20:59 / E hënë, 06 Mars 2017

Përvjetori i 130 i shkollës së Korçës e gjenë Kosovën me mbi 130.000 analfabetë

Përvjetori i 130 i shkollës së Korçës e gjenë Kosovën me mbi 130.000 analfabetë

Sivjet Dita e mësuesit-7 marsi,  paraqet një përvjetor të veçant jubilar,  sepse mbushën plot  130 vjet nga fillimi i punës së shkollës së njohur të Korçës.

Arsimi në Kosovë ka kaluar shumë sfida,  por vazhdimisht duke iu falenderuar shpirtit liridashës të shqiptarëve ka mbijetuar.

Sfidat na kanë bërë më të fortë por mileniumi i tretë ka hapur shtigje të reja, epoka e globalizimit kërkon energji shtesë dhe përkushtim institucional për tejkalimin e tyre.

Në vend që të mobilizojmë të gjitha resurset për arritje të reja, në vend që të vrapojmë për të kompensuar kohen e humbur,  ne ende kemi mbetur ne epokën e mbijetesës. Ky mentalitet nuk tejkalohet pa një konsensues nacional për trajtimin e arsimit si prioritet kombetarë.

Por në Kosovë vështirë arrihet konsnsuesi. Shteti i kapur nuk lejon konsensues as për ingritetin teritiorial të vendit, e le më për cështje të tjera.

Krerët shtetërorë të Kosovës janë të preokupuar vetëm me mbijetesën e tyre përsonale politike duke kapur të gjitha segmentet e shtetit. Atyre janë të detyruar t’ju bindën të gjithë, përfshirë edhe mediat. Shembulli më flagrant ishte letra e kryeparlamentarit drejtuar fëmijëve të vet, që mediumi i vetëm publik e tansmetojë me shumë entuziazëm, në emisioni kryesorë informativ të ditës.

Do të ishte e mirëpritur një letër e hapur drejtuar fëmijëve të Kosovës në të cilën krerët e shtetit zotohen për sigurimin e përspektivës dhe  mirëqenjes së tyre arsimore, materiale, të sigurisë e tj.

Megjithatë ata kanë zgjedhur të flasin në njejës, vetëm për fëmijët e tyre.

Do të ishte obligative që prindërve të fëmijëve të iu bëhet e qartë arsyeja pse ata nuk kanë çerdhe, kopshte dhe shkolla, pse Kosova në përvjetorin e nëntë të pavarsisë ka 53000 analfabetë klasik dhe 86000 analfabetë funksional, dhe cilësinë më të ultë të arsimit në rajon dhe më gjërë.

A i lexojnë qeveritarët tanë faktet e paraqitura në Raportin e Progresit dhe Departamentit Amerikan i Shtetit.

Populli i ka lexuar me vemendje këto raporte. Në të parin, në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian të vitit 2016 thuhet në mënyrë decidive: “Vetëm 3.7% e fëmijëve kanë ndjekur arsimin parashkollor (mosha 0-5) dhe 74% e fëmijëve të moshës 5-6 ndjekin arsimin para-fillor”.

Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues të sqaroi opinionin publik pse ka lejuar dhe vazhdon të toleroi këtë gjendje të mjerë në këtë nivel.

Pse fëmijët e nivelit 1 dhe 2 vazhdojnë mësimet me një Kornizë Kurrikulare që vazhdimisht pilotohet. Pse MASHT nuk siguron tekste dhe materiale tjera shkollore të domosdoshme për nxënësit e këtij niveli, pasi kemi të bëjmë me arsim të detyruar.

Në arsimin e mesëm të lartë gjendja paraqitet edhe më e vështirë sepse rrjeti i shkollave nuk garanton progres. Raporti i përfshirjes së nxënësve në gjimnaze vazhdon të rritet në krahasim me shkollat profesionale në vend që të ndodhë e kundërta.

Shkollat profesionale dhe institucionet e arsimit të lartë, nuk janë në funksion të tregut të punës.

Roli i Agjencionit për Arsim dhe Aftësim Profesional mbetet i paqartë, thuhet ndër të tjera në Raportin e Progresit 2016.

Institucionet private të arsimit janë shëndrruar në organizata të profitit për njerzit e qeverisë dhe familjarët e tyre.

Standardet e cilësisë nuk respektohen gjajtë procesit të licencimit dhe akreditimit, pasi mungojnë mekanizmat e domosdoshëm të monitorimit dhe inspektimit.

Kemi ndërhyrje politike në procesin e vlerësimit të jashtëm pasi mungojnë mekanizmat e pavarur për garantimin e  një procesi kredibil dhe të besueshëm.

Në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit jepen të dhëna për trafikimin e qenjeve njerëzore, kryesisht femrave të moshës së re dhe abuzimit seksual të tyre me qëllim përfitimi.

Në vend që ministrat të merren me evitimin e këtyre dobësive ata përqendrohen kryesisht në deklarata boshe politike për përfitime ditore.

E tillë ishte edhe deklarata e para disa ditëve e ministrit Bajrami i cili shkollën tonë laike e identifikoj si shkollë ateiste. Nuk besoj që me këtë deklaratë ministri ka fituar ndonjë poen nga amabsadori amerikan i cili ishte prezent në atë takim.

Nga viti 2008 arsimi është shfrytëzuar vazhdimisht si  arenë politike nga koalicioni qeveritarë. Ni vitin 2008 ish ministri Hoxhaj bënte propagandë politike me Kornizën e Kurrikulit të Kosovës duke pohuar se ajo do të zbatohet gjatë mandatit të tij në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Po përfundon edhe mandati i tretë në MASHT i ministrave të PDK e korniza nuk po jetësohet, edhe pse është pjesë e Ligjit për Arsim Parauniversitar. Ligji nuk po zbatohet as sa i përket  përfshirjes së fëmijëve në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm të ultë,  edhe pse me këtë ligj është i detyruar.

Në çdo tubim publik ministri Bajrami për t’ju shmangur presionit të sindikatave, jep premtime boshe për hartimin dhe zbatimin e ligjit i cili rregullon statusin e mësimdhënësve gjatë viteve 1991-1999.

Tani kaluan mbi 17 vite në liri, por status i këtyre njerzëve që qëndrojnë në themelet e pavarsisë, vazhdon të mbetet i nëpërkëmbur.

Në përvjetorin e 130 të shkollës shqipe, ministri Bajrami dhe Qeveria e Kosovës, do të duhej publikisht dhe solemnisht jo vetëm të premtojnë por të marrin vendime qenësore për mirëqenjen e këtyre mësimdhënësve, që u sakrifikuan për shkollën shqipe në ditët më të vështira të mbijetesës së arsimit në Republikën e Kosovës.

Tani më kemi hyrë në një vit zgjedhor, bilanset e qeverisjes nga viti 2008 dihen, të gjithë do të bartim përgjegjësi për të ardhmën e fëmijëve tanë, nëse nuk shfrytëzojmë mekanizmat e ndëshkimit për mashtruesit.

Lexo të tjera