19:18 / E hënë, 02 Tetor 2017

"Shpërngulja e Shqiptarëve nga Peja e rrethina në Turqi në vitet 1912-1994"

"Shpërngulja e Shqiptarëve nga Peja e rrethina në Turqi në vitet 1912-1994"

"Pa u vënë në lëvizje Rugova, nuk mund të të vihet në lëvizje Kosova" 

Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja e rrethina në mes të dy luftërave botërore do të vazhdoj me intensitet të shtuar. Qarqet shtetërore serbe, menjëherë pas ri-okupimit të Kosovës e të trojeve të tjera etnike shqiptare, në bazë të autorizimeve zyrtare, do të fillojnë me forma të ndryshme të presionit-në fillim nëpër qytete e pastaj nëpër fshatra.
Me qëllim të pastrimit etnik të tokave të pushtuara, terrori do të vazhdoj po me ato metoda që ishin praktikuar gjatë viteve 1912-1915, duke terrorizuar sidomos fshatrat kompakte shqiptare, siç ishin ato në Rugovë, Lugë të Baranit, etj.

Aksioni i parë që shënohet në dokumente, ishte edhe tash çarmatimi i fshatrave shqiptare-mbledhja e armëve nga shqiptarët dhe armatimi i kolonistëve serb. Për ta kryer këtë aksion, pushteti okupues serb formoj një rrjetë të fortë të stacioneve të gjandarmërisë, të cilave u ndihmonte ushtria. Kah gjysma e vitit 1919, pushteti serb filloj të angazhonte reparte të tëra ushtarake kundër popullsisë së pa armatosur shqiptare. Motivet e pushtetit serb ishin të ulëta, urrejtëse, raciste, parafashiste-me synim të pastrimit etnik të tokave shqiptare dhe kolonizimit të tyre me serbë e malazez.

Një metodë tjetër që përdorte okupatori serb në Pejë e rrethinë si dhe në pjesët tjera të Kosovës, ishte marrja peng e anëtareve të familjeve të kaҫakëve, të cilët, për qëllime Nacionalҫlirimtare, kishin dalur nëpër male duke flijuar edhe jetën dhe pasurinë e tyre.

"Pa u vënë në levizje Rugova, nuk mund të të vihet në lëvizje Kosova" 

Në muajt e parë të vitit 1920, pushteti okupues serb arriti t`i shpërngulte në Turqi familjet e para shqiptare nga qyteti i Pejës-pas luftës së parë Botërore. Organet serbe të pushtetit-të qarkut dhe të rrethit-urdhëruan qarqet ushtarake që ta intensifikonin procesin e shpërnguljes në Turqi dhe të bënin presion sidomos në fshatrat e Rugovës. 
Pa u vënë në lëvizje Rugova – thoshin atëherë serbët-nuk mund të vihet në lëvizje Kosova.

Për këtë qëllim, organet serbe në nivelin më të lartë kishin pregaditur planet e programet e veta të përpunuara deri në hollësi. E për zbatimin e tyre në territorin e Pejës e të rrethinës dalloheshin atëherë sidomos një far Punisha Raҫiq me ndihmësit e tij. Sipas të dhënave nga burimet serbe, deri ne vitin 1925 në territorin e Pejës e të rrethinës ishin plaçkitur ose masakruar në masë 41 fshatra shqiptare. Ndërkaq në një analizë të komitetit të Kosovës nga viti 1941, nuk ka pasur fshatë a lagje në rrethin e Pejës ku nuk ka qenë të burgosur e masakruar së paku dhjetë burra me autoritet.


Lexo të tjera