11:01 / E martë, 18 Korrik 2017

Na la “Bugja”

Na la “Bugja”

Lamtumirë mësues e koleg Qani – ndonëse sot je i shtrimë – pusho një trohë se e di, je i lodhun nga jeta, nga gazetaria… nga ne, miqtë tu! Due me e majtë të gjallë pammjen tande vertikale! E, çou dikur në ndonjë kozmogoni tjetër se kemi gjâna për me bâ!??? Gjâna nga ato ma magjiket, që andrrat tona rinore të na realizohen, sepse jeta ishte e ashpër me ne…

* * *

Me Qani Mehmetin jam njoftë që në vitete e hershme ‘80ta të shekullit 20, si nxanës gjimnazi në Kamenicë e pastaj edhe si nxanës gazetarie në Prishtinë.  Mjekërrkuq shpatullgjanë të cilit asokohe i lakmojsha në profesionin e tij. Atëherë nuk e kisha imagjinu se një ditë kemi me u bâ kolegë e miq t’mirë.  Por ndodhi kjo më 1986 kur nga gazeta e studentëve “bota e re” kalova me punë tek “Zëri I rinisë” dhe pashamngshëm aty do të ishte redaktori im i parë Qani Mehmeti, i cili u shndërrue edhe në mësues gazetarie për ne, kolegët ma t’ri! Redaktori – si i thoshin atëbotë - i politikës së brendshme! Kurrë s’kam me e harru mësuesin që shpesh e harronte pallton vjerrë në Redaksi, e ne gazetarët e rinj ia kishim tutën - jo që do të na rrihte – porse duhej të respektonim oraret e shkrimeve, sepse palltoja e tij ishte shenj ae ai sillej verdallë! Dhe gjithmonmë do ta kujtoj kolegun e mikun aty diku , vërdallë. 

“Bugjëm” si djla t’ri e mbaj mend mjekërrkuq e shpatullgjanë e n’ditët e mbrama si një marinar fort i thinjun ilir dhe i lodhun nga udhëtimet netëve me stuhi, miqtë ma t’ngushtë e kishin quejt “Bugja” që në epokën e kominizmit u thuhej politikanëve të rangut ma të naltë! Demek ‘bugjevana’ që i bie në njëfar’ dore hedonist! I parregullt në jetë por i matun në hapa, profesionist i zoti dhe humanist i pashoq e zemërgjanë, që të nxiste t’i dilje në krah e ta mbroje nganjëherë edhe nga vetja e tij, sepse shpenzonte shumë energji me njerëz që i shtireshin si miq por që në raste të ndryshme edhe e keqpërdornin. Dikur si i ri shoqnohej me Skënder Durmishin (tash diplomat) e Ramiz Krasniqin (tash avokat) kurse në moshën e tij të mesme ishte i pandashëm me Agim Malën (kolegun dhe shkrimtarin), Avni Spahiun (diplomat), Nazmi Misinin, (gazetar) e sëvoni më së shumti me Gani Dilin. Në vitet e vona 80 kishte një miqësi me Rexhep Qosjen dhe Ukshin Hotin. Kurrë nuk kam me e harrue një rast kur shteti jugosllav shpalli shtetrrethimin dhe ne, Blerim Shala, Hazir Reka dhe unë dolëm të zymtë nga Redaksia dhe u ndalëm i copë herë tek qoshku i kuq i gazetave që atëbotë ishte para Pallatit të shtypit dhe me shqetësim po it hoshim se Serbia do të përgatiste masakra mbi në!? 

Nuk e fshehu as ai shqetësimin por po na thoshte se gjatë një bisede me Qosjen ai do t’i ketë thanë se Shqipnia do të na mbronte dhe kishte uzdajë se megjithatë serbët nuk do të nisnin ndonjë fushatë gjenocidi… Shpnesa e Tina tek Shqipnia ishte legjitime porse ai nuk kishte pritë që ajo Shqipni e hekurt staliniste, e panjohtun për ne, do të binte pas një viti… Kishte ndojherë hove, idhnime natyrisht, porse ishte i kthyeshëm… E kemi menue, bâ e redaktue bashkë atë çudën p’ej gazete (njatë gazetën e amdhe sa një sofrabez!) që masi lexohej u shërbente studentëve në konvkte për me e shtru bukën e molerëve me i mbulue xhamat me bojë, që unë e pata emnue “Lajm” (në trajtëne pashqueme) sepse ai insistonte në trajtën e shqueme, por – i thash – shef tek ne shqipatrët e Kosovës njerëzit kur takohen e vesin sho’i’shoqin: “A ka naj lajm, naj t’re! “ “A bre Guli – kështu na thërriste neve kolegëve ma të ri – po problem je… “!? - m’tha dhe e pranoi evrsionin tim. Dhe qe sot, në orët e hershme t’mjesit m’erdhi ai lajm i lig: Qania nuk asht ma me ne! Kur e pyesnin miqtë se si ndjehej ai shprehimisht u thoshte: “Vertikalisht!” 

E bâni një jetë vërtet në vertikale.  Ka bâ kompromise por nuk asht lakue asnjëherë! Nacionalist, por njohës i mirë i çashtjeve baallkanike e posaçëm skenës politike në FYROM. Kemi debate edhe në emisionin “Click” në RTV 21… Sëfundi, asht shoqnue intensivisht me Gani Dilin dhe me mue.  Ata dy, kanë ditë të më nxjerrin në 12 të natës nga shtëpia, kanë të më thërrasin në 2 pasmesnate, me dalë me “Mercedesin” e tij - të cilin e voziste kryesisht Ganiu – dhe iknim kah na tekej. Tek bredhnim netëve si hajdutë t’pa sherr na tregonte se si njëherë si gazetar i ri kishte shku me i vizitue pleqtë e tij në Dragomisht të vogël, tek vendlindja e tij – dhe baba Aziz i kishte cokatë e mpreh kosën me kositë livadhet dhe Qania pa e ditun as megjet e tokës së babës i copë herë kishte kositë livadhin e fqiut! Derisa kishte shku i ati dhe duke e tallë dhe rrfente t’i ketë thanë: “Shko n’Prishtinë te gazetat Tua se nuk je për livadhet e mia!”

Lamtumirë mësues, koleg e mik! Ke me me mungu shumë.  Dhe tash e di se me ta pas menu dekën, kurrë nuk kisha pritue me u çue në 2 pas mesit t’natës e me dalë n’kafe!!! Gajret Besianë, Mentor dhe Zoja Mehmeti! Kaq ishte! Por rrfimet dhe çastet e bukura me Qaniun , do t’i mbajmë të gjalal përjetësisht Dikur në ndonjë millennium bahemi bashk e vërtet bajmë gjana, nga ato të paimagjinueshmet! Të parealizueshmet këtejpari!!!

P.S.

Qani Mehmedi asht le me 12 mars 1953 në Dragomisht të Vogël të Kërçoves.  Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë kurse studimet për gazetari dhe diplomaci në Universitetin e Prishtinës ndërsa ka magjistrue në shkencat politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Punoi gazetar dhe redaktor në gazetat ”Bota e re “ dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës , në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës “Dituria”. Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen “Lajm” kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.

Shkruan: Halil Matoshi

Lexo të tjera