19:46 / E enjte, 27 Korrik 2017

Haradinaj - Kryeministër i mbështetur në vlerat e lirisë dhe shtetndërimit

Haradinaj - Kryeministër i mbështetur në vlerat e lirisë dhe shtetndërimit

Ramush Haradinaj dhe AAK në zgjedhjet e parakohëshme të 11 qerrshorit përbënin kryelajmin epapritur të një koalicionin me PDK-në, por satisfaksioni ishte që në krye të tij ishte i nominuar për Kreyministër një ish kryeministër që e la në nisje detyrën duke e sfiduar vehtën për ta nderuar Kosovën. Njeriu më me peshë dhe personaliteti më i lartëi vlerave të pakapërsyeshme për lirinë dhe shtetformimin e Kosovës. Duke qenë figura më sublime kombëtare,i cili përfaqëson vlerat e lirisë dhe të shtetndërtimit do ta meritonte mbështetjen unike të votës shqiptare në legjislativin për formimin e qeverisë së re, pikërisht për këto dhe shumë atribute të këtij burrështetasi, emri dhe vepra e të cilit tejkalon çdo individ, çdo subjekt politik, përfshi konceptet ndryshe, apo nevrikosjet e momentit. Është koha për vetëdije shtetrore mbipartiake për z. Ramush Haradinaj. Një qasje e shkrutër përshkruese se si erdhi që AAK të strukturohej dhe z, Haradinaj të organizonte partinë e tij nga Kuvendi i IV zdhedhor e deri te dita për tu bërë Kryeministër.

Shkruan; Bahri  M. Gashi

AAK e themeluar mbi vlerat e lirisë, qytetarisë, shtetndërtimit dhe zhvillimit ekonomik, duke qenë kosistent në këto parime, nisur nga zhvillimet e brendshme strukturore nëpër të cilën kishte kaluare dalë nga Kuvendi i VI zgjedhor, në skenën politike  të Kosovës kishte dalë shumë e fuqishme si strukturë organizative, njëherit me reformat e bëra, ndër më të thellat nga të gjitha subjektet që iu nënshtruan zgjedhjeve të brendshme ndërpartiake, duke i orfruar spektrit politik dhe shoqërisë sonë një seriozitet dhe garanci për marrje të përgjegjësive politike e qeverisëse.

-          Reformae AAK –së,

Ishte dhe mbeti kryefjala politike, programore dhe teknike e zotimit dhe zbatimit nga z. Haradinaj nga ku ndryshimimet strukturore filluan që nga fillimi i shpalljes të zgjedhjeve të brendshme të AAK –së.  Strukturimi nga baza e nëndegëve , degëve, dhe të gjiha organeve në të gjitha nivelet e partisë, duke reformuar dhe krijuar energji të reja me kuadro etiko-profesionale dhe personalitete të çmuara të shoqërisë sonë.

-          Këndvështrimi strukturor,

Kuvendi i VI-t i AAK-së e kishtedëshmuar një garë tëlirë, tëfortë, demokratike dhe trasparentemidis kandidatëve për Këshillin Drejtues  si organi më i lartë në mes të dy kuvendeve zgjedhore. Konstituimi i Këshillit Drejtues rezultoi me një sërë risish, si në aspektin kualitativ, gjinorë, rinorë, intelektual, karakterit gjithpërfshirës të të deleguarve nga degët, performanca e një imazhi të ri etj. Statistikat flasin për një rifreskim përmbajtësor të të zgjedhurve në krye të degëve,organet brenda degëve, anëtarë në Këshillin Drejtues dhe Kryesinë, janë pasqyrimi real i një Alenace  krejtësisht ndryshe, e mbushur me energji të reja, kuadro të profilizuar dhe të dëshmuar për të mirën e Kosovës.

Zgjedhjet e brendshme në AAK determinuan frymë të re, ardhje në shprehje të kualiteteve të reja, të përgaditur për sfida të shtetndërtimit dhe menagjimit patriotik të shtetit.

-          Rregullimi i brendshëm,

I dalë nga zgjedhjet kishte treguar seriozitetin e brendshëm partiak, duke krijuar organe të reja funksionale, me veqori specifike, apskete kadrovike të pozitave të sekretarëve (organiozativ dhe ekzekutiv)me një performancë të re menagjimi brenda partiak, ndarje të qartësuar të roleve dhe përgjegjësive statutare,  strukturore, dinamizim dhe shtrirje të plotësimit të nevojave për rritje dhe zhvillim të mëtejm të AAK –së. Ardhjet e kualiteteve të reja, me përvoja jetësore të respektuara në shoqëri, dëshmuan  se Aleanca po përgaditet për sifdë serioze, rikonsolidimin e brendshëm në të gjitha nivelet e organizimit dhe natyrshëm përgaditjen për marrjen e pushtetit.

 

-          Demkoracia e brendshme,

Shumë kush ka menduar që AAK ka udhëheqje të centralizuar, madje të diktatit nga lartë dhe të logjikës së urdhërave paraprak, pavarësisht se shumë zyrtarë të saj, përfshi edhe liderin z. Haradinaj, vijnë nga një e kaluar e ndritshme e luftës së UÇK –së.

Koncepti i ushtrimit të funksioneve demokratike dhe përgjegjësive brenda AAK –së bëhet përmes shkallës së vetangazhmit, iniciativës dhe shtrirjes, debatit, lirisë së plotë të shprehjes së ideve programore, krahasimeve të subjekteve simotra rajonale dhe më gjerë, politikave sipas nevojave programore dhe avancimit të tyre, dhe vlera që peshon së konsideruari është krijimi i hapsirave, përkatësisht ushtrimit demokratik të koncepteve të reja kreativeqë burijnë nga forumet e brenshme të AAK –së dhe rrespektimi i vlerësimeve periodike që iu bëhen subjekteve politike nga jashtë.

-          Transparenca

Alenanca si subjekt politik iorganizuar  me strukturëvertikale dhe horizontale, tanimë ka të krijuar të gjitha mekanizmat e domosdoshëm për transparencë dhe llogaridhënje. Këto elemente të rëndësishme në partinë dhe për vet shoqërinë manifestohen në dy drejtime:

E para i referohet karakterit të brendshëm dhe shkallëve të përgjegjësisë sipas peshës së pozitës dhe vendimmarrjes. Të gjitha organet e brendshme kanë teguar një seriozitet të nevojshëm për të shprehur gadishmërinë dhe ngritjen e vetëdijes për të qenë llogaridhënës, të drejtëpërdrejtë dhe transparent me proceset e përdistshme të organizmit të alenances.

Së dyti, personalitetet e AAK –së i kushtojnë një vëmendje të theksuar edhe çështjes së transparencës me publikun dhe institucionet e tjera në përgjithësi. Komunikimi me publikun përmes mediave të shkruara dhe atyre elektronike konsiderohet pritoritet dhe pergjegjësi e trasparencës së zyrtarëve të lartë të AAK –së.Në argumentimin e  problematikave, çdo herë përpara se tiu dejtohen mediave dhe opinionit publik, shtrohet një debat i brendshëm, në nivel departamentesh, ekspertësh, konsulencash paraprake dhe nxirren konkluzionet.

Njësërë departamentesh brenda AAK –së funksionojnë në baza të orarit të rregullt ditor, duke përcjellë, monitoruar dhe vlerësuar të gjitha çështjet politike qëndërlidhen me shtetndërtimin e Kosovës. Këto departamente, qofshin ato edhe si“ministri nën hije” punojnë jashtëzakosnisht shumë, të përkushtuar për të krijuar dokumente profesionale politke sipas fushave specifike që kualifikohen nga organet e larta të partisë dhe grupet e ekspertëve si të dhëna të rëndësisë së veqant për krijimin e strategjive politike e programore për AAK-në.

-          Konsistenca dhe Funksionaliteti

Alenanca si shtëpi politike serioze institucionaliste e konceptuar si subjekt i krahur të djathtë qender, që ekskluzuvisht i dedikohet vlerave të lirisë, qytetarisë dhe shtetndërtimit,  subjekt i shumë personaliteteve që u zhvulluan dhe krijuan karierë politike, pastaj shkuan ose qëndruan, si dhe i një organizmimi më shumë se një dekadë në përpjektet për shtetkrijim dhe shtetndërtim, tregon për peshën poltike të AAK - së,  konsistencën dhefunksionalitetin e saj politik dhe publik, njëherit për rëndësinë që ajo ka për proceset politike tëKosovës.

Funksionimi i AAK –së ndërlidhet me seriozitetin nga lideri i saj, pasuesit politik të cilët pandashëm edhe përkundër pengesave që u shfaqen ndërvite me pengimin e kryerjes së ushtrimit të detyrave  dhe përgjegjësive të kryetarit Haradinaj, përshkak të ballafaqimit me drejtësinë ndërkombëtare dhe të triumfit të tij dhe Kosovës, funksionimi ka mebetë konsistent dhe vazhdimisht në rritje. Sot AAK – ja po shëndrriohet në një nga subjektet më serioze politike, kjo vie falë përkushtimit nga lideri i saj e deri tek anëtari i thejshtë, i cilësdo nëndegë, urbane apo rurale duke marrë besim real për rritjen dhe masovizimin e AAK –së.

-          Imazhi i ri

Pas zgjedhjeve të reja të Kuvendit të VII brendazgjedhor, njëherit i organizuar në mënyrë më demokratike, nga vlerësime moniroruese të jashtme, i cilësuarsi më i miri nga të gjitha subjektet tjera që zhvilluan zgjedhjet e brendshme dhe që ishin subjekt i meduiave për manipulim dhe diktat, AAK – ka dalë shumë e rregulltë në gjithë këtë proces zgjedhor.Ardhjet e reja, strukturimi kadrovik, aspekti gjinor i përfaqësimit, kosnsolidimi i brendshëm, procesi ipërgjiothshëm i mbarvajtjes së këtyre zgjedhjeve, maksimalisht ka shënuar rritje dhe masovizim nëpërfaqësim dhe kualitetete të tjera që e krijiojnë imazhin e ri të AAK –së.

Imazhi i rii AAK –së është real dhe konsistent. Aleanca sot ka krijuar  profilin e vet dhe po e zhvillon vazhdimisht, duke konkretizuar hapat e mëtejmë drejt vazhdimit të fuqizimit publik dhe atij politik në vend. Fytyra e re e AAK –së është prespektiva e Kosovës, e shpresës së madhe, përfshi ardhjet gjithnjë të reja të fytyrave publike e publicistike, që përbëjnë garancë për AAK–në dhe refkeltim për jetë më të mirë për qytetarët, çoftë në apsketin socio-ekonomik, zbatimit të ligjit dhe prespektivën e qartë euroatlantike.

-          AAK dhe Zgjedhjet e Parakohëshme të 11 qerrshorit

Siq dihet AAK në momentet e fundit kishte bërë vlerësime kritike pas situatës së krijuar me koalicionet parazgjedhore të subjekteve politike, edhe AAK kishte ndërrmarrë një vendim për tu bërë bashkë në një kualicion të gjerë me PDK - AAK - NISMA për Kosovën.

Në këtë përbërje z. Ramush Haradinaj do të nomonohet për Kryeministër dhe në rezultatet e përfundimtare ku koalicion kulaufikohet me rezultat nominal dhe formal, ipari dhe me të drejt kushtetuese të formon qeverinë e re rë Republikës së Kosovës.

Duhet ditur se AAK i’u kishte dhënë përparësi të gjitha variantëve të mëparshme opozitare që të krijohej një opsion politik i fuqishëm për të marrë pushtetin. Lideri i AAK –s z. Haradinaj kishte dhënë prova të vetmohimit për t’iu dhënë të tjerëve mundësinë e ndryshimeve ne vend, çoftë me LDK –në në kohën e VLAN-it e, duke qenë konsistent në marrëveshje, e poashtu edhe me VV-n mëpas, por quditërisht, e para në momentet e fundit kishte ndryshuar  bindjet dhe parimet politike dhe tjetra asnjëherë nuk e qartësoi mendimin e vet ndaj propozimit të AAK –së.

Duke qenë nërrethana të reja politike, nënjë situatë kur gjendja në kthim mbrapa nuk ishte më opsion për AAK –në si subjekt parlamentar opoziar dhe për z, Haradianj, koalicioni me PDK –në ishte bërë domosdoshmëri.

Sot ndodhemi përpra seancës së thirrur të tre gushtit dhe konstituimit të organeve të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit. Situata paraqitet me mendime dhe vlerësime kundërthënëse. Për mëtej se aspektet teknike e procedurale, Kuvendi i ri dhe qeveria e re duhet deomos të formohen dhe Kosova të rinisë bërjën e saj.

I nomuniari i PAN -it për Kryeministër z. Ramush Haradinaj, një njeri i vlerave sublime për Kosovën, i pranuar nga të gjithë deputetët e zgjedhur individualisht, madje edhe në të gjitha bashkëpunimet e më paarshme ishte i nominuar për Kryeministër, disa e thonë hapur e disa po presin ta thonë në ditën e votimit, qëpërkundër vështirësive të tanishme partiake që kanë me PDK –në, për z. Ramush Haradinaj, njëherit figura më sublime kombëtare, që përfaqëson vlerat e lirisë dhe tështetndërtimit do ta meritonte mbështetjen unike  të votës shqiptare në legjislativin për formimin e qeverisë së re. Pikërisht për këto dhe shumë atribute të këtij burrështetasi që nuk u potencuan më sipër, emri dhe vepra e të cilit tejkalon çdo individ, çdo subjekt politik, përfshi konceptet ndryshe, apo nevrikosjet e momentit brenda nesh.Është koha për vetëdije shtetrore mbipartiake për z. Ramush Haradinaj.

 

 

Autori, është anëtar i Kryesisë së AAK –së dhe zv.udhëheqës i Departamentit për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë.

Lexo të tjera