21:41 / E enjte, 31 Gusht 2017

Paqa është alternativë sfiduese e armiqësisë

Paqa është alternativë sfiduese e armiqësisë

Shkruan: Ilir Gashi

Rrugëtimi i Presidentit Hashim Thaqi për përfundimin e çështjeve të hapura me Serbinë, duhet të mbështetet nga opinion i gjerë, ashtu si edhe nga politika, mediat etj. Ky, është synim edhe i aleatve tanë strategjik. Pse? Politikbërja është komplekse, idetë e zhvilluara dhe konkluzionet determinohen nga proceset e mëdha të cilat kërkojnë proaktivitet dhe qasje direkte në ritmin dhe zhvillimin e tyre. Bash për këtë, edhe kërkohen veprime të guximshme, vendime që tejkalojnë çdo interes individual, gruporë, partiak etj. Por t’i referohemi historisë, e shohim se si shembuj ka mjaft. Pas luftërave të mëdha e të përgjakshme, në “tryezën e dialogut” kanë përfunduar gjermanët me françezët, izraelitët me vendet arabe (paqa e Kemp Deividit), kroatët dhe boshnjakët me serbët etj. Nuk po konstatoj që janë bërë zgjidhje ideale, por me rëndësi historike ka qenë se janë ndërprërë armiqësitë dhe një “modus i paqes” mbi arritje të caktuara ( traktate, vendime, marrëveshje etj.), e ka zëvendësuar armiqësinë. 

Ka shumë arsye që Presidenti Thaqi duhet mbështetet drejt rrugëtimit të tij për përfundimin e çështjeve të hapura me Serbinë. Orientimi i tij dhe i yni, duhet të jetë përendimor. Asesi nuk duhet lejuar që segmente të caktuara ruse të instaluara në Kosovë për manipulim të masave dhe opinionit, e ku si qëllim kryesorë kanë prolongimin e procesit në emer të patriotizmit fiktiv, të vijnë në shprehje dhe të shkaktojnë pengesa në këtë drejtim. Po ashtu, duhet të jemi proaktiv dhe pragmatist drejt vendimarrjes për krijimin e Qeverisë dhe konsolidimin e institucioneve shtetrore. Si rrjedhojë, duhet të kemi konsensus për tema të mdha nacionale. Vendimet e mëdha tejkalojn pozitën e individit, grupit, partisë kur ato janë në interes të vendit dhe shoqërisë. 

Duhet të jemi koshient ndaj veprimeve politike të cilat më pastaj, krijojn realitet të ri. Veprimet tona, së pari duhet të jenë në interes të brendshëm dhe se ato, duhet të jenë mbi interesa opozitare, dhe ngjashëm. Por, ne duhet të jemi koshient edhe bashkëpunues me faktorin ndërkombëtar dhe se partneriteti ynë me bashkësinë ndërkombëtare duhet të jetë korrekt, i fuqishëm. Ne, me asnjë çmim nuk duhet që t’i zhgënjejmë partnerët – aleatët ndërkombëtar në krye me SHBA-të që kanë bërë aq shumë për ne. 

Është shum e vështirë që në kohë reale të jesh edhe transparent aktiv, e edhe të keshë para vetës vendime të duhura për të prodhuar paqe dhe consensus për paqen, mirëpo kjo asesi nuk do të thotë që nuk është e mundur. 

Miqët dhe aleatet tanë nderkombëtar deshirojnë që shteti ynë të jetë modern, i fuqishem dhe strategjik në raportet ndërkombëtare. Ngjarjet që po ndodhin sot në shoqërinë tonë, kërkojnë vigjilencë politike dhe diplomatike sepse, nuk duken të jenë të rastësishme. Në të njejtën kohë, qoftë vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe qoftë transparenca që duhet të ketë ky dialog, është logjike të ketë diskrecion, arsye dhe qëllim që nuk rrezikon strategjinë e vendimëmarrjes që do t’i shërbente interesit afatgjatë të Republikës së Kosovës, por që as nuk bëhet shkaktarë i palës refuzuese në dialog. 

Jo të gjithë, brenda dhe jashtë vendit e pëlqejnë dialogun Prishtinë – Beograd, e do të thasha, as vetë Beogradi. Historikisht, është parë se një palë ndërluftuese me koncept nacionalist dhe pushtues si ka qenë Serbia, kurrë nuk ka hyrë në dialogun me dëshirë. Dihen arsyet. Atëherë, edhe më pak do ta pëlqenim ne dialogun. Ne, që kemi qenë viktimë! 

Fatmirësisht, sot ne nuk jemi “viktima” por pala fitimtare. Dhe, gjykimi më racional dhe më i drejtë, është që të mos i shmangemi dialogut dhe ta synojmë arritjen e paqës.



Lexo të tjera