17:17 / E diel, 17 Shtator 2017

Për pushtet të përbashkuar!

Për pushtet të përbashkuar!

Shkruan: Mr. Ramadan Halimi

Patriotizëm se jo mahi! Gjithë ato shfaqje teatrale për një karrige. Kush do të argumentonte ndryshe, besoj se askush! Çfarë hipokrizi amorale dhe politike! Vallë, a ka moral politika?

Një individ i thjeshtë do të mund të sajonte një përgjigje reale por një njeri me pretendime dhe i lyer nga jashtë me falsicitet lakmitar politik dhe i brumosur në shpirt me intriga dhe ligësi banditeske, kurr nuk jep një përgjigje adekuate, edhe pse diku e ka lexuar (nëse dallon shkronjat e alfabetit) apo të paktën ka dëgjuar nga goja e ndonjë miku të tij gjatë bisedave nëpër oda dhe konaqe (gjithsesi nëse di të dëgjoj). Të dëgjuarit është art dhe zotësi, jo gjithkush mund të pikasë.

Në gjuhën shkencore dhe akademike thuhet se ka moral në politikë. Unë dhe shumë mendimtarë, ekspertë të fushës politike, opinionistë por edhe intelektualë të fushavë të përgjithshme  pajtohemi me këtë mendim. Por shtrohet pyetja, a kanë moral politik ‘politikanët tonë’ të cilët pas shumë sakrificash dhe vuajtjesh personale dhe shoqërore (prej ekzistimit tonë si pupull) vihen në shërbim të intresave amorale ambicioze të ulëta pushtetare duke rrëshqitur drejtë një degradimi personal të pasqyruar me humbjen e vlerave të tyre patriotike dhe njerëzore. Jo kot populli thotë "vërja gishtin kokës". ‘Paraja dhe pushteti janë ligësi që bien pre vetë ‘të ligët’. Mos e humbni shkëlqimin e fituar me shumë mund dhe sakrificë. Po i referohem edhe një thënjeje të moçme kuptimplote "MOS U BËNI DARKA E DREQIT" duke u bërë mbrojtës apo avokatë të keqbërësve dhe kriminelëve vetēm për të ruajtur rehatinë momentale dhe kolltukun pushtetar. Nëse luftuam për shtet të së drejtës dhe ligjit, lëreni gjyqësorin ta kryej punën e tij. Kriminelët dhe banditët larg pushtetit dhe sa më shpejtë para drejtësisë. Mos e përdhosni gjakun e derdhur.

Mendohu gjerë dhe gjatë. Të gjitha këto kënaqësi janë kalimtare, o i dashur pushtetar! Përfitimet, pasuria dhe morali juaj njerëzor të cilin po krijoni në mënyrë të  pandershme padyshim do të jetë një ombrellë dhe ushqim ogurzi për fëmijet dhe familjet tuaja. A thua fare nuk shqetësohuni për shëndetin, mirëqënien dhe ardhmërinë e tyre duke e ditur që zhvillimi i tyre vjen si produkt i të mirave materiale ilegale që ju posedoni. Apo nuk e keni përjetuar forcën e  Zotit fuqiplotë se ҫfarë është në gjendje të bëjë, pasi që harami sanksionohet dhe ndalohet rreptësisht!

Vepro sa nuk është vonë o krijesë e Zotit. Tek e fundit gjithçka është kalimtare në këtë rrugëtim jetësor. Pushteti ndërrohet, pasuria vjen dhe shkon, vetë jeta kalon, bile dhe bukuria venitet.

Ku do të mbetesh ti dhe imazhi yt? Po, familja juaj! Po, të tjerë pasardhës!  Sigurisht pa pushtet, pa pasuri, pa miq dhe pa shok. Atëherë, përse ti jetove dhe luftove!?

Lexo të tjera