12:44 / E hënë, 05 Dhjetor 2016

Kandidatët e pavarur mund të iu japin fund Bastioneve Politike

Kandidatët e pavarur mund të iu japin fund Bastioneve Politike

Shkruan Shemsi Jashari 

Një nga gabimet më të shpeshta që politikanët kanë bërë që nga paslufta është se vendet(bastionet politike) që më së shumti i kanë mbështetur liderët e caktuar, i kanë trajtuar si të parëndësishëm dhe të sigurt që me çdo çmim nuk lëvizin nga vota e tyre për subjekte të caktuara si,  psh- PDK në rajonin e Drenicës dhe LDK në rajonin e Llapit. 

Liderët e këtyre dy forcave më të mëdha politike këto bastione që verbërisht i kanë mbështetur me vota, i kanë shfrytëzuar vetëm për të marr vota e jo për të kthyer borxhin politik duke mundësuar zhvillim ekonomik apo edhe mundësi kuadrove të reja të shkolluara dhe të padjallëzuara që të avancohen në karrierë politike apo profesionale. Në vende të kësaj ata janë mjaftuar më punësimin  dhe avancimin e fëmijëve të vet, dajve, nipave e mbesave e aty këtu edhe ndonjë dashnoreje, por jo edhe djemve e vajzave të shkolluar e të dëshmuar si mbështetës të partive të cilët janë meritorët për rezultatin zgjedhorë.

Kjo ndodhë sepse e bazojnë logjikën e tyre analitike dhe politike mbi politikën tradicionale, shfrytëzimit në maksimum të lavdisë nga trashëgimia e LDK-së, së RUGOVES dhe lavdisë së luftës së UÇK-së, dhe perceptimet bazike mbi koalicionet, qeverisjen dhe trendin e votës. Kësisoj dëgjojmë shpesh deklarata boshe për zhvillimin ekonomik, liberalizimin, luftimin e korrupsionit duke tentuar që votuesit ti mashtrojnë  mbi rezultatin e zgjedhjeve, para se të dalin para kutive të votimit.

Ajo çfarë pak shihet tek liderët politik është fakti se, nuk e kuptojnë është që raporti  Parti -Votues - Propagandë - Media ka ndryshuar . Ky ndryshim nuk ka ardhur aspak nga partitë apo votuesit, por ka ardhur nga ai pushtet i cili ka arritur të depërtoj thellë te i gjithë elektorati aktiv dhe pasiv e që është, MEDIA, dhe më saktësisht, Media Online.Tani gjithçka dihet botërisht si për sukseset si për dështimet.

Zgjedhjet ne Drenas kan dhënë një mesazh të qartë për drejtues partish se pa një reformë  të thellë brenda subjekteve politike në nivel lokal, nuk do të marrin mbështetje falas si deri më tani. Sot kemi mundësi që përmes mjeteve të komunikimit ONLINE, të shohim  sukseset dhe dështimet e secilit, prandaj liderët duhet të mendojnë shumë para se të vendosin se si dhe me çfarë oferte do të dalin para elektoratit të tyre.

Një shembull i mirë dhe mjaft motivues është guximi për të hyrë në garë si KANDIDAT I PAVARUR  i atyre që kanë potencial intelektual dhe që kanë të kaluar të pastër kombëtare, që janë pa akuza për  korrupsion, krim ekonomik dhe pa hipoteka tek grupet kriminale brenda shtetit.

 Kjo duhet të ndodhë në secilën komunë sepse përparon demokracinë dhe edukon liderët të marrin masa që të zhvillojnë konkurrencë të drejtë brenda partive të tyre, gjithashtu  motivon elektoratin pasiv që nuk voton për parti  të votoj për kandidat të pavarur.

Liderët e ri, e sidomos lider të caktuar që kanë trashëguar një strukturë të vjetruar si nga mosha si  nga mentaliteti  duhet të marrin guximin për të bërë ndryshime në strukturat lokale. Kjo ngase koha ka ndryshuar dhe bashkë me kohën duhet të ndryshoj edhe qasja ndaj problemeve dhe komunikimit me gjeneratën e re e cila kërkon më shumë mundësi, ka më shumë motiv për punë, ka më shumë dije për kohën  dhe ajo kryesorja nuk mund të injorohet sepse jo patjetër qëndron brenda strukturave  ku nuk i jipet mundësia.

Kemi shembuj shumë që duke injoruar realitetin dhe kërkesat e elektoratit, gjatë viteve të fundit shumë qeveri e parti në botë kanë pësuar zhgënjime duke humbur zgjedhje apo popullaritet të theksuar. Zgjedhjet e djeshme ne Drenas e nxorën në dritë këtë fenomen edhe tek ne.

Llapit i duhet një kandidat serioz i pavarur, kjo do ti ndihmonte shumë demokracisë dhe shtytjes përpara të reformave brenda strukturave të vjetra që kanë uzurpuar partitë politike dhe nuk japin mundësi për gjeneratën e re me ide dhe potencial të ri.

Ndonëse qytetari është i privuar nga mundësia që shpejt të ndryshoj gjendjen kur ka pakënaqësi, ai është aty, ai jeton me shqetësimet e përditshme, dhe ai ka armën e tij, votën. Kemi hyre në një periudhë ku s’ka bastione të sigurta  sepse elektorati është vetëdijesuar dhe  më nuk mundë ti shitet dushk për gogla .

 * Drejtor ekzekutiv i Rrjetit “Demokracia Fillon Këtu”

Lexo të tjera