15:44 / E premte, 29 Shtator 2017

Kush po e dëmton suksesin e mundëshm të opozitës ne Podujevë ?

Kush po e dëmton suksesin e mundëshm të opozitës ne Podujevë ?

Shkruan: Shemsi Jashari

Revolta e qytetarit e shprehur përmes votës me 11 qershorë, në zgjedhjet nacionale, ka ndezur alarmet për fillimin e aktivitetit në teren te partive që kishin krijuar një komoditet dhe thuajse kishin fjetur një kohë të gjatë. Kjo pasi atyre iu ecnin planet dhe përfitimet e për qytetarë nuk ishte e rëndësishme .  

Kur vota e revoltes e tha fjalën e vet dhe iu tregoi vendin secilit atëher alarmet e frikes nga humbja e pushtetit u lëshuan. I nxorren në teren edhe ata që kishte kluar kohë e gjatë që si kishte parë kush të bënin fushatë. Filloi puna sikur të kishim buxhetin e Gjermanisë, u bënë punëtor përnjeherë sa të duket vetja dembel sa shumë punojnë. Por cili është qendrimi i qytetarit, a do ti qendroi besnik vehtës duke denuar pushtetarët e deritashëm përsëri apo do ti bien pishman dhe të kthehën aty ku ishin me votë ? Kjo mbetët të shihet me 22 tetor, në zgjedhjet lokale.  

Është gjynah i madh nëse, ndëshkimi me votë që iu bë pushtetarëve me 11 qershorë, për shkak të zhgënjimit në eliten e pushtetit, të kthehet në zhgënjim të qytetarëve që bënë ndryshimin në ata që i votuan. Kjo për shkak të sjelljeve fëmijrore dhe ofenduese e disa militantëve të pa edukatë të opozitës që kishte shtuar votat, si pasoj e frikës së tyre nga konkurrenca e brendëshme dhe nga kualiteti që ka vendosur të i bashkohet frymes së ndryshimit. 

E kush mund ti ndihmoj më shumë të qëndroj në pushtet z.Veliu, se sa vetë ata që me sjelljet e tyre injoruese, ofenduese, etiketuese largojnë intelektual e profesionist nga vetja vetëm sepse, me ata afër vet nuk duken.  Tani më nuk është sekret se lufta për dominim brenda sojit ende pa fituar dihet sheshi dhe një shtresë e aktivistëve që ka rastisur të jetë me heret në struktura është duke i sabotuar gjeneratën e re të aktivistëve që kan vendosur të ndihmojnë ndryshimin. Kjo do të duhej të ishte shqetsuese për drejtuesit e opozitës dhe të mos lejonin që për teke të ndonjë injoranti të dështoj misioni i ndryshimit. 

Është e thjesht si mund të rritet një parti e vogël e cila i injoron ata që janë bashkuar, apo ata që duan të bashkohen në ndryshim? Qytetari ka treguar se ka filluar të vlerësoj drejt dhe secili do të marr atë që meriton. Ndoshta për disa mjafton vetëm pjesmarrja. Ndoshta disa edhe kan për mission dështimin e ndryshimit.


Lexo të tjera