14:11 / E hënë, 28 Gusht 2017

S’ka ngopje për pushtet

S’ka ngopje për pushtet

Shkruan: Endrit Binakaj

Ngopje s’ka për njerëzit aktual në pushtet e etja u është shtuar e atyre që synojnë pushtetin, të dyja qasjet janë shumë të rrezikshme, si njëra ashtu edhe tjetra. Këtu shtetit dhe qytetarëve të saj më së paku iu llogaritët kostoja, fatkeqësisht.

Kosova ne bazë të Kushtetutës është republikë parlamentare që do të thotë se Parlamenti është organi më i lartë në vend nga i cili burojnë dhe krijohen rrjedhimisht edhe të gjitha institucionet vitale të shtetit.

Pas çdo cikli zgjedhor që rendomë është pas përfundimit të një mandati të rregullt katër vjeçar apo siç po ndodh tek ne rrallë po e kryen afatin deri në fund të mandatit Parlamenti e rrjedhimisht edhe Qeveria. Për t’u formuar Parlamenti dhe zgjedhur organet e saja drejtuese, kryetari, nën- kryetarët dhe kryesia, nevojitët shumica e thjeshtë, 60+1.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN, edhe pas më shumë se dy muaj nga certifikimi i rezultateve nuk po mund ta krijojnë shumicën në Kuvend për t’i hapur rrugë krijimit të qeverisë, madje gjatë tërë kohës në media proklamohet se e kanë shumicën mirëpo realiteti që po ndodh brenda seancave po tregon diçka tjetër. Deputetët e zgjedhur nga vota direkte e popullit tash e dy muaj po marrin paga nga taksat tona, pa bërë asnjë punë të vetme, përpos disa fotove për facebook dhe sharjeve e fyerjeve kundrejt oponentëve të tyre politik. Se di në cilin vend normal paguhesh pa punuar?!

Jemi duke shkelur në muajin e tretë të krizës institucionale, përpos përfitimeve personale të pushtetit aktual që më çdo kusht tentojnë ta mbajnë atë, dhe në anën tjetër opozitës që tashmë është jashtëzakonisht e fort dhe po tenton  që ndonjëherë edhe përmes rrugëve antikushtetuese ti formoj institucionet, këtu në këtë mes qytetarët e vendit janë ata që do e paguajnë faturën në krejt në fund.

Kosova përballët më shumë së kurrë më problemet jetike, e politikanët tonë që po t’ia hedhësh një sy deklarimit zyrtar të pasurisë së tyre del të jetë pothuajse të gjithë milioner, paramendojeni pjesën tjetër të parave të kamufluara përmes formave mafioze.

Së këndejmi, elitës sonë politikë s’ka pse i ngutet edhe aq fortë krijimi i institucioneve, kanë kohë dhe do e blejnë kohën deputet të pozitës dhe opozitës, shumica prej tyre tashmë u’a kanë siguruar edhe stërnipave jetesën, e pse Kosova humb kredi e ndihma milionëshe veçse nuk kemi institucione nuk paraqet problem të madh këtu.

Pse nuk marrin pensionin lëmoshë ata veteranë të vërtetë këtë muaj para festës së Bajramit, sigurisht që as këtë nuk e kanë menduar.

Avazi i vjetër i elitës politike për të bllokuar dhe çuar vendin në krizë edhe më të thellë nuk i bën përshtypje për humbjet e mëdha që i shkaktojnë vendit.

Cirku po i pret, madje palaçot vetëm po i ndërrojnë rolet dhe ngjyrat e tyre.

Për fund kohëve të fundit kam pasur disa kontakte me shumë njerëz të komunitetit biznesorë që jetojnë dhe veprojnë në perëndim, në diskutim e sipër ata ma thanë një fjalë: edhe sa kohë do kemi mundësi të vënë kontakt me institucionet e legjitimuara? S’di si t’iu përgjigjesha, vetëm sodita edhe thash tërthorazi derisa këtë elitë politike ta zë mëkati i vet, nuk do kemi proges në këtë vend.


Lexo të tjera