15:05 / E premte, 21 Korrik 2017

"Kur shtëpia vjetrohet duhet të rinovohet, jo të prishet krejt"

"Kur shtëpia vjetrohet duhet të rinovohet, jo të prishet krejt"

Shkruan: Shemsi Jashari, Drejtor Ekzekutiv "Demokraci Fillon Këtu"


Disa ende për fat të keq mendojnë se, kur shtëpia pikë ujë nga kulmi duhet me rrënohet krejt shtepia për ta ndertuar prej fillimit!

Ne shpesh harrojmë për koston e ndërtimit të shtëpisë, kohën që kemi hargjuar deri sa e kemi ndertu dhe poashtu edhe djersën që është derdhur për ta ndërtuar atë shtëpi.  Sikur të llogarisim këtë kosto me siguri do të shohim se, aspak nuk është e arsyeshme që të rrënohet shtëpia por në vend të rrënimit, duhët të bëhën riparime të nevojshmë e sidomos pasi kulmi është vjetruar, duhet të ndërrohet dhe të vendoset kulm i ri sipas standardeve të kohës.

Kulmi i ri dhe me standarde të kohës, do ti bënte ball stuhive dhe rrëbesheve për një kohë të gjatë, duke kursyer mundin, kohën dhe sidomos, ndjersën e atyre që kan ndërtuar shtëpinë dhe çka është më e rëndësishmja do të ruante vazhdimsinë dhe trashegiminë, diçka që ka vlerë dhe që përmban historik të punës, kujtimeve dhe shërbimit që dikur kan dhënë ata që e ndërtuan. Nëse e analizojmë mirë, kjo ndërhyrje në renovim të shtëpisë do të duhej të bëhëj, para se shtëpia të rrënohej terësisht dhe para se themelet të dëmtoheshin aq shumë sa kostoja e renovimit do të ishte më e lartë se kostoja e ndërtimit të shtëpisë së re.

Nëse partitë politike në nivel lokal i shohim si shtëpi ku mijra njerëz, kanë dhën djersë e shumë kontribut, tani dy partive me të mëdha në vend PDK-së, dhe LDK-së, ka filluar të iu pikë uji nga kulmi dhe ndërhyrja është shumë e nevojshme për të shpëtuar themelet.

Nëse nuk ndërhyhet shpjet për të vendosur kulme të reja sipas standardit të kohës, patjetër që do të rrënohen deri në themel dhe dikush me siguri që do të kërkojë shtëpi të re, pasi jeta brenda tyre është bërë e pa mundur për standardin që gjenerata e re e kërkon dhe e meriton. Ky do të duhej të merrej si mesazh shumë i sinqert, nga të gjithë ata që kan përgjegjësin dhe fuqinë për të bërë riparimet e nevojshme.

Reformë e thellë dhe me standarde të reja, përveq që është obligim, është shumë ekzistenciale për dy subjektet politke PDK dhe LDK.

Lexo të tjera