15:35 / E hënë, 20 Mars 2017

Keqpërdorimi i figurave publike dhe i të kaluarës për qëllime politike

Keqpërdorimi i figurave publike dhe i të kaluarës për qëllime politike

Sikur s’kan ndjenja, s’kan shpirtë, s’kan marre dhe s’lan sen pa perdorë e keqperdorë, vetëm e vetëm që të arrijnë cakun politik, marrjen e votës për të marr pozita të larta politike.

Sa më afër zgjedhejve aq me afër shpifjeve, gënjeshtrave, keqpërdorimeve dhe abuzimeve me gjithçka duke filluar nga buxheti për fushata të shtrenjta, dhënie e tenderëve sa për të marr 10% + nga punëkryesit të cilët ndryshe s’mund të marrin punë, e deri tek keqëperdorimi i të kaluarës nga aktiviteti politik i rezistencës paqësore të LDK-së dhe luftes së UÇK-së, për qellime krejt personale të disa individëve nga politika dhe jo vetëm.

Duke u thelluar vetëm në njërën nga temat, që bëhët aktuale para çdo fushate dhe tanimë veç ka filluar e që është keqperdorimi i figurave publike (aktivist të LDK-së) të vrarë në rrethana ende të pa sqaruara, që nga paslufta pa fije turpi ankohen dhe bëjnë thirrje për ndriqim të këtyre rasteve vet bartësit e institucioneve të shtetit!

Një pyetje e thjesht, kush duhet ti zbuloj vrasësit që kryen vrasjet e figurave të respektuara pas luftës, nëse jo vet qeveria përmes ministrisë së brendeshme dhe institucioneve, siç jan AKI dhe departamenti i vrasjeve pranë PK-së?

E verteta është se nuk ka vullnet për ti zbardhur vrasësit e vertetë, pasi dikush do të humbte shumë nga mbështetja e elektoratit te vet dhe kjo ska asnjë dilemë.Politikanët janë duke kalkuluar për qëllime politike me gjakun e të vrarëve duke i vrarë përsëri para çdo fushate, duke qenë se është LDK-ja, ajo që vazhdimisht i përdor këto vrasje para çdo fushate, tani që kanë ministrinë e brendëshme dhe një ministër nga LDK-ja, duhet të shërojnë këtë plagë dhe të mos na mbajnë peng i të kaluarës vetëm për vota, gjithë popullin e kosovës por njëherë e mirë ta mbyllim këtë temë.

Vrasësit dhe urdhërdhënësit e tyre duhet ta marrin denimin e merituar. Familiarët duhet të mos shkelin mbi gjakun e familjarëve te vet për interesa politike duhet të ua ndalojnë politikanëve që të mos keqpërdorin keto figura vetëm për fushata por të insistojnë të zbardhin të vertetën.

Në zgjedhjet që po vijnë gjenerata e re pret projekte konkrete dhe të realizueshme, pret ofertë te arsyeshme për të mos braktisur vendin në mungesë të mundësisë për të jetuar e punuar dhe jo filma horror, duke filluar e përfunduar fushatën me akuza e kundërakuza për vrasje të porsitura. Mjaft me!Te rinjët me votën e tyre duhet të mbështesin alternativat reale që rregullojnë jetën ekonomike dhe zhvillimin e vendit nga cilado parti qoftë dhe jo ata që për vota keqpërdorin gjakun e dëshmorëve dhe vrasjet enigmatike.

Askush nuk ka kredit që të përdorë e keqpërdorë, as gjakun e dëshmorëve dhe as trashegimin e rezistencës paqësore të udhëhequr nga LDK, për qellime personale e as politike. Me të kaluarën të merren historianët dhe politika duhet të tregoj në praktitk se është në rrugën e duhur që respekton të kaluarën e lavdishme të luftës së UÇK-së, dhe rezistencën paqsore dhe jo vetëm me fjalë.

Familjët e dëshmorëve duhet të jenë me këmbëngulës dhe tua ndalojnë keqpërdorimin e kësaj trashegimie të gjithve pa dallim duke filluar nga “farefisi” i tyre vende vende, e deri tek kreret e politikës. Kjo ngase rezikojnë respektin që populli ka pa asnjë medyshje për figurat e mëdha të kombit dhe dëshmorët që meritojnë respekt përulësisht dhe përjetsisht.

Është koha e fundit që të rinjët duhet të bëjnë ndryshimin, të votojnë për të ardhmën duke vlerësuar të tashmën dhe jo te votojnë për të kaluarën duke amnistuar të tashmën, pasi kjo është duke na kushtuar shumë.

Lexo të tjera