për vendin, Ku jemi ne në këtë aspekt ? Nëse merresh me politikën sdo të thotë se je politikan.

Ti, që studion por nuk gjenë punë, je i ri ose e re dhe ke votë për të dhënë, vota juaj keqpërdoret nga të tjeret që i kemi provuar deri më tani, pse e lejon këtë ? Ti që je i ri ose e re, ke ëndrra por që të janë vrarë po nga këta politikan që i kemi dhënë besimin deri më tani edhe nëse nuk merresh me politikë, politika do të merret me ty vazhdimisht, perderisa qendrojmë indiferent ndaj kësaj çfar po ndodhë.

Pas gjithë këtyre vitesh riciklimi të njerzve të njejt nga partit politike ka ardhur koha të shkojnë vet osi ti dergojmë në pension një gjeneratë te vjetër te politikanëve që kanë dështuar të bëjnë këtë vend me të mirë. Është koha e të rinjëve me vizon të ri dhe me ide të reja.  Është koha për kandidat të pavarur dhe pa hipoteka nga krimi.

Behu aktiv merre fatin në duart tua.

Shemsi Jashari  Drejtor Ekzekutiv  Demokracia Fillon Këtu

Lexo të tjera