20:23 / E martë, 03 Janar 2017

​ Koha e Kosovës për Ramushin!

​ Koha e Kosovës për Ramushin!

Kosova, t’ia besojë Ramushit që ta “bëjë” Kosovën
E lamë 2016, para tij e lamë 2015… Po i përmend këto dy vite, jo pse nuk i dijmë, por për t’u thënë që këto dy vite, ishin për Kosovën, të këqija e të rënda, aq sa edhe dy vitet e luftës që bëmë kundër pushtimit Millosheviçian në 1997-1999.

Për të mos ju lodhur me retrospektivë, e di poashtu që jeni të gjithë në ngjarje se si erdhi deri të koalicioni i “Elefantëve” në fund të 2014-ës. E merziten popullin, disa iken (jo pak, por mbi 100 mijë) nga Kosova, disa qendruan dhe u përballen për gjatë gjithë kësaj kohe, me të keqen, herë me portesta, e herë me peticione, herë duke u gruashtuar me policinë e udhëruar nga qeveria, e herë duke bërë paqe, për hirë të…, e për hirë të….
Tashmë kemi hyrë në 2017!

A do të lejojmë të përballemi edhe me dy vite tjera qeverisje nga të paaftit, të pa guximshmit, të shantazhuarit {që çdo ditë të (mos)punës së tyre e kanë mendjen të dosjet} me akuza që presin t’u kthehen në aktakuza për korrupsion e krim të organizuar, nga njerëzit që më shumë kanë shokë në pjesën veriore se sa bashkëpunëtorë në Prishtinë. Pra, a do të lejojmë, a jo? Unë themë që nuk do të duhej lejuar!
Kur merr vendim të ndalësh diçka, duhet të kesh me çka dhe si.

Është edhe zgjidhja për ketë, siq thotë populli, “o po ta fali, o po të ndali”. A jemi ne, Kosova (Shqiptarët) që zgjodhem të ngrihemi dje, e t’i themi “ngadal beg se ka hendek”, pra i gjithë populli, jo të ndarë në parti, por ne, Kosova, që formuam bashkimin për t’i bërë ballë një armiku, epo sot është ngjashëm, me të vetmin dallim (sa qensorë aq edhe të rrezikshem) i kemi dy armiq. Armikun e përhershëm, Serbinë dhe atë që po na del kohë pas kohe, armik i vetëvetës, qeverinë. 

Ne e formuam bashkimin dje për të siguruar lirinë, demokracinë, zhvillimin e mirëqenien, jo vetëm për gjysmën tonë sot dhe gjysmën e brezave të ardhshëm nesër, por për gjithë njerëzit e Kosovës, pa dallime. Po dal pak sa i majt a po? Jo, jam i djathtë dhe konservator bile, por unë po ju themë për çka u ngritem dje, e për çka duhet të rezistojmë sot, e jo vetëm të rezistojmë, por edhe të marrim një ofenzivë, që të krijojmë prapë bashkimin, për të ruajtur Kosovën, Kosovën me idealet e pastërta të UCK-së, jo ketë Kosovën siç po e përceptojnë dhe ndertojnë sot disa nga të ashtuquajturit komandanta (të bllacës) e disa “3%”-sha. 

Çdo qytetar luan një rol thelbësor në të qenurit e zhvilluar dhe e qendrueshme Kosova, prandaj nuk duhet dorëzuar, duke menduar se angazhimi jonë është i parëndësishëm. Çdo njëri nga ne ka një punë për të bërë dhe duhet ta bëjë. Çdo qytetarë është një hallkë jetësore e zinxhirit të madh që mundëson ndryshimin në ketë vend, si çdo kund tjetër.
Sot është jashtëzakonisht koha për të thënë të vërtetën, gjithë të vërtetën, e sinqerisht dhe me guxim Kosovën me ia besu me udhëheqë të vërtetit. Nuk duhet tentuar t’i mohojmë kushtet e rënda të vendit tonë sot. Kosova nuk duhet të durojë ashtu siç ka duruar deri sot, duhet të ringrihet dhe të kërkojë zhvillimin dhe begatinë për veten.

Është thënë kohë pas kohë, Kosovën mund ta rikthej në këmbët e veta Ramushi (Haradinaj), po është e vërtetë, është thënë shpesh dhe qendron. Ka ardhë koha që Kosova t’ia besojë Ramushit që ta “bëjë” Kosovën, sepse (besojmë) se ky njeri, siç ka arritur dje të bëjë aleat nga deti, toka dhe ajri (NATO-n), të bëjë luftë kundër një tiranie monstruoze, e cila s’kishte të ndalur me “katalogjet” e saj të krimeve. Po njëjtë sot, i njejti Ramush, mund të bëjë aleat që të çlirojë Kosovën nga kapja, nga varfëria, nga izolimi nga vuajtjet që po ia sjellë koha dhe disa njerëz që e “hanë” kohën duke mos bërë asgjë.
Faktori i vërtetë që solli humbjen e Kosovës (dje) duhet njëjtë të na çojë në fitore (zgjedhjet) sot. 

Besimi i Kosovës ndaj Ramushit, do t’u bënte më dije dhe do ta kujtonin të gjithë, se Kosova nuk është vetëm, ajo nuk meriton të jetë e izoluar si pasojë e paaftësisë së një kaste qeverisese që është sot. Duhet bërë me dije se prapa asaj çka përfaqëson Ramushi, qëndrojnë një shoqëri e gjerë, e cila ka një kauzë të përbashkët, me e zhvillu dhe me e forcu vendin. 

Besojani Ramushit sot, siq bëtë dje, për të mbrojtur shtëpinë tonë, Kosovën dhe popullin e saj. Besojani Kosovën Ramushit, për të respektuar veten dhe paraardhësit, të cilët nuk lejuan të jemi dikush tjetër. Besojani Kosovën një burrshtetasi të vërtetë i cili e ka në gjakë të luftojë për të vërtetën dhe të drejtën e popullit të vet. Kosova ka nevojë për një fitimtar, i cili nuk u dorzua as në ditët më të vështira. Ramushi në çdo etapë ka luftuar për të fituar Kosova. Kosova nuk duhet t’i tolerojë këta humbësit e sotëm ta qeverisin edhe me tutje. Kosova duhet t’i përçmojë këta frikacakët (që janë edhe sot në qeverisje). 

Ne meritojmë dhe duhet të kemi një kryeminister dhe qeveri, e cila na bashkon si një popull, që e kemi shtetin dhe kombin në zemrat tona. Qeveri, si një shtyllë kryesore në ndërtesën e shtetit tonë, mbështetëse e qetësisë në shtëpitë tona, që është paqe dhe siguria jonë, që është përspektiva jonë, që është liria jonë e vërtetë, për të cilen kemi paguar një çmim të lartë.
Kosova nuk duhet lejuar të vazhdojë e humbur, ideja e të qenit edhe me tutje të humbur duhet urryer nga ne.
Është koha e Kosovës për Ramushin - besojani!

Autori është anëtar i Këshillit Drejtues të AAK’së.

Lexo të tjera