13:47 / E premte, 03 Mars 2017

Pse akuzoni Kryetarin e Komunës kur vet jeni fajtorë ?

Pse akuzoni Kryetarin e Komunës kur vet jeni fajtorë ?

Si mund të jesh kritik për një kryetar komune kur në fshatin tënd, në lagjën tënde nuk interesohesh dhe nuk e njeh përfaqsuesin tënd të lagjës apo fshatit, i cili në hierarkin të pushtetit lokal edhe pse nuk paguhet ka një rol të rëndësishëm, duke qenë se është ai përmes të cilit do të duhej të inicoheshin kërkesat, projektet, ankesat, propozimet dhe shqetësimet e fshatit dhe lagjës tënde.

Rasti i fshatit Orllan, ku nuk ka ujë të pijës tani e 18 vite, pas lufte dhe as nuk ka planifikim për vitet e ardhëshme tregon më së miri se skemi përfaqsues të denjë, të fshatrave e lagjeve tona. Ishte një tryezë e organizaur shoqëria civile në Orllan, që ngriti edhe një herë këtë qështje për publikun por aty mësuam edhe njëherë pse duhet të jemi të organizuar në nivel lagjeje dhe të mos pranojmë Injorant të thirrën si përfaqsues të fshatrave apo lagjeve (jo të gjithë janë të tillë).

Në këtë takim përfaqsuesi i fshatit në vend se to fliste për nevojën e ujit kishte hall tjetër, të mbronte komunën e podujevës, që kishte bojkotuar këtë takim dhe nuk ishte aty, pavarsisht se aty ishin edhe nga niveli qendrorë dhe ishte, Komuna e Podujevës fajtore që ska ujë të pijës për këta banor!!

Si mund të presesh se do të ndryshoj gjendja juaj të ofrimin e shërbimeve nga niveli komunal kur ti asnjë pik interesimi nuk tregon se si do të duhej të duket organizimi i lagjës tënde ose fshatit tëndë. 

Kan kaluar plot 18 vite nga lufta efundit, kur organizimi shtetrorë ka filluar të konsolidohet në nivelin lokal dhe është për keqardhje si, më mirë ishim të organizuar para lufte kur kemi ditur saktë për secilin se si qendron me mbijetesë,ushqim a veshëmbathje. Ndihmonim secilin që kishte nevojë në baza vullnetare askush nuk na refuzonte kur shpjegonim pse familjes se caktuar duhet ti ndihmohet ne një menyrë apo menyrë tjetër.

Atëhere zgjedheshin njerzit më të mirë për të udhëhequr me fshatin apo lagjen,kishte përgjegjësi dhe takime të rregullta edhe pse rrethana të jashtëzakonshme,natën apo ditën takoheshim dhe puna ecte. Po sotë çfar po ndodhë me ne? 

Sot askush nuk e din se kush është përfaqsuesi i tyre që mban lidhjen me pushtetin lokal –komunën. Gati askush nuk e njeh dhe nuk mbanë mendë se ndonjëhere ndonjë projekt apo propozim ka shkuar në komunë,përmes këtyre përfaqsuesve për të mirën e lagjës apo fshatit, përjashtimisht nëse ky “përfaqsues” ka pasur interes drejtpërdrejt përsonal në projektin e caktuar aiprojekt ka ecur tutje.

Këta përfaqsues të fshatrave apo lagjeve nuk janë të zgjedhur nga banoret e lagjës dhe rrjedhimisht nuk përfaqsojnë interesat e lagjës, por interesat e partisë politike në pushtet që i ka vendosur aty sa për formalitet. Si rezultat i kësaj gjendje “kome” të qytetarëve kemi investime sipas interesave politike dhe jo intereasve të qytetarëve sipas prioritetit.

Komuna e Podujevës nuk ka rregullore për përzgjedhjën e përfaqsuesve të fshatrave,ska procedura si të zgjedhet as si të shkarkohet një përfaqsues lageje, as si të jap llogari për punën e mospunën e vet. Këta të ashtuquajtur përfaqësues janë të emruar politik që s’kan mbështetje dhe as kurfar autoriteti, as para banorëve as para komune.Komuna e Podujevës ska as opozitë që do të ngriste këtë qështje para kuvendi komunal.

Në lagjet tuaja keni banorë që jetojnë aty dhe kanë autoritet, grada akademike, janë të diplomuar, student, aktivist civil, veprimtar të dëshmuar, mos pranoni të ju ofendojnë suke ju vendosur në krye të lagjes analfabet, servil të pushtetit cilësdo parti, interesat e lagjës tuaj nuk janë politike as partiake por nevojë juaj dhe detyrim i komunës pasi ju paguani taksa.


Lexo të tjera