13:26 / E mërkurë, 08 Mars 2017

Kuponat Fiskal-politikë e gabuar nga Ministri Hoti

Kuponat Fiskal-politikë e gabuar nga Ministri Hoti

Lansimi i Projektit me kuponat fiscal ,stimulimi apo rimbursimi i tyre me shumat prej 10,15 dhe 20 Euro është një politikë e gabuar nga Ministri Hoti. Për më tepër është dëmtim i buxhetit të shtetit.Kjo me faktin se 24 milion Euro është kostoja vjetore e pagesave nga rimbursimet që u bëhen qytetarëve. Kjo pa u llogaritur edhe kostoja apo pagat e 70 punëtorëve me Kontratë të punësuar nga Ministria e Financave që përafërsishtë kap shumën prej 336,000.00 Euro në vit. Pse ndodh kjo?

E para;përfituesit janë kryesishtë shtresa e mesme dhe e lartë e shoqerisë. Ata që mund të blejnë sasi të caktuara të mallrave dhe ata të cilet janë afër këtyre kuponëve/punëtorët në markete të mëdha,në pika të karburanteve dhe ata që janë të lidhura me to e që bëjnë blerjen e këtyre kuponëve për të e arritur shumën për rimbursim/.Sot mundë të bleni edhe në tregun online kuponë të tillë me cmime të lëverdishme.

E dyta;kuponët fiscal lëshohen kryesishtë nga marketet dhe pikat e karburantit.Këta janë sektorët më të mbuluar me kontroll nga shteti. Evazioni fiscal i cili është diku rreth 60% nuk vie nga ky sector. Evazioni fiscal vie kryesishtë nga sektori I ndërtimit.Aty bëhen manipulimet më të mëdha dhe shumat e faturave janë marramendëse,pastaj sektori i prodhimit,bujqësia,hoteljeria me punësimet e pa lajmruara,etj.

E treat;Vlera e paguar për rimbursim është 24 milion Euro.Efektet e kësaj politike janë të padukshme në krahasim me shumën që paguhet.Kjo nuk e ka zvoglu evazionin fiscal,përkundrazi e ka rritë!Efektet janë minimale apo edhe fare e dëmi i madh për Buxhetin e Kosovës.Kjo ka shkaktuar krijimin e një shtrese parazite që merr para pa punuar dhe pa merit.Kupomet fiscal i blen në treg, dhe nje familje e cila i ka 5 anëtar me të drejtë rimbursimi asaj  i rimbursohen cdo muaj nga  100 Euro.Kuponet fiscal lëshohen në mënyrë obligative nga marketet e mëdha dhe pikat e karburantit sepse ata në këtë mënyrë edhe e kontrollojnë shitjen në arka dhe punëtoret e tyre. Prandaj efekti te këto biznese është zero.

E katerta;Ministra e Financave kishte me e arrit efektin shumëfishë më të madh me shpenzime minimale sikur të punësonte njerëz profesionist edhe 300 të tjerë në ATK.Kjo do rezultonte shumë më profittabile për MF sepse 300 x400=120,000x12=1,440,000.00Euro në vit do paguante për të arrit sukses shumëfishë më të madh. Me këtë Ministria e Financave do zgjidhte problemin e punësimit për 300 ekonomistë dhe do kursente Buxhetin e Kosovës për 22,560,000.00Euro e të cilat do I investonte në rritjen e sektorit të bujqesisë me subvencione për prodhimet vendore.

Këto janë vetëm disa nga reflektimet e këtij Projekti të Ministrit Hoti I cili edhe pse e din që e ka gabuar fort këtë project e mbanë për qëllime politike sepse nuk guxon të e ndërpres një financim të tillë për përfituesit e rimbursimeve me frikën e efektëve negative që mundë të ketë LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme.

Lexo të tjera