15:51 / E mërkurë, 05 Prill 2017

Liberalizimi i vizave, i rrezikuar të bëhet deri në vitin 2019

Liberalizimi i vizave, i rrezikuar të bëhet deri në vitin 2019

“Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë hapi i parë drejt Evropës dhe gjysma e hapit të dytë drejt Bashkimit Evropian”.

Liberalizimi i vizave apo zona shengen është lëvizja e lirë e qytetarëve evropian, e cila lindi s’i ide me 14 qershorë 1985, mbi lumin Mozel, pranë fshatit Shengen në Luksemburg. Anija mbi lumin Mozel ishte përzgjedhur s’i një simbol përçues të asnjëanësisë territoriale ndërmjet tri monarkive tw shteteve të Beneluksit, ish Gjermanisë Perëndimore dhe Francës. Më vonë kjo ide do të përfshihej edhe në të drejtën univesale të Unionit Evropian përmes Traktatit të Amsterdamit në vitin 1997. Globalizimi shoqërorë dhe ekonomik, bëri që kjo ide afirmuese e Unionit Evropian të jetë e hapur për të gjitha shtetet Evropiane. Faktikisht, thuajse të gjitha shtetet e Kontinentit Evropian e kanë fituar Liberalizimin e Vizave duke i plotësuar kushtet paraprake.

S’i çdo qytetarë i republikës së Kosovës, edhe unë do të dëshiroja që të lëviznim lirshëm në të gjitha shtetet e zonës shengen, por realisht është pengesa e kushtëzuar nga Bashkimi Evropian. Demarkacioni me Malin e Zi, është kushtëzuar në kriteret e liberalizimit të vizave për Kosovën, mirëpo pasi që Komisioni për Matjen e Territorit, e ka kryer raportin punues në mes polemikave kundërthënëse, dhe i njëjti raport pret të ratifikohet nga Parlamenti i Republikës së Kosovës. Kundërshtime rreth këtij raporti të komisionit, ka nga ana e deputetëve të opozitës dhe disa deputetëve të pozitës. Nga ky këndvështrim, nuk do të deklarohem për demarkacionin, por rreth mundësisë së shtyerjes së liberalizimit të vizave deri në vitin 2019. Rrjedhimisht, qytetarët e Kosovës do të lëviznin pa viza në vitin 2017, së bashku me Ukrainën dhe Gjeorgjin. Qytetarët e këtyre dy shteteve kanë të drejtë që prej këtij viti të lëvizin në zonën shengen pa viza, ndërsa qytetarët e Kosovës ende jo, pasi që nuk është bërë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. Kushti i tillë, apriori për momentin është i pa kapërcyeshëm karshi kërkesave të zyrtarëve të BE-së, si dhe në këtë situat i pa mundur të votohet nga deputetët e Parlamentit të Kosovës. Në këtë kontekst, nëse demarkacioni nuk votohet nga deputetët, e vetmja zgjidhje minimale për të mos mbetur edhe më shumë në “status quo” procesi i liberalizimit të vizave, do të ishte shkuarja në zgjedhje të parakohshme sepse nëse koalicioni qeverisës mbetet deri në fund të mandatit (2018), atëherë procesi liberalizimit të vizave do të mund të shtyhet edhe për shum vite të tjera. 

Prandaj, rrethanat të cilat e detirminojnë këtë proces, janë: 1.Mos votimi i demarkacionit nga deputetët aktual, 2.Zgjedhjet e parakohshme qendrore, 3.Qeveria e re dhe struktura e re e ulësve në Parlament. Deri më tani, demarkacioni ka mbetur i pa votuar dhe thuajse nuk ka gjasa që të kaloj me këtë strukturë aktuale të deputetëve në Parlament, ndërsa nga ekspertët e së drejtës ndërkombëtare, nuk do të ishte e preferuar që çështja e demarkacionit të kaloj në arbitrazh ndërkombëtar, ngase do të merrte edhe më shum kohë. Ndërsa, nga opinioni im do të shtoja se, po që se çështja e demarkacionit do të kalonte në arbitrazh ndërkombëtar, atëherë do të krijohet një “precedent” jo i favorshëm për Kosovën, karshi mundësis që në të ardhmen me ndikimin e Serbisë deputetët e pakices serbe në Kosovë, të paraqesin pengesa të tilla, që përmes arbitrazheve ndërkombëtare të kërkonin rregullimin e vijës kufitare në raportet Kosovë – Serbi. Për të dalur nga këto situata, më e favorshme do të ishte shkuarja në zgjedhje të parakohshme si opsion i dytë. Zgjedhjet e parakohshme do të ndryshonin strukturën e deputetëve në paralamentin e Kosovës, dhe do të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për interesa shtetërore. Gjersa, partia e parë në zgjedhje duhet të ketë kujdes me përzgjedhjen koalicionit qeverisës, dhe të sigurojë që çështjet zhvillimore të vendit të zhbllokohen për të mirën e qytetarëve. Duke i mbajtur këto përgjegjësi institucionale, qeveria e re dhe struktura e re e ulësve në Paralament, do të jetë kthesa e shpresës për një shtet funksional, përparimtar dhe pa barriera evropiane. 

Të gjitha këto zhvillime do të ishin pozitive për vendin, por do të shtyheshin proceset e integrimeve evropiane. Andaj, qytetarët e Kosovës e shohin më të nevojshme liberalizimin e vizave me qëllim që të integrohen sipas nevojës dhe mundësis në tregun evropian. Shembull i integrimit në tregun evropian është Gjermania, meqenëse ky shtet ka një marrëveshje me Kosovën, që qytetarët e saj të profesionave të ndryshme të kenë të drejtë pune pasi të kenë gjetur punëdhënësin e tyre. Këto mundësi do të zgjeroheshin edhe më shumë me liberalizimin e vizave, sepse çdo qytetarë i Kosovës do ta kishte më të lehtë kontaktin me punëdhënësin dhe procedurat e kontraktimit do të jenë më efikase, duke mos pasur nevojë për të kërkuar viza nëpër Ambasada. Për më tepër, liberalizimi i vizave është proces përfitues për të gjitha profilet e jetës, si: vizita familjare, vizita turistike, vizita studimore, takime biznesore, mundësit e punësimit me të drejtë pune etj.

Përfundimisht, nuk do të preferoja që edhe më tej Parlamenti i Kosovës të mos e procedojë për votim çështjen e demarkacionit. Këtë duhet ta bëjë sa më parë të jetë e nevojshme, si dhe deputetët përfundimisht të vendosin për “po” ose “jo” votimit të demarkacionit. Nëse “po”, liberalizimin e vizave do ta fitojmë në vitin 2017, ndërsa, nëse “jo”, pocesi i liberalizimit të vizave mund të shtyhet deri në vitin 2019, po që se shkohet në zgjedhje të parakohshme.          

Lexo të tjera