15:03 / E martë, 06 Dhjetor 2016

Përgjimet nga BIA nxisin Thaçin që të goditet Ramush Haradinaj

Përgjimet nga BIA nxisin Thaçin që të goditet Ramush Haradinaj

Shkruan: Bahri Gashi, (Anëtar i Kryesisë së AAK-së dhe Zv. Kryesues i Departamentit për Politika të Mbrojtjës dhe të Sigurisë)

Shkrimet muajve më parë në Redaksinë Serbe “Alo”, e cila kishte nxjerrë një artikull me titull: " Taći vara ženu sa lepojkom iz Amerike"!, lidhur me bisedat e Presidentit Thaçi me ish Ministres dhe tash ambasadores Vlora Çitakut për biseda, përkatësisht shpërfaqje intime të ndjeshmërisë mes tyre në periudha të caktuara, derisa ajo u detyrua të emërohet Ambasadore në ShBA dhe në të njëjtën kohë Thaçi do të detyrohet të dal me bashkëshorten e tij të tregtoj në një nga marketet e Prishtinës, tregojnë për infiltrimin e këtij të fundit në takimin me shefin e TV "B92" Veran Matiç javë më parë në qendër të Prishtinës.

Fakti, sipas “Alo”, që bukuroshja Çitaku, lë Kosovën, për tu bërë ambasadore në ShBA, komunikimet gjatë fazave të ndryshme për rëndësinë e karrierës së z. Thaçi, sikurse bisedat e mundshme që mund ti ketë Agjencia e Zbulimit të Serbisë BIA lidhur me bisedat Intime të dashurisë mes tyre, përbënë lajm shumë të keq për pasigurinë e zyrtarëve të lartë të shtetit në komunikimet e tyre.

Dyshimet bazohen edhe në faktin e kërkesës së z. Thaçi që formati i bisedimeve me Serbinë të ndryshohet nga niveli i deritanishëm i Kryeministrave në nivel të Presidentëve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Mundësia e ndryshimit të formatit të dialogut, lë për të dëshiruar arsyeje e vërtetë, për faktin se BIA mund të ketë realizuar përgjime të paligjshme ndaj ish Kryeministrit dhe Presidentit aktual z. Thaçi dhe ish Ministres Çitaku, aktualisht Ambasadore e Kosovës në ShBA.

 I zënë peng nga ndjeshmëria e interceptimeve të bisedave me tyre, mund të jenë kushtetuese në mes palëve për sa i përket ndryshimit të formatit të dialogut përgjithësisht dhe Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, në çka z. Thaqi mund të jetë i atakuar me kushtëzim nga përgjimet e mundshme nga BIA Serbe, madje duke tentuar së atakuari së fundi edhe figurën e pastër të z.Ramush Haradianaj përmes një tjetër mediumi serb, duke u vënë i tëri në shërbim të djallit.

Besueshmëria e krejt këtij procesi në mostransparencë, varet nga publikimet e mundshme të këtyre bisedave të ndjeshme me karakter intim. Nëse kjo del të jetë e vërtetë dhe opinioni një ditë do të mund të trazohet nga të tilla përgjime të lansuara nga BIA, presidenti Thaçi do të duhet të tërhiqet menjëherë nga funksioni i tij dhe të mos bëj lëshime të atilla, në favor të Serbisë për shkak të përgjime që mund ti ketë realizuar BIA e cila në Kosovë vepron me kapacitet të plotë poshuajse në të gjitha zonat urbane dhe veçmas në lokalitetet minoritare Serbe.

 Asociacioni si domosdoshmëri për krijimin e një rendi të ri juridik të minoriteti Serb në Kosovë, aktualizon edhe më shumë këtë shpërfaqje dhe ndikimin e shërbimeve serbe të Inteligjencës në dëm të Kosovës.

Supozimi i bazuar se BIA mund të ketë instaluar pajisje me aftësi përgjimi në distancë, apo edhe nga ndërhyrja në sistemin e të dhënave përmes VALA dhe IPKO, lë shumë për tu shqetësuar me sistemin e pambrojtur të komunikimit për të gjithë qytetarët e në veçanti inkriptimin e bisedave për zyrtarë të lartë të shtetit, ndaj të cilëve në situata të ndryshme do të mund të shantazhoheshin apo të kushtëzohen me të tilla përgjime të ndjeshme.

Takimet e fundit me shefin e TV "B92" Veran Matiç, një pararojë mediatike e BIA-së, tregon qartë se i inkriminuari, z.Thaçi me të tilla veprime shantazuese, i zënë peng sipas BIA- së, duket se ka nisur një fushatë të ultë dhe  antikombëtare kundër dhe në drejtim të figurës së pastër të z. Ramush Haradinaj, duke i aktivizuar vartësit e tij në Prishtinë Maliqët dhe në Beograd Matiçët.

Lexo të tjera