22:46 / E martë, 11 Prill 2017

Vettingun cilësorë dhe kanabizimin e Shqipërisë, nuk i zgjidhë qeveria teknike, por, zgjedhjet e ndershme!

Vettingun cilësorë dhe kanabizimin e Shqipërisë, nuk i zgjidhë qeveria teknike, por, zgjedhjet e ndershme!

1.PD-ke, në vend të insistimit kontravers, e për disa opinione edhe të paqarta e të paartikuluara sa duhet për qeveri teknike, duhet të kërkoj edhe një monitorim (shtesë!) ndërkombëtar për zgjedhje të lira e të ndershme! 

2. Këtë kêrkesë shtesë, PDSH-ja duhet ta bëjë edhe me pretendimin e vënies së kontrollit dhe menagjimit mbi çdo votë të qytetarit shqiptar, si edhe të insistimit të mbrojtjes së kësaj vote nga matrapazët dhe shantazhuesit e dijtur partiak! Gjithë kësaj situate, kur i shtojmë edhe votuesit mercenarë, që pushtetarëve në vazhdimësi u shesin "të drejtën e tyre të votimit", atëherë, nevoja për zgjedhje të lira e demokratike, bëhet një domosdoshmëri e llojit të vetë!

3.Kërkesa e PD-ke, për qeveri teknike duket që përkundër qëllimit të mirë (atë të garancionit suprem për zgjedhjet fair play!) ka edhe ca të META përmbajtësore dhe të vështira për t'u pranuar nga PSSH-ja dhe LSI-ja, e hibernuar tani së fundi...;

3.1./ Sepse, një qeveri e tillë teknike ka shumë gjasa të shkapërderdhë, e me këtë edhe zbehë seriozisht, fuqinë dhe ndikimin e vetë shumë partiak në institucionet shtetërore! Kjo do ishte; e pamoralshme (ngase; pushteti do ndahej në partitë që fare nuk ushtrojnë asnjë ndikim në publikun e gjerê shqiptar!); jo ekonomike (ngase; kjo do nënkuptonte logjikën "shumë parti, shumë shpenzime", nga bugjeti shtetërorë!); konfuze (ngase, do merrte kohë të artê për të bashkërenditur veprimet e duhura!); 

3.2./Sepse, një qeveri e tillë teknike, do kêrkonte padyshim pezullimin e kompetencave; legjislative, morale, politike të tri subjekteve kyçe (PD-ke, LSI-m PS-te) në sistem.
3.3./Sepse, një qeveri e tillë teknike, do mund të prodhonte seriozisht paknaqêsi, për të mos thënë edhe një lloj rebelimi tê munguar, por, tê njëmendêt (apo një katarsisê) qytetar, në vend të këtij hidhërimit aktual ideologjik e partiak!

4.Shqipëria ka nevojë për një refresh social opozitar, pra, për një opozitë të reformuar dhe të sistemuar në drejtim të mirëqenies dhe nacionalizimit të shpirtit rebelues, e jo të kanabizimit të mëtejmë të strukturave partiake dhe institucioneve të shtetit! Një opozitê qytetare, ku presioni është mê tepêr i natyrës sociale, se sa asaj politike e ideologjike, si êshtê tani!

5.Kanabizimi si problem dhe si fenomen, kuptohet që përveç "privilegjeve" të stigmatizimit, në sytë e publikut ndërkombëtar, Shqipërisë i ka sjellë edhe gjithë pasigurinë e organizimit të zgjedhjeve të lira e demokratike.

6.Thënë më ndryshe, problemi i gjithë kanabizimit është çmimi i barazisë në pjesëmarrje, ku cilësia e besimit të publikut shqiptar mund të krijojë shumë lehtë keqkuptime mbi demokracinë!

7.Qeveria teknike, nuk mund të bie pre e kërkesave maximaliste dhe ultimative, sepse, zgjedhjet nuk janë për partitë politike, por, për; dëshmimin e standardeve të demokracisë, kualitetin e institucioneve dhe nivelin emancipues të qytetarisë shqiptare. Andaj, Qeveria teknike, nuk e zgjidhë shqetësimin për vettingun dhe kanabizimin e Shqipërisë, por, garancionet kushtetuese për zgjedhje fer të lira e demokratike!

Lexo të tjera