10:34 / E hënë, 09 Janar 2017

Letër familjes Haradinaj!

Letër familjes Haradinaj!

Shkruan:  Shuki Bajrami


Baca Ilmi,

Nëna Rukë,

Anitë,

Gjin, Hana, Trim

Familja Haradinaj

20 vite rresht emri juaj u lakua në Kosovë e kudo, në çdo familje. Atëherë për dikë liria as nuk ëndërrohej ose lexohej vetëm në libra. Ju gjithë familjen e futet në shërbim të lirisë e atdheut, në shërbim të Kosovës karshi një Serbie gjakatare. Për liri e për këtë vend dhatë djemtë, e kokën lartë gjithmonë. Për mbrojtje të lirisë, luftës së UÇK-së e dinjitetit të Kosovës prapë ju dhatë djemtë, e djemtë tu kokën lartë si gjithmonë se mbi gjithçka kishin krenarinë për të bëmat e tyre, nuk ishin pishman asnjëherë, as nuk u dorëzuan kurrë.

Edhe sot krenar ju e ne, krenar Kosova.

Ramush, ne qytetarët, bashkëpunëtorët, bashkudhëtarët e politikës të njohëm mirë nga dita e parë, i besuam e i besojmë vizionit tuaj, guximit tuaj, besnikërisë tuaj, vullnetit tuaj për punë, ndryshim e shtetndërtim.

Ne dhe shumë të tjerë tashmë e kanë kuptuar se shpresë e vetme për ndryshim jeni ju, është Ramushi, këtë e dinë pa dallim partie pavarësisht rreshtimit të tyre.

Ramushi nuk mendoi shumë për karrierën e tij personale, sepse kishte shumë mundësi të rehatohej në çdo qeveri, Ramushi para vetës deshi dhe do një Kosovë të zhvilluar, të pa korruptuar, një shëndetësi të mirë, një bujqësi të zhvilluar, një ekonomi të avancuar, një arsim të suksesshëm, nuk e lejoi Asociacionin as Demarkacionin për të falë tokë, as murin e Mitrovicës, Ramushi përkundër fuqisë politike ja doli gjitha këto tema t’i ndaloj t’i kthej në pikën zero, i besuan dhe u rreshtuan pas tij dhe njerëz me bindje të ndryshme politike.

Sa herë Ramushi ngritët fuqishëm në politikën e Kosovës, gjithmonë i gatuhen skenarë si kjo tani në Francë nga qarqe të caktuara qoftë nga brenda, qoftë nga jashtë.

Nëse dikush mendon mbi fatkeqësinë e tjetrit të mbijetojë janë të gabuar, janë të dështuar, janë të lig, historia nuk harron ajo do të shkruhet drejtë një ditë...

Në rastin Haradinaj duhet ta kuptojnë të gjithë një herë e përgjithmonë nuk dëmtohet vetëm Ramushi por Kosova dhe imazhi i saj.

Institucionet tona ka 17 vite bisedojnë me Serbinë as edhe një favor në të mirë të Kosovës, përkundrazi fitoi murin ndarës në Mitrovicë, dhe nuk i pastroi asnjëherë listat që krijoi Serbia kundër shqiptarëve që e zmbrapsën Serbinë nga Kosova.

A ka një arsye të vetme për bisedime me Beogradin?!

Ramushi do të kthehet edhe me i fuqishëm, qytetarët do t'i besojnë edhe më shumë, Kosova do të ndryshon atëherë kur në krye të këtij vendi do të vij z.Ramush Haradinaj.

Kjo po shihet tashmë të gjithë shqiptarët në botë kërkojnë lirinë e tij dhe kthimin sa më të shpejtë në Kosovë.

Ramushi është Kosova, Ramushi është shpresa e vetme e ardhmërisë së Kosovës.Me Anita Mucaj

(Autorja është aktiviste për çështje kombëtare)

Lexo të tjera