19:19 / E diel, 27 Gusht 2017

Pse kaq joshëse politika!?

Pse kaq joshëse politika!?

Shkruan: Mr. Ramadan Halimi

Thuhet se politika është ‘art i së mundshmes’! Varësisht nga të kuptuarit e terminologjisë të asaj që shkruajmë dhe dëgjojmë, si duket tek ne shqiptarët ky term është keqkuptuar dhe po keqpërdoret sipas dëshirave personale. Art i së mundshmes për tu pasuruar!? Besoj kjo ka kuptim për disa që fare pak marrin erë nga politika. Po më duket pak mënyrë abstrakte për ta hedhur poshtë kuptimin e drejtë të kësaj shprehje e cila decidivisht ka kuptim tjetër në gjuhën dhe parimet e shkencave politike. Mendoj se nuk do shumë filozofi dhe analizë të thuktë për ta kuptuar nocionin e këti termi.

Le ta harrojmë kuptimin e kësaj shprehje dhe pasi të qasemi në politikë të pyesim veten, çfarë është kuptimi i qëndrimit tonë aty. Që të ngrisim mirëqenien tonë personale dhe plotësojmë egon tonë shpirtërore apo atë shoqërore e cila do t'i shërbente interesave të masës popullore në tërësi! Është vlerë e ulët morale mos ta kuptosh këtë dhe të veprosh ndryshe. O njeri, po ngritja e mirëqenies kolektive shoqërore detyrimisht ndikon edhe në ngritjen e standardit të familjes dhe individit, aty ku edhe ju bëni pjesë si të zgjedhur të popullit.

Politika nuk duhet llogaritur si profesion (diplomatët duhen shkolluar sepse ata e përfaqësojnë një shtet në arenën ndërkombëtare), politika është përgjegjësi  ndaj votës dhe besimit të dhënë nga ata që ju është kërkuar me as ngulm duke ju premtuar që vërtet do të jeni zëri dhe vullneti i tyre. Por çka ndodh pastaj! Zhgënjim i masës në pafundësi, përfitime personale dhe partiake deri në bllokim të jetës institucionale vetëm në realizimin e qëllimit individual dhe personal. Kjo në asnjë mënyrë nuk na benë mire.

Jemi dëshmitar të skenarëve të turpshëm politik në jetën institucionale në Kosovë që po zhagiten në pafundësi. Një shprehje e moçme popullore thotë "Jemi bërë gazi i botës"! Kjo është tallje me ata të cilët kanë votuar për këta deputetë.  Vallë përse!? Thjeshtë dhe shumë qartë, kjo bëhet vetëm nga lakmia për para dhe pushtet. Mos të gënjehemi nga fjalët e bukura emocionuese dhe petku i bukur i atyre që përçojnë mesazhe patriotike. Kjo nuk do shumë koment. Janë pak politikanë që po e bllokojnë dhe paralizojnë jetën e qytetarit për interesa dhe inate personale dhe partiake (e ata janë pothuajse nga të gjitha taborret politike dhe dihen botërisht kush janë). Durimit të popullit mund t'i vijë fundi. Prandaj, gishtin kokës dhe reflektoni sa nuk është vonë...

Lexo të tjera