15:02 / E martë, 13 Dhjetor 2016

Kosova, vendi ku mungon gjithçka!

Kosova, vendi ku mungon gjithçka!

KOSOVA, VENDI KU: 

Nuk ka Stadium Nacional te futbollit; - Nuk ka Stadium te futbollit qe i përmbush kriteret e UEFA-s e FIFA-s; - Nuk ka Pallat Sportiv Nacional (për basketboll, hendboll, volejboll dhe sportet individuale); - Nuk rinovohet palestra e madhe ne Pallatin e Rinise, e djegën para 15 vjetëve për shkak te 'pronësisë' (Komandantëve); - Nuk ka Palestër për sportet dimërore; - Nuk ka Pishine Olimpike; - Federatat sportive i udhëheqin njerëzit e njëjte për ma shume se ni dekade;

- Kryetaret e Federatave (ni pjese e mire) nuk dinë anglisht; - Krejt zyrat e Federatave (përpos asaj te basketit) gjenden me nji objekt, ne Shtepine e Sportit, ku rrinë gullumuq e truq; - Sporti është i lidhur ngushte me politiken; - Çdo pranvere ka dyshime per kurdisje ne futboll; - Trenerat fajësohen gjithmonë me apo pa arsye dhe shkarkohen sa hap e mbyll syte; - Referat jon te rrezikum (ne rangjet ma te ulta) ne çdo moment; 

- Drejtuesit e klubeve (ni pjese e mire e tyre) nuk kane lidhje me sportin; - Futbollistët pushojnë deri ne 3 muaj gjate dimrit per shkak te infrastruktures se mjerueshme (fushave me lloç dhe me bazen); - Basketbollistët, hendbollistët, volejbollistët e sportistat e sporteve individuale merdhihen gjate dimrit ne palestrat e acarta; - Ju vonohen disa muaj rrogat sportistëve; 

- Sportistat (ni pjese e madhe e tyne) i marrin rrogat ne dore (nuk ju ec stazhi) e klubet me këtë rast ju ikin tatimeve; - Klubet dhe Përfaqësueset (shumica) turpërohen me rezultatet e dobëta ne arenën ndërkombëtare; - Nuk ka laborator për kontrollet antidoping; - Donatoret shpenzojnë pare pa e nxjerr asni cent per shkak te mungeses se funksionalizimit te Ligjit per Sponsorizim;

- Huliganet shkaktojne probleme ne fusha/palestra e nuk dënohet kërkush per shkak te mungeses se funksionalizimit te Ligjit per Huliganizem; - Shkelen me dy komte te drejtat e sportisteve dhe klubeve se mungon funksionalizimi i Ligjit per Sport; - Mungon Shoqata e Futbollisteve, Basketbollisteve, Hendbollisteve etj, e cila kish me i mbrojt ata; - Shumica e sportistave jon te detyrum ta bojne ni pune te dyte, per me mbijetu dhe me majt familjen; - 

Thuajse çdo sportist osht i zhgënjyem edhe ëndërron me dal jashte; - Sportistët (pjesa derrmuse) paguhen veç 8-10 muj e jo per krejt vitin; - Sportistët (pjesa derrmuse) nuk kane sigurim shendetesor; - Sportistët perballen hala me refuzime vizash; - Disa futbollistë dhe trajnerë, bojne marrëveshje gojore me klube, pa nënshkruar hiç kontrata; - Zyrtare klubesh a Federatash i fryjnë (rrisin) faturat kur dalin jashtë per naj aktivitet sportiv per me nxjerr naj euro; - Disa klube pjesemarrese ne garat evropiane i kane bo mijera kilometra me autobus, se me aeroplan shume shtrejte;

- Atletet rrxohen e çallamiten se s'ka shteg modern te atletikes (mbretëreshës se sportit); - Nuk ka fusha te tenisit për gara ndërkombëtare (nevojiten 4 fusha dhe nje objekt përcjellës ne nje hapësire); - Qitesit dhe shenjtaret ankohen se ju kane dryshk pajisjet; - Nuk ka shtigje adekuate për skijim dhe per sportet dimerore; - Ekzistojne disa sporte veç si emer, pa kurrfare aktiviteti. 

Karlingu, Lundrimi, Kalërimi dhe Pentatloni Modern jon katër sportet qe po flejne; - Krejt bohen analista per naj çashtje te caktume te sportit; - Kendohet himni kombetar kur lujne ekipet kosovare ne mes vete; - Me familje s’bon me shku me kqyr ni loje se shikuesit ma shume e shajne ekipin kundershtar se qe e mbeshtesin ekipin e tyne; - Gazetaret kane kushte mizerie ne percjelljen e ngjarjeve sportive; Etj etj etj...

P.S.  - Nuk është gjithçka zi. Ne sportet luftarake, doren ne zemer, mos mjau hup djemve e qikave, kemi pas suksese nderkombetare.  - E kemi xhudisten Majlinda Kelmendi, qe na solli medaljen e arte ne pjesemarrjen e pare te Kosoves ne Olimpiade; - Nora Gjakoven, qe e fitoi medaljen e bronzte ne xhudo, ne Lojerat Evropiane ne Baku; - Distria Krasniqin, po ashtu xhudo, kampione e Evropes (U-23); - Donjeta Sadiku, nenkampione botërore dhe kampione evropiane per te reja ne boks; - Dhe, Herolind Nishevci, qe se fundmi e fitoi medaljen e bronzte ne Botërorin e karatesë.

Shkruan: Moral Pozhegu (Gazetar i vitit 2015 në sport)

Lexo të tjera