12:54 / E mërkurë, 30 Nentor 2016

Ukshin Hoti ishte kreator i politikës moderne të fund shekullit XX

Ukshin Hoti  ishte  kreator i politikës moderne të fund shekullit XX

Shkruan: Izmi Zeka

“Historia e shqiptarëve nuk duhet bërë nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët” –Ukshin Hoti

 Kombi shqiptar, gjatë gjithë historisë së tij të lavdishme i ka dhënë emra të mëdhenj në të gjitha lëmitë, jo vetëm vetes por edhe njerëzimit. Në të gjitha rrethanat, në të gjitha netët e errëta të kombit tonë, kanë dalë njerëz të mëdhenjë që kanë ndriquar rrugën e gjatë të shqiptarëve drejt lirisë. Një nga këta kolos shqiptar është edhe Ukshin Hoti. Sado që të mundohesh të shkruash për Ukshin Hotin, për të kurrë nuk do të thuhet e tëra. Në fakt është e vështirë nga të fillohet të thuhet diçka për Ukshin Hotin. Ai ishte profesor, ishte shkrimtar, ishte filozof, ishte intelektual, ishte atdhetar, ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare…

Në të gjitha këto lëmi ai ishte në mesin e më të shquarve. Pra, një personalitet kompleks dhe shumëdimensional. Duke jetuar në një kohë të vështirë për popullin tonë në Kosovë, intelektuali i madh Ukshin Hoti, nuk kishte se si të mos ishte pengesë për armikun.

Ukshin Hoti ishte arrestuar disa herë për aktivitetin e tij atdhetar në Kosovë nga regjimi serb por së fundi arrestohet në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të aktiviteve armiqësore kundër Jugollavisë dhe për pjesëmarrjën e tij në levizjet për Republikën e Kosovës dhe më pas denohet 5 vjet burg. Ishte  dënim për të ndal  fjalën e lirrë dhe jo vetëm kaq p[ër të  mbyllur idenë e shtetëformimit  dhe   politikën aktive  drejtë  finalizimit    me mjetet që i kërkonte koha.

Ukshin Hoti në fjalën e tij dy orëshe   para  trupt gjykues serb,  më 29.09.1994 shpërfaqi edhe njëher  hapur të drejtat  e shqipatërve të Kosovës  dhe atë në gjeopolitkën evropiane.Ai ndër të tjera para gjykatës thekson po citoj,

 “Ju të gjithë e dini se Republika e Kosovës ekziston; se ndodhet në procesin e krijimit të institucioneve vetjake, dhe mund të pohoj se Republika e Serbisë de facto e njeh. Asnjëherë nuk kam pohuar se unë jam i pari dhe i vetmi që e kam kërkuar atë. Kontributi im në lindjen e Republikës së Kosovës konsiston në dhënien në atë kohë të arsyetimit komplet dhe definitiv politik për nevojën e konstituimit të saj në suazë të RSFJ-së së atëhershme. Këtë e kam bërë vetë dhe plotësisht i pavarur nga të tjerët, për të cilët madje as që kam ditur se kanë punuar rreth kësaj çështjeje”

Fillimi i bombardimeve të NATO-së kundër ish-Jugosllavisë Ukshinin e gjeti në burg. Më 16 Maj te vitit 1999 pasi kishte mbaruar vuajtjen e denimit ai kinse lirohet nga burgu, por prej asaj dite nuk u gjet asnjë shenjë e tij. Regjimi serb nuk mund ta linte të lirë strategun Ukshin Hoti aq më parë kur Kosova digjej nga lufta.

Ukshin Hoti, edhe sot e kësaj dite, figuron në listat e personave të pagjetur të luftës. Por, zhdukja, eliminimi apo vrasja e tij, pra çfarëdo që t’i ket ndodhur atij, jo që e zbehën dhe e qitën në harresë, por përkundrazi atë e lartësuan në piedestalin e burrave të mëdhenjë të kombit tonë.

 Ukshin Hoti, si rrallë ndonjë intelektual tjetër shqiptar, i ka definuar në mënyrë të përkyer idet e tij politike e filozofike. Ai ka folur për të kaluarën tonë, por ka parashikuar me përpikëri edhe të ardhmen e popullit të tij. Në kohën kur Kosova lëngonte nën robërinë serbe Ukshin Hoti shprehej: ”Populli shqiptar niset nga besimi i plotë se është popull i Evropës, njëri ndër më të vjetërit, dhe se parimet që do të vlenin për të tjerët do të duhej të vlenin edhe për të...“

Pra, ky intelektual i madh, kur Europa bënte sehir dhe vetëm me deklarata dënonte atë që ndodhte në Kosovë e thoshte troç se ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se sa që e kanë të tjerët, popujt tjerë të Europës. Shqiptarët duhet të jetojnë dhe t’i preferojnë vlerat e një bote me raporte të çiltra e humane, me konkurrencë të lirë të mendimit dhe të ideve, me kritere të njëjta të zgjedhjes së më të mirit, pa përbuzje, një botë ku do të shpërthenin vlerat e tyre origjinale.

“Kombi Shqiptar po e përjeton në imagjinatë atë që kombet tjera e kanë realizuar prej kohësh. Po duke qenë një komb si të gjitha kombet tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka vetëm në imagjinatë”. Ky ishte kushtrimi i intelektualit të madh Ukshin Hoti, në kohën e hamendjeve tona, në kohën kur derisa vuante Kosova, një pjesë e shqiptarëve, pra edhe një pjesë e udhëheqësve tanë politik të kohës, mendonin se Kosova do të çlirohej vetëm nga fakti se ne e donim lirinë. 

Por, ashtu siç edhe u dëshmua në praktikë Kosova nuk u çlirua nga lutjet e as nga thirrjet paqësore, sepse ne kishim të bëjmë me një armik që nuk përfillte arsyen. Pra, nga “imagjinata” që e thoshte Hoti, patjeter duhej të ktheheshim në realitet. Dhe këtë e bënë djemt e burrat e Kosovës, që lanë “imagjinatën” me një anë dhe iu kthyen krismave të lirisë, të cilën liri për fat të keq ai nuk arriti ta shihte.

Në fakt, është një qështje e pranuar tashmë ndër të gjithë shqiptarët, se Ukshin Hoti, mbetet një simbol i vetëdijes e i ndërgjegjjës shqiptare. Ukshin Hoti është simbol i vetsakrifikimit për hirë të kombit të tij, për hirë lirisë së popullit të tij.

Për këtë kolos të mendimit e veprimit politik shqiptar e ka thënë aq bukur Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir... Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme.

" Ai si duket u godit fort duke menduar se princin e shembën.Fizikisht ai u tret por casja e tij politike ,filozofike dhe intelektuale u shëndrrun në rrugën prej nga duhej të ecte populli shqiptar dhe jo vetëm shqiptarë.

Ukshin Hoti ndërtoi filozofin politike që tek shqiptarët më herët shihej në shumë ngjyra dhe pa qartësi në organizimin strukturor të saj.

Recenzenti Moikon Zeqo shkruan në parathënie “Kam ndjerë një tronditje të madhe, të pazakontë, tërësisht njerëzore, kur më sollën dorëshkrimin e kompjuterizuar të librit "Filozofia politike e çështjes shqiptare" të Ukshin Hotit. Ai vazhdon më tutje “Ukshin Hoti në analizat e tij të guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike në optikën shqiptare, por edhe në atë globale-botërore. 

Për të bota evro-amerikane nuk duhet t'i kundërvihet çështjes shqiptare, pavarësisht nga pengu tragjik i së kaluarës, pavarësisht nga luhatjet dhe marrëzitë e sotme të politikave të liderëve të përkohshëm shqiptarë”. Ekzakt e analizuar filozofija e mendimit politiik të Ukshin Hotit nga Moikom Zeqo.Më shumë se njerzit e kohës apo modelit Ballkanik  e evropian Ukshin Hoti është i vetëdijshëm për rrethanat politike që po mbretërojnë në ballkanë e më gjërë. Ka njohje të thellë për tragjikën shqiptare gjatë gjithë historisë. Në mënyrë indirekte thumbon marrëzit e shekullit XX apo edhe liderve të yre.

Në një mënyrë Kadare qartë thekson se Koha nganjëher i hanë princat e vetë. Dhe ky pricnc jetoi në kohën e ndryshimeve të mëdha në ballkan e më gjërë. Princat e tillë të rrallë në histori shpërthejnë ortekun edhe kur kemi uragan ata mbijetojnë me të bëmat dhe artin e shkruar e të lënë miljonave në memorje dhe duar të tyre.

Në tezën bashkimi kombëtar si e drejtë ai shkruan “Bashkimi kombëtar kurrë nuk duhet të vullnetohet dhe argumentohet si çështje force dhe muskujsh, por gjithmonë si e drejtë. Bashkimi kombëtar nuk është një “kundër”, por gjithnjë “për të mirën e ”. Madje edhe gjermanët kur u bashkuan, nuk rrahnin gjoks, por e argumentonin bashkimin e tyre në funksion të forcimit të Evropës. Bashkimi shqiptar nuk duhet të bëhet për inat të të askujt, por për shkak të së drejtës së shqiptarëve. 

Neve nuk na konvenon xhungla. Neve na duhet paqja dhe Evropa” Mund të themi se është profetike, dialektike që as kush më mirë nuk e trajton bashkimin kombëtar si e drejtë e shqiptarëve në ballkan.E thënë me zgjuarsi pikpamje të drejtë peshuar në kohën e ndryshimeve Evropiane dhe natyrshëm në një evropë të bashkuar shqiptarët pa qenë rrahagjoksë të realizojnë endrrën shekullore bashkimin kombëtare.

“Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”është program shkencor ,filozofi mbi bazen e politikës së kohës e përtej. Është histori, përjetim ,rrugtim disidencë në kohën kur Kosova ishte margjinalizuar dhe kërkonte zgjidhje.

 “Lufta e kombit shqiptar për liri nuk ka pse të instrumentalizohet si një luftë me terma fetarë midis kristianizmit ortodoks serb dhe muslimanizmit fundamentalist shqiptar. Kjo gjë është një absurditet. Te shqiptarët, ku ekziston një pluralitet feshë, nuk ka ekzistuar ndonjëherë një fetarizëm i lidhur me qenien etnike. Fundamentalizmi fetar për shqiptarët është një shpikje idiote dhe e kotë”. Edhe sot kemi “doktrina” te tilla që ua mveshin shqiptarëve.Me të drejtë i bënë përshkrim qenjës shqiptare , dualitetit fetar , kulturës së gjërë që mundoheshin në emër të fundamentalizmit tia mveshnin luftën clirimtare , idenë idealin e saj të pastërt Evropian.

Ukshin Hoti dimensionohet si kreator i politikës moderne të fund shekullit XX.

Prometheu i kohërave moderne ndërtoi doktrinën politike përtej filozofisë shqiptare duke e barazpeshuar me civilizimin evropian.Politikën si art të së mundshmes ai e zbërtheu deri në imtësi që për kohën disidenca e tij ndeshej me politikën e heshtjes, pushtetin serb dhe politikat ballkanike shoviniste.

Kadrush Radogoshi  shkruan  citoj

  “Apologjia e Sokratit antik dhe Apologjia e Sokratit shqiptar të njohur me emrin Ukshin Hoti janë identitike. Anitët, Meletët dhe Likonët pas 24 shekujsh nuk ishin vetëm serbë, por edhe shqipfolës dhe mjerë shqipja, që e flasin edhe njerëzit e tillë”! Kishte dicka të përbashkët   mes sokratit antik  dhe sokratit shiptar por  tani i kohrave moderne.

Edhe pse Sokrati shtypej   ai mbetej prap Sokrat   i një shekulli  apo fund shekulli të XX të marrëzisë Evropiane  

Fjala e Ukshin Hotit  para trupit gjykues kur harta Evropiane  po ndryshonte  u kthye në   kritik,mesazh,forcë dhe e drejtuar jo vetëm nga ata që  shtypnin  qenjën shqiptare  por edhe nga ata  që i shërbenin  pa vetëdije  pushtetit serb .Historia po përsëritej e Sokrati asesi të thyehej.Edhe Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi e shumë të tjerë u vranë  nga dora  e egër shqiptare.

Ai kishte një rrugtim që ende se kish mbaruar dhe për këtë  ai ndjehet keq si i burgosur por asesi për filozofin dhe idenë për ti shkuar deri në fund   rrugtimit historik.

Shpërfaqi hapur se cilët janë ata që po e mbyllin fizikisht njeriun e përmasave  evropiane ku thekson para gjyqit serb në Prizren (citoi): “Më ka arrestuar policia e Republikës së Serbisë, ndoshta me kërkesën e një pjese të alternativës shqiptare të Republikës së Kosovës. Shkaku i drejtpërdrejtë i këtij arrestimi sigurisht ka qenë frika iracionale e kësaj pjese të alternativës shqiptare se me shkuarjen time në Prishtinë në krye të UNIKOMB-it pas 9 vitesh të ostracizmit dhe të izolimit, do të çrregullohej baraspesha e forcave politike dhe do të krijohej një gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme.

Ky edhe është shkaku i vërtetë i mbajtjes së këtij gjykimi për të cilin personalisht kam besuar se nuk do të ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndërsjellë të dy republikave ose të organeve të tyre përgjegjëse kompetente, gjersa shkaqet juridike që i përmban aktakuza s'mund të qëndrojnë absolutisht …” - përfundon citati.

Cfarë të thuash  kur vetë Ukshin Hoti  drejton gishtin  nga ata që po mbyllnin fjalën e lirë, demokracin  aq shumë të proklamuar nga vetë profesori  po e mbyllin  disidentin  aq të nevojshëm për kohën  dhe  gjersin intelektuale  që kishte   e  ndoshta koha  nuk e kuptoi drejt.

Sa ishte i burgosur Ukshin Hoti  Rexhep Qosja  thekson po citoj

"Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij."

Për të   vlersuar figurën e Ukshin Hotit  duhet hulumtim  i gjërë  por këtë shkrim modest po e përmbylli me  një fjali të tij” « Gjatë qëndrimit në specializim në SHBA kam gëzuar një trajtim jashtëzakonisht të lartë. Kam qenë i emëruar nga ana e rektorit të Universitetit të Harvardit si hulumtues shkencor i pavarur. Kam qenë i zgjedhur si i vetmi njeri që do të përfaqësonte të gjithë specializantët dhe postdiplomistët e Evropës në SHBA.

Mjafton me kaq për të   parë se arkitekti i  shqipërisë  moderrne  ishte i përmasave botërore. Në një kohë   kur ai mund të zgjidhte  cfarë të donte, të mbetej në SHBA apo Evropë e kudo  por zgjodhi rrugën  dialektike, filozofike  të etërve të tij. Intelektuali i përmasave të tilla  poltikën  si   nocion e ktheu në të mundshme, të arritshme, të prekshem dhe në fund të realizueshme.Në shpirt i butë, i edukuar  për të qenë i lirë si të tjerët i lindur  për  tu   përball   me egërsin, pabarazinë .

Temat:
Lexo të tjera