12:41 / E diel, 26 Mars 2017

Ruzhdi Jashari: Sa më parë Kosova me ushtri dhe ballkani në BE, “Nesër është vonë”

Ruzhdi Jashari: Sa më parë Kosova me ushtri dhe ballkani në BE, “Nesër është vonë”

Marrëdhëniet Perëndim-Rusi, grushtshteti në Turqi, marrëdhëniet Turqi-Perëndim si dhe luftërat në Siri  Irak e Afganistan. Sulmet e “moratajes së zezë” vetvrasëse të ISIS-it që po marrin jetëra njerzish të pafajshëm, në emër të “allahut e kalifatit”, në lindje të mesme dhe kudo në shtetet e lira demokratike, po prodhojnë kriza të nivelit ndërkombëtar. Ndërsa në terenin “tampon zonë” të Ballkanit Perendimor të gjitha levizjet për: “konsolidime e rikonsolidime”, “prishje ekujlibrash” e “ekspansionim interesash strategjike të fuqive përtej Ballkanit”, e veçmas atyre ruse, po përpiqën të krijojnë realitete të reja, për tregimin e muskujve kundrejt fuqive rivale të BE-së, ShBA-së dhe Mbretrisë së Bashkuar. Ballkani i lidhur ngusht me vlerat demokratike perëndimore, rrezikon që të futet në krizë të re, për faktin e një ngadalësie veprimi dhe një oportunizmi të Perëndimit karshi Serbisë, përmes së cilës Rusia po synon ta hap një krizë të ngjajshme me atë të Krimes në Ukrain.

Shembujt e veprimeve aneksuese të Rusisë në Krime, për kontroll mbi Detin e Zi, ngjallja e ëndrrave të vjetra për kontrolle e çarkullim ushtarak të flotës ruse, përmes Bosforit kundrejt Mesdheut, për pika ushtarake ruse në Adriatik dhe ndërlidhja e tyre përmes ujrave të Mesdheut, nuk jan risi. Veprimet komplotiste ruse në Mal të Zi, përpjekjet destabilizuese përmes trenave dhe obstrukcioneve serbe në pjesën veriore të Kosovës, përpjekja serbe për ngulfatje të funksionalizimit të shtetit të Kosovës, përpjekja përmes Sërpska Republikës serbe të Bosnjes për defunksionalizim dhe coptim të Bosnje Hercegovinës, veprimet e shpiunazhit rus në Maqedoni, për destabilizim të shtetit Maqedon, janë tregues pa koment për synimet e Rusisë.

Politika e stërzgjatur për anëtarsimin e plotë të Ballkanit në BE, ka ngjallur shpresat ruse për rikthim në Ballkan. Madje, në këtë drejtim, një politikë tepër e ngathët e BE-së karshi Ballkanit, nga çarçet ruse po shihet si ambient i favorshëm për investimet e Rusisë në Serbi; si ç` janë ato: ushtarake, ekonomike dhe të shpijunazhit, e që po shtrihën dhe, po provojnë të gjejnë ambient edhe në shtetet tjera të Ballkanit. Ndërsa, indiferenca e BE-së, në këtë drejtim, ka ngjalur nervozë tek popullsitë e Ballkanit të rreshtuara pro vlerave demokraike perendimore, dhe në të njejtën kohë është hapur teren dhe jan shtuar apetitet e veprimeve “komode” ruse ne Ballkan.  

Të gjithëve na jan të ditura përplasjet dhe luftërat botërore, që shkaktuan qindra e miliona vdekje njerzore të gjitha kategorive; femijë, gra e pleq të pafajshëm dhe shkatrrime kolosale ekonomike, qindra e miliarda dollarëshe. Luftërat në shkallë botërore e para dhe e dyta, njëra ndizet në Ballkan e nisura nga Sërbia.

Që nga fillimi i shpërbërjes së krijesës “jugosllave” na janë të freskëta luftërat që përgjakën Ballkanin. Skenat ishin të trishtueshme dhe krimet ishin të papara. Projektimi i gjenocidit dhe ekzekutimi i tij dolën nga fundamentalizmi serb i filluar në Kosovë në vitet `80, e pastaj duke vazhduar në luftrat (1991-1999)  mbi Sllovenin, Kroacian, Bosnja e Hercegovin dhe duke përfunduar në Kosovë. Serbia nuk e mori dënimin për gjenocidin e ushtruar shtetëror mbi popujt e pafajshëm, dhe me të njejtin mentalitet dhe të njejtën filozofi nacionaliste të veprimit po vepron edhe sot!  

Serbia “as në BE” e “as në Lindje”, “edhe në BE edhe në Lindje”, është një truk i madh, është një shpres shterpe dhe një pengëmbajtje e Ballkanit Perendimor, i cili duke prijashtuar Serbinë, është rreshtuar në binarët e integrimeve evropiane dhe nuk ka rrugë të dytë, si ç` po vepron Serbia.

Sërbia e ledhatuar nga Perendimi po e rrezikon paqën në Ballkan. Perendimi vlerat demokratike po i “fundosë” në Serbi në tentim të joshjes së Serbisë “gjoja për ta shkëputur nga ndikimi rus”. Deklarimet e saja janë tepër të qarta; Vuqiq e tha më 24 mars, se “Serbia kurrë nuk do të hyn në NATO”, në forcën kolektive të sigurisë së vlerave të lirisë dhe demokracisë. Ndërsa është hipokrizi, në të njejtën kohë “rruga që po ndjek sërbia për integrime evropiane”.

Prandaj, sa më parë që është e mundur Kosova të bëhët me ushtri, për të lëvizur drejt anëtarsimit në NATO, dhe Ballkani të integrohet në BE dhe strukturat Verio-Atlantike. Nesër është vonë, Perëndimi sa më parë duhet të veproj. Vonesat do të shkaktojnë kriza, të thella, që vështirë do t`menagjohën!

Qytetari i Kosovës; fëmija e adoleshenti, bujku e fermeri, tregtari e zyrtari i administratës, diplomati i salloneve e pacienti në spitale, dëshmorët që me pavdekësinë e tyre ndërtuan themelet e të ardhmës sonë, edhe skamnori që fëmija i dënes për një kafshat buke që i lakmon fëmijës së pasanikut, edhe ai që ndihet ashtu si të don vet; edhe ai që nodhet autobusëve, aeroplanëve, trageteve e “hajmeve” në kërkim të punës për egzistencë e jetë më të mirë, studenti e nxënësi, më në fund me gëzim e krenari do të kenë ushtrin e tyre të Forcave të Armatosura të Kosovës e cila do t`iu jep siguri.

Më në fund, Kosova me ushtrinë e sajë, nuk do të jetë vetëm konsumatore e sigurisë por do të kontriboj në sigurinë rajonale dhe forcimin e paqës në Ballkan.   

Lexo të tjera