17:27 / E enjte, 23 Mars 2017

Lëkundjet në subjektet politike

Lëkundjet në subjektet politike

Lëkundjet në skenën politike qe shkaktoi Lëvizja Vetëvendosje me publikimin e një sondazhi të bërë nga po ky subjekt, u prishi rehatinë subjekteve politike që kishin menduar se janë shumë të sigurtë dhe mund të futen në çfarëdo kohe në zgjedhje të parakohshme.

Ideja për një sondazh të befasishëm, ka bërë VV hedhës të topit në anën tjetër, dhe nga lëkundjet e papritura “sizmike politike” kundërshtarëve politik, pritet si gjithnjë ndryshim të asaj që quhet “qendër e vëmendjes” nga krahu tjetër.

Fakti tjetër që pritet të ndodhë shumë shpejt janë zgjedhjet parlamentare, që sipas rrjedhave politike ka mundësi të ndodhin në fund të majit, i kanë shtyrë partitë të angazhohen për gjetjen e personave adekuat për përfaqësim në teren, jo në udhëheqje.

Subjektet politike në Kosovë, e veçmas ato të ranguara më lart për nga numri i deritanishëm i votuesve, që tashmë veq se kanë filluar të bëjnë fushatën e tyre heshtazi, duke u munduar të ruajnë balansin e krijuar, shihet qartë se më nuk e kanë epitetin e të parit, pasi që subjektet më të vogla në terenin e paprekur  deri më tani kanë krijuar avantazh në organizim, dhe si të tilla priten ndryshime drastike në politikën kosovare në të ardhmen, pasi që partitë e vogla do të jenë qelës për krijimin e një qeverie stabile. Subjektet siç janë: Partia e Drejtësisë, Akr dhe Nisma siç shihet në skenën politike do të jenë akterët kryesorë në formimin e qeverisë së ardhshme, pasi që këto subjekte kanë ruajtur një ekuilibër dhe do të jenë pjesë edhe e ulëseve në Kuvendin e Republikës së Kosovës me një rritje të lehtë në numër.

Sfida më e madhe për udhëheqjen e re do të jetë demarkacioni, formimi i ushtrisë dhe asociacioni i komunave me shumicë serbe, që si rrjedhojë do të varet edhe stabiliteti politik në Kosovë.

Siç shihet çelës për zgjidhje të demarkacionit do të jetë arbitrazhi, por sfida tjetër e asociacionit do të jetë një temë që do marrë shumë kohë, dhe si e tillë do të jetë ngushtë e lidhur me krijimin e forcave të armatosura. Mbetet të shihet më tutje, në politikën kosovare me plot të papritura. 

Lexo të tjera