10:31 / E martë, 14 Mars 2017

Më vjen keq që një opozitë e tillë është në vendin tim të lindjes

Më vjen keq që një opozitë e tillë është në vendin tim të lindjes

Zgjedhjet lokale në Kosovë po vijnë. Partitë opozitare në Podujevë, sado që ishin pjesë e rëndësishme në të gjitha zgjedhjet e kaluara që nga paslufta nuk pushtuan dot, kalanë e LDK-së. Duke mos u reformuar dhe mos dhënë llogari për humbjen e vazhdueshme edhe një herë, si më parë, rrezikojnë të mbetën jashtë pushtetit, por kësaj rradhe nëse mbesin do mbesin për fajin e të parëve të tyre. Për shumëkënd këto shihen si votime të zakonshme, në një komunë afër brezit kufitar, ku pas zgjedhjeve gjithçka do të kthehet në normalitet. Ne fakt është nevojë e jashtëzakonshme të ndërrohet pushteti në podujevë, pasi ka dështuar të jetë në nivelin e duhur të detyrës dhe s’ka vision për zhvillim.

Askush nuk ka përfituar deri më tani në politikën kosovare duke injoruar kërkesat e elektoratit të vet e as tani nuk do të fitoj. E sidomos jo vetëm nga paraqitja gjatë fushatës sa për të thënë, paraqitje e cila nuk dihet se kujt i bënë më shumë përshtypje, mbështetsve apo kundërshtarëve politik.

Elektorati i opozitar,kërkon reforma brenda partive politike që janë në opozitë në Podujevë, kërkon të lejohet brezi i ri të marrë përgjegjësi, kërkon që disa individ që janë bërë pengesë për zhvillim të proceseve që do të ndërronin pushtetin ne Podujevë, të shkojnë nga të qenit pjesë e vendimmarrjes politike në nivel lokal në emër të partive politike opozitare. Këta individ që kanë uzurpuar degët e partive në Podujevë, duhet të detyrohen të ikin nga aty pasi janë përgjegjës për bllokimin e reformave brenda subjekteve te tyre dhe kan dështuar të ndërrojnë pushtetin që nga paslufta në komunën e Podujevës.

Komuna e Podujevës po vazhdon të qeveriset nga LDK-ja, vetëm për një arsye, nuk ka kush i zëvendëson ata, pasi opozita nuk ka ofertë serioze, kandidat serioz me të cilin do të garonte për të parin e Podujevës. Duke mos pasur ofertë më të mirë qytetarët e Podujevës, vazhdojnë të mbajnë në pushtet LDK-në, edhe pse qytetarët nuk janë të kënaqur me punën e tyre.

Njëkohësisht asnjëherë opozita në Podujevë, nuk ka humbur më shumë simpati sesa nga oferta boshe, e shtirur, llafamane, pa thelb, pa ide, që përfaqësohet nga njerëz që nuk dihet se kur mund të kenë lexuar një libër për herë të fundit, por të gatshëm kurdoherë që, për hatër të interesave përsonale të tyre të mbajnë qytetin pengë, pa ndryshim të klasës politike dhe të mbajnë në opozitë edhe një mandat shtesë elektoratin besnik të tyre.

Është shqetsuese si elektorati i tyre (opozitës) është kaq pasiv dhe nuk kërkon llogari edhe publikisht nga përfaqsuesit e tyre, pasi janë të njejtit njerëz që nga paslufta që vazhdimisht humbin dhe prap nuk lëshojnë rrugë, nuk lejojnë reforma. Kjo vetëm LDK-së, mund ti konvenoj pasi nuk ka konkurrencë kualitative që mundë ta sfidojnë LDK-në, me këta njerëz. Më vjen keq që një opozitë e tillë është në vendin tim të lindjes. Jo se pozita shkëlqen, por një opozitë e tillë, ku më shumë është vajmedet se sa me mend, është mjerim i gjithë politikës në nivel lokal. Një opozitë aktive dhe e menqur i nxjerr punë qeverisë komunale, e bënë të djersitet, të mos mund të fshehë të vërtetën e hidhur dhe jo ti ndihmojë këtij pushteti që të miratojë vendime dhe dokumente që janë në kundërshtim me ligjin dhe vetëm për interesa të ngushta përsonale. Kujt i duhet një opozitë që frigohet nga mediat, kujt i duhet një opozitë që për vite të tëra nuk therret asnjë konferencë për gazetar, asnjë prononcim për hallet e qytetit nga dretjuesit e degëve, përveq disa zërave individual të asambleistëve të cilët ndihen të braktisur nga dretjuesit e vet, pasi asnjëherë nuk marrin mbështetje publike për punën që bëjnë në kuvend.

Opozita nuk është duke ofruar asnjë alternativë apo program konkret, që do ti mundësonte votuesve të zgjedhin më mirë se sa janë tani duke zgjedhur. Një opozitë të shpartalluar kështu, që shkon duke i thelluar humbjet edhe në bastionet e saj, me lider që nuk duket për së gjalli dhe nuk e votojnë as ku ka lindur, një opozitë e tillë është mjerim i politikës dhe me ose pa vetëdije është në shërbim të qeverisjes aktuale.

Opozita në Podujevë ka vetëm një rrugë shpëtimi. Të shkëputet nga hallkat e saj të vjetra, nga njerzit që tërë ditën rrinë qajtoreve dhe flasin për politika “Globale” që e kanë bërë politikën tonë si një ndërrmarrje të turpshme. Nëse ka një njeri që duhet të ikë nga politika ata janë drejtuesit opozitar në Podujevë.

Por duke i njohur mirë, ata nuk do të ikën vet pa iu ndihmuar duke i detyruar të ikin, nëse ata nuk ikën, mos u ankoni nëse prap edhe pas zgjedhjeve lokale që po vijnë, do të qeverisë e njejta strukturë nga LDK-ja, edhe për më shumë kohë.

Lexo të tjera