23:52 / E enjte, 24 Gusht 2017

Realiteti i nënvetëdijes!

Realiteti i nënvetëdijes!

Shkruan: Feride Ahmeti

Sot ndodhë gjithçka, edhe e pamundura bëhet e mundur. Fajsohemi, gjykohemi, ulemi, brengosemi, tradhtohemi dhe gjithçka tjetër. Ne jemi si pasant të kohës; a ka mbetur të paktën ndonjë njeriqë  buzqeshë në mënyrë tësinqertë, pa e vrarë mendjen për asgjë,  pa pasur një pikë të zezë në zemër, kur pas çdo buzëqeshje fshihet diçka brenda saj me sy të errësuar?! 

Po, përndryshe, si do të ishte jeta pa brenga, vetëm me gëzime e buzëqeshje me të mira e pa asnjë shqetësim, dhe a do tëishte jeta e ëmbëi sa vetë mjalti?!... apo jeta do bëhej një monotoni ku do të na mungonin gjëmbat dhe sfidat e saj. Jetën pa brenga nuk mund t’a shpjegojë askush...mbase askush se ka provuar!

Ne njerëzit jetojmë në këtë botë sfiduese,me sprova të shumta, sa që ndonjëherë sinqeriteti i tepruar na zhytë në skuta të errëta,aty ku nuk i shohim as gjymtyrët tona dhe qëndrojmë syhapur duke i shikuar njerëzit që na përqeshin për fundosjen tonë pa na njohur kurrë ngritjen e sërishme. Dhe ju humbin buzëqeshjet kur na shohin përseri në këmbë.

Është shumë neveritëse kur syri i njeriut dëshiron të shoh vetëm keq dhe kënaqet me katrahurën. Ju lutëm, kurrë mos mendoni se në këtë botë ka një realitet të përsosur. Askund s’ka përsosmëri. Kupto se kjo botë është një ekuacion me shumë të panjohura dhe çdo herë pret zgjidhjen nga zemërgjërsia dhe nga margaritarët e buzëqeshjes sonë.

Kujdes! Kurrë mos i përvetëso gjërat dhe të mirat e të tjerëve dhe mos lejo me guximin tënd intelektual t’Iipëvetësojnë gjërat tua. Mendo dhe gjyko vetëm pozitivisht. Një ditë do të harrohet gjithçka. Do të shpërblehet vetëm pozitiviteti yt për të cilin do të qëndrosh vertikalisht, krenar e me kokën lartë.

Sfidat e jetës dhe e kaluara e vështirë nuk duhet të zbrapsin kurrë, sepse tek e fundit historia nuk njeh njerëz të mdhenj me një të kaluar të lehtë.

Lexo të tjera