17:57 / E diel, 08 Tetor 2017

Jo me militantizëm politik, por nga të ja mbajmë se!?

Jo me militantizëm politik, por nga të ja mbajmë se!?

Autor: Ramadan Halimi

Njerëz me ndërgjegje të pastër dhe të pa inkriminuar në proceset politike dhe shtetëndërtuese. Të vetëdijshëm për situatën rreth tyre hiq të pakëndshme dhe shumë sfilitëse, prap të ndershëm dhe besnik ndaj vendit dhe "partisë" me "partiakët" e tyre në krye. Ata u besojnë atyre sepse vetë janë besnik. Mashtrohen nga partiakët e tyre sepse prap besojnë, nuk dinë për mashtrimin. Shpesh edhe tradhëtohen sepse nuk janë tradhëtar, nuk ja kanë fare idenë nga tradhëtia. Kush janë ata!? Pupulli, shtresa më e pastër dhe e ndërgjegjshme, në fshat dhe qytet gjithmonë bujar dhe të dëlirë. Por a kanë dijeni ata se çfarë ndodh në prapaskenë!?

Lojëra politike të natyrave ndër më të ndryshmet. Pazarllëqe nga më të ligat dhe shumë perfide nga një grup i ngushtë profitantësh, tashme të kamur në pasuri të fituar në mënyrat më pandershme në kurriz të njerëzve të ndershëm të cilet me apo pavetëdije kontribuojnë në rritjen e tyre. Por nuk kanë faj sepse janë bërë imun më këtë sëmundje kronike. Por a thua, ka sherim nga kjo!?
Shumë i bindur në gjeneratat e reja të cilët gjithnjë e me shumë po e kuptojnë rëndësinë e të qënit i pavarur në ideologjitë e tyre politike duke ju shmangur ideologjizmave të vjetëruara,  ngulitura në mendjen dhe shpirtin e masës së gjerë polullore. Populli po ngritet nga gjumi i dhunuar politik, duke denuar ata dhunues që padyshim u dēshmua në zgjedhjet e fundit parlamentare ku shumë "demagog politik" pësuan një debakët politik duke marr një mësim të mirë së tashmë ju ka kalu koha e tyre, madje shumë prej tyre u menjanuan të turpëruar  nga politika. Votuesi tashme po emancipohet dhe i'u tregoi vendin e merituar. Por a dubet bërë më shumë!?
Siç po duket procesi ka fillua dhe niveli i  standardit të vetëdijësimit është në ngritje. Edhe pse shumë i kufizuar në përzgjedhjen e të preferuarve të tyre politik (pasi që shumë pak partitë politike shpalosin programet e tyre parazgjedhore, disa nuk kanë fare programe), kjo e vë në lajthitje votuesin në marrjen e vendimit për të zgjedhur. Tendenca është që të ngritet niveli i të menduarit të elektoratit votues klasik. Le ta ndryshojmë kahjen vendimmarrëse, nuk ka më vota "për hirë të...apo për hatër të", por për programe dhe dëshmi të suksesit të individëve konkurues.
Fushata zgjedhore tashmë ka fillua me një johonë dhe popmozitet të jashtëzakonshëm ku secili politikan dhe kandidat trumbetonë zëshëm duke ngritur vetëveten dhe partinë e  vetë aq lart dhe duke e profetizuar si një faktor mitik madje edhe si shpetimtar të këtij vendi (në disa raste duke pëdorur një gjuhë të ulët dhe shumë banale komunikuese të eskaluar deri në konflikt fizik), kur dihen të ligat dhe bëmat denigruese ndaj vendit dhe qytetarit, madje shpesh duke u tallur me emocionet tyre. 
Lista të gjata më gjithë ata emra, ec e mbaj në menjde. Votuesit përball një sfide të madhe. Të votojnë apo jo! Nëse votojnë ku ta hudhin votë  e tyre. Aty ku zakonisht kanë qënë argat e mashtruesve apo të zgjedhin opcione të reja. Prap në mëdyshje. Po thuajse e njëjta panoramë gjithandej.  Pupulli vëzhgon! Çfarë paturpësi amorale, edhe pse të deshtuar në jetën dhe profesionin e tyre apo edhe pozitën paraprake, disa dështak prap propozohen dhe futen në lista zgjedhore, vetëm se kanë akoma forcë politike të veshur më shantazh dhe gënjeshtra. Ama prap edhe kësaj here sikurse në zgjedhjet parlamentare besoj dhe shpresoj se votuesi do të denojë dhunuesit dhe shkatërruesit e ardhmërisë së tyre. Kosova është e të gjithëve, jo e një grupi që e ka ngulftur që sa vite dhe po i ze frymën. Ka ardhur koha, zgjohu, hulumto para se të votosh, dhunuesit e ardhmerisë tënde mos i voto, denoj dhe demaskoj ata me forcën e votës tënde. Ti je forca. Ti je e ardhmja. Vendimi të përket vetëm ty, THUAJE!?

Lexo të tjera