13:21 / E martë, 03 Tetor 2017

Opozita ta mbroj Kosovën nga kjo qeveri

Opozita ta mbroj Kosovën nga kjo qeveri

Puna më e madhe e opozitarëve aktual në Kosovëështë ta mbrojnë Kosovën nga kjo qeveri, qeverinë nga vetja e saj dhe komunitetin serb nga Beogradi. 

Shkruan : Faton Abdullahu

Kryeministri aktual i Kosovës z. Haradinaj këto ditë ështëshumë i kujdesshëmtë lë përshtypje tek qytetarët se ka ekstra potencë dhe vullnetnë gufim, për tëkryer punë e shtyrë procese përpara. Me një lloj nxitimi, por edhe shkujdesje të njeriut qëpo përvjel mangët për t’i hyrë punës, dhe me një ngutje në hapërimin e krusur oshilues, ai po vdes për të krijuar përshtypjen se - unë kryj punë ju llomotitni sa të doni. Por ka një diskrapancë të kësaj solo potence tëz. Haradinaj si individ dhe Haradinajt si Kryeministrit për të cilën do të bindet qytetari shumë shpejt e pak më vonë edhe ai vet. 

Të pranosh sikundër ka pranuar Kryeministri Haradinaj dhe të tjerët bashkë me te, ta marrin udhëheqjen e kësaj qeverieme mundësi jo zakonshëm të rerduktuara dhe paraprakisht disfatiste për të vendosur e shtyrëprocese përpara,duhet të kenë qenë të prirur nga disa ambicie dhe interesa për shumëçka jo të zakonshme. Këto faktee rrethana më japin të drejtë tëmos pres 100 ditët e para për ta vlerësuar dhe parashikuar këtë qeveri. 

Nuk do të them diçka të re nëse konstatoj se kjo qeveri do ta ketëshumë shpesh të pamundur të marr vendime të rëndësishme,kurse gjithmonë do ta ketë krejtë të pamundur të merr vendime të mëdha shumëtë rëndësishme për interesat e vendit tonë. 

Do të jetë kështu sepse kjo qeveri nuk do të mund të shtyj procese përpara pa pëlqimin e përfaqësuesve të komunitetit serb e kjo do të thotë pa izën e Beogradit zyrtar. Kjo nuk do të ndodh vetëm atëhere kur duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës,pra kur vendimet e qeverisë për të kaluar kërkohet edhe dy të tretat e krejt kuvendarëve dhe po aq tëpërfaqësuesve tëkomuniteteve, por kjo do të ndodhëshumë më shpesh se kaq, sepse kjo qeveri ka përkrahje të vogël në Kuvend dhe predispozitat për të qenë impotente dhe dështuesenëvendimarrje janë të mëdhadhe pritet shpejt të jemi dëshmitar të këtij realiteti nonsens qeveritar. Përkundër kësaj z. Haradinaj dhe qeveritarët aktualpa drojën se mundtë dështojnë, pa hezitimin se mundtë korriten, përvjelën mëngët dhe hyxhym e në qeverisje, ku të del le të del. 

Të gjithë ata qeveritar aktual që e kanë bërë këtë veprim duket se kanë një konfidencë që ka kaluar në mospërfillje arogantendaj një realiteti që nuk mund të anashkalohet asnjëherë, e ai realitet do të determinohet nga interesat që gatuhen në Beograd dhe tek një numër i madh i përfaqësuese të komiuitetitr serb të Kosovës. Kjo diktohet dhe impoonohet nga numrat. Prandaj puna më e madhe e opozitarëve aktual në politikbërjen në Kosovëështë ta mbrojnë Kosovën nga kjo qeveri, qeverinë nga vetja e saj dhe komunitetin serb nga Beogradi. 

Ka edhe një shpjegim që mund ta ndëgjosh tek disa këto ditëse, kjo qeveri nuk do të lëshoj pe, sidomos jo ndaj Beogradit zyrtar, sepse ajo përbëhet me ish luftëtar e njerëz të dëshmuar në jetën e tyre për gatishmërinë për flijim. Plotësisht e paqëndrueshme. Po të ishte kështu ata nuk do të duhej t’i hynin kësaj pune fare dhe t’i pranojnë rrethanat disfatiste, vetëm për të qenë në pushtet.

Për aq sa i ka bërë e kaluara e tyre konfident dhe aspak heziotues, bile jo pak arogant,për të pranuar të qeverisin në rrethana disfatiste për interesat e qytetarëve të Kosovës, për aq opozita ka obligim shtetndërtues t’i mbroj interesat e Kosovës, duke u munduar që sa më shpejt ta qoj këtë qeveri në shtëpi, sa s’ka bërë gabime të pariparueshme.

Lexo të tjera