22:10 / E hënë, 09 Janar 2017

Serbia e përdorë Interpolin njëjtë si Rusia për ndjekjen e armiqve të saj

Serbia e përdorë Interpolin njëjtë si Rusia për ndjekjen e armiqve të saj

Gjeneroziteti ndaj Serbisë i tandemit Thaçi-Mustafa për t’i mundësuar asaj rrugëtimin drejt BE-së, e njëkohësisht kthimin e saj në Kosovë, nuk e zbuten Serbinë për të bërë atë që me shekuj e ka bërë, të vazhdoj t’i trajtoj shqiptarët në mënyrë armiqësore.

Ata, duke iu falënderuar përvojës së Rusisë, përdoren Interpolin për ndjekjen e figurave të njohura, siç ndodhi në rastin e fundit me ndalimin në Francë të ish-kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Interpoli ka bazën në Lyon-Francë, dhe përbëhet nga 190 shtete, me rolin e vet si mundësim të punës së përbashkët të policisë në botë me qëllim që ta bëjë atë një vend më të sigurtë. Këtë e bënë shpesh, duke i lejuar forcat policore të ndajnë informacione për lokacionet e bosave të mafias, vrasësve dhe kriminelëve të ndryshëm, dhe të sigurojnë arrestimin e tyre.

Ky bashkëpunim i shteteve anëtare ështe rregulluar duke u bazuar në sistemet ligjore e të sigurisë së shteteve demokratike. Problemet janë shfaqur atëherë kur anëtarë të saj si psh. Rusia, Irani e shtete tjera të cilat në mënyrë rutinore përdorin sistemet e tyre të drejtësisë për të persekutuar armiqë politikë që ka rezultuar me keqpërdorimin e njoftimeve të të kërkuarve.

Ky shqetësim ishte trajtuar edhe në komisionin kongresor të të drejtave të njeriut amerikan, pasi që kishin arritur një varg ankesash nga ekspertë dhe viktima të Interpolit, e që kishin kërkuar reformimin e sistemit të njoftimeve të organizatës policore.

Në vijim do të evidentoj disa raste nga mediat perendimore, ku Rusia, përmes Interpolit kishte arritur të shtrijë ndikimin përtej kufinjve të saj:

“E vendosur të ndëshkojë kundërshtarë të brendshëm që largohen jashtë, sikurse edhe personat jo-ruse, jetët dhe financat e të cilëve dëshiron të përcajë, Moska ka zhvilluar një strategji të përpunuar dhe të financuar në vite duke përdorur – kritikët thonë duke abuzuar- gjykatat e huaja dhe sistemet e zbatimit të ligjit për t’i ndjekur armiqtë e brendshëm të saj. Ajo kishte arritur t’i bindë alertët e Interpolit në shumë raste duke dëmtuar të ‘akuzuarit’. Kështu kemi rastin e Sergei Pugachev, ish mik i afërt me Presidentin Vladimir V. Putin, i cili prishi marrëdhëniet me Kremlinin në një zënkë mbi pronë, pastaj iku në Britani, e në Francë. Duke vepruar sipas një kërkese ruse, gjykata britaneze, për shembull, ngriu asetet botërore të Sergei Pugachev,  Rusia gjithashtu ka përdorur gjykatat britanike dhe Interpolin për të ndjekur atë që shumë qeveri perëndimore e shohin si hakmarrje ndaj William F. Browder, qytetar britanez i lindur në Amerikë. Z. Browder u dënua pa qenë prezent në Rusi për mashtrim tatimor pasi iki për Londer. 

Rasti tjetër është i z. Kulachenkov, i cili kaloi pothuajse tre javë në një burg qipriot ndërkohë që autoritetet në Qipro rishikuan një kërkesë nga Moska që ai të dërgohej në Rusi dhe të dalë në gjyq për një cështje, të cilën e kishte ngritur prokuroria ruse. Pavarësisht se, në fund, Qipro vendosi mos ta ekstradojë në mungesë të dosjes penale, dëmtimi ishte evident. Këto raste e shumë të tjera i takojnë praktikës ‘lawfare’, formë e luftës asimetrike, ku përfshihet përdorimi i sistemit ligjor kundër një armiku, duke e dëmtuar ose delegjitimuar atë. Interpoli lëshon njoftime të tilla, të cilat arrijnë në lëshimin e një urdhri arresti ndërkombëtar, me kërkesën e një shteti anëtar që kërkon ndihmë në kapjen e një të arratisuri që ka ikur jashtë shtetit. Sistemi kompjuterik i Interpolit gjithashtu qarkullon difuzione (urdhër arrest). Këto përdoren gjithashtu për të kërkuar arrestimin ose vendndodhjen e një individi, ose informacion lidhur me hetimin e policisë. Rastet e tilla u kritikuan si rrëmbim i regjimeve shtypëse në emër të luftimit të krimit që quan Interpolin të forcoj masat mbrojtëse ndaj abuzimit. Një ndër viktimat e manipulim rus, z. Silaev, kishte kritikuar Interpolin në jotransparencë dhe të manipuluar nga qeveritë që nuk i dallojnë protestuesit nga ‘përdhunuesit dhe vrasësit’. 

Në anën tjetër Interpoli thotë se nuk mund të bëjë publik informacione që nuk i përkasin organizatës, por shteteve anëtare që e sigurojnë. Thelbi i problemit qëndron se ‘ institucionet perëndimore, vecanërisht ato që merren me zbatimin e ligjit, bazohen në besimin që kanë në qeveri’ – kishte deklaruar një viktimë tjetër, Z.Kross. Ai kishte theksuar se: ‘Nuk është e paraparë që qeveritë mund të jenë vetë kriminale. Ato mund të sajojnë cfarë të duan dhe ta vendosin në sistem, dhe i gjithë sistemi fillon të punojë kundër qëllimit të vet.’ Cështjet kriminale të sajuara, thotë ai, ‘punojnë si virus kompjuterikë: E vendos në system, dhe fillon të shkaktojë rrëmujë.’”

Serbia, ishte në dijeni të plotë të këtyre mundësive abuzuese në Interpol, duke mos përjashtuar edhe ndikimin brenda saj, për të akuzuar luftëtarët e Kosovës si raste ordinere kriminale siç është rasti i komandantit dhe simbolit të luftës së UCK, z. Haradinaj.

Është indikative se si Interpoli, edhe pse kishte marrë qëndrim të mos lëshoj njoftime arresti për njerëz të cilëve iu ishte dhënë azil politik ose cfarëdo status refugjatë, dhe duke qene në dijeni të rasteve abuzive, sidomos nga Rusia, nuk ka pastruar listën e Serbisë?!

Aq më i rëndë është ndalimi i tij në Francë, i cili ndalim do të duhej të përfundonte me aplikimin e procedurave administrative e jo në nënshtrimin e procedurave penale.

Ky abuzim nga Serbia nuk do të duhej të jetë detyrues për shtetet anëtare të Interpolit, në rastin konkret as nga Franca.

Lexo të tjera