18:51 / E shtune, 10 Dhjetor 2016

"Kurrë ma mirë nuk jemi kanë "!

"Kurrë ma mirë nuk jemi kanë "!

"Universitete sa t'don loqka , spitale n'daq amerikan e deri te ai tyrk (elhamdylilah kish me thënë dikush), komandanta me bollek( familjarë , lokal , regjional e deri n'krye t'venit) , " avokata" n'daq t'venit n'daq " t'purjashtit " , politikana/e , me s'di sa "shkolla" dhe trajnime!!

Shoqata qytetare e fshatare , tana fetë e dyjes , xhami dhe kisha me bollek......
Televizione , radio , gazeta, portale prej atyre lokole deri te ato kombtare,....
Moderaror , moderatore , " showmena" me t'u knaqë syni.
"Çmime " jetësore , karriere , kohëbjerrje...
Tre flamura , ai kombtarë , Kosovës dhe i dardanisë!!!
Tre hymna ai I flamurit , Kosovës ( pa tekst ) dhe ai i " dardanisë"!!!!
Të shame ( ofendime) prej atyre rrugës e deri tek ato më të "sofistikuara " Akademike!
Magjistratura , drr-merr demek " doktorratura si bukët në furrë,....
Të folme lokale , kosovare , tironse , tetovare ,standarde , gege , toske,....
Festivale prej atijë të filmit të teatrit ( ku drejtori është gjithçka :zgjedhë , moderon , përkthen , zgjedhë dhe ndanë çmimet) , të mollës , rrushit , synetive e deri te ai i ,......hajvarit!
Me darsma " spektakulare" Hollywood .

Muzikë çfare ta do loqka ,analista , humorista , misa , mistera , p(b)isnismena......
Populli , ku mos me hupë rrugën!!

Fëmijëve me ju thanë jetoni tallava dhe veç k'noni tallava , aty është fitimi.
Gjithçka është tallava , aty për aty , sot për nesër.

"Digju zemër e knaqu shpyrtë"!!!

(Shkruan: Hysen Zeqaj, aktorë nga Kosova, jeton ne Amerikë)


Temat:
Lexo të tjera