15:08 / E shtune, 26 Nentor 2016

Kastro, bota që shkatërroi dhe ndërtoi një faqe-varfërinë

Kastro, bota që shkatërroi dhe ndërtoi një faqe-varfërinë

“Hasta siempre Komandante”. Jo për regjimin qe i imponoi Kubes, i cili nga populli Kuban fillimisht u pa gjithë shprese, një dite e re, por për shkatërrimin e diktaturës se korruptuar dhe mafioze te Batisas.

'El Komandate' zbarkoi ne Kube me vetëm 57 revolucionare dhe gjeti mbështetje masive nga qytetarët. Triumfoi.

Kuba e kësaj kohe ishte mbushur me plantacione te marihuanës, vend peligrinazhi për turizëm seksual nga e gjithë bota dhe nevojtore e mafisë italo-amerikane...

Ishte vendi nga ku menaxhonte mafien, një prej mafiozeve me te mëdhenj qe njohu bota, Laki Luciano, I cili qe dëbuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Luciano rrinte ne qendër te kryeqytetit Havana, ne Hotel Nacional, ku organizonte ' kongrese' me mafijoze te njohur te kohes siToni Akardo, Albert Anastasia, Frenk Kastelo, Vito Xhenoveze, Mejer Lanski, Tomi Lukeze, Karlos Marcelo, Xho Profaci, Santo Trafikante etj etj

Kjo ishte bota qe shkatërroi El Komandate.

Pasi mori pushtetin, filloi industrializimin e vendit, reformën agrare, luftën kundër analfabetizmit, por Kuba mbeti vend i varfër. Një pjesë e arsyes është edhe embargo amerikane qe u vendose ndaj këtij vendi, embargo e cila u hoq vitin e kaluar nga Presidenti Obama.

El Komnadante megjithëse predikonte socializmin dhe barazinë, kryesisht jetonte mes luksit. Dhe si Dikatore qe ishte, vrau mijëra kundërshtarë politike ndërsa miliona te tjerë i detyroi te emigrojne...

Ne një ishull privat ai kishte një jaht, 20 shtëpi në të gjithë ishullin, një kuzhinier personal, një doktor me kohë të plotë si dhe një dietë të përzgjedhur dhe përgatitur me kujdes. Dhe qindra vajza te reja...

El Komandante gjithashtu do te mbahet mend se I mbijetoi 638 atentateve te përgatitura ndaj tij...

Por bota qe ai shkatërroi dhe ndërtoi kishin një faqe,- varfëria shoqëroi gjate gjithë jetës pjesën me te madhe te njerëzve qe jetuan dy epokat.

Shkruan: Altin Ahmeti

Lexo të tjera