12:37 / E martë, 03 Tetor 2017

Zbulohen sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova

Zbulohen sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova

Njeriu që në çdo hap ishte me presidentin Ibrahim Rugova, prof. Dr.  Milazim Krasniqi ka zbuluar informacione të hollësishme të dorës së parë, fotografi e dokumentepër ish liderin politik të Kosovës, sikurse dhe për periudhën historike shumë të trazuar të Kosovës.

“Sekretet që nuk i mori me vete IBRAHIM RUGOVA”është libër i sapodalë në qarkullim, me autor ligjeruesin universitar prof. Dr.  Milazim Krasniqi, redaktor: Basri Çapriqi (ligjerues universitar), recenzues: Haqif Mulliqi (ligjerues universitar). Libri ka 344 faqe dhe është botuar ngaPEN Qendra e Kosovës. Ky libër mund të blihet në librarinë “Artini” (pranë “Institutit Albanologjik” në Prishtinë) dhe në kioskun përballë Radio Kosovës nëqendër tëPrishtinës.

Përmbajtja e librit (Titujt):
Rikthimi tek kujtimet, pas mesazhit të një ëndrre; DISA EPISODE –PËR PROFILIN E IBRAHIM RUGOVËS;  A ishte Ibrahim Rugova vërtet njeri i veçantë; 
DISA PËRVOJA JETËSORE QË NDIKUAN NË MENDIMIN DHE VEPRIMIN E RUGOVËS; 
Hendikepet e fëmijërisë – si përparësi për t’u bërë lider; Ibrahimi ishte avangardist në mes moçalit provincialist; Ibrahimi ishte jodogmatik, liberal dhe tolerant ndaj besimëve fetare; Vetëpërmbajtja në fillim dhe humbja e durimit më vonë; Rugova ishte i moderuar por këmbëngulës për idetë e veta; Rugova ishte antienverist, politikisht ishte “kosovar”; Nga buronte fuqia politike e Rugovës; 
DISA NGJARJE QË FORMËSUAN KARRIERËN POLITIKE TË RUGOVËS;
Fillimet në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës; Ibrahim Rugova – strateg në debatet kushtetuese; Bisedat në Beograd: Rugova nuk donte të hynte në atë betejë, prej saj doli fitimtar; Sekreti i “takimit” në Prishtinë me Millosheviqin; Sekreti i intervistës në “Der Spiegel”; Finalja e luftës së shkrimtarëve: Fitorja e madhe në Gjevgjeli; Dreka (historike) me Voren Zimermanin: Muhabet për kuptimin e fjalës Rashka dhe për Xhojsin; Si u formua LDK-ja, si u bë Rugova kryetar i saj edhe me ndihmën time;
Unë –“FAJTORI KUJDESTAR” PËR DËSHTIMET E RUGOVËS DHE TË LDK-së; Tmerri i Prishtinës, tmerri i Bllacës dhe tmerri i dështimit tonë politik; Politika e re e LDK-së, që dështoi me fajin e Rugovës; Rikthimi im fatlum tek akademizmi; E vërteta ime mbetet e hidhur; Rugova i falsifikuar; 
SHTOJCA 1: FOTOGRAFI; SHTOJCA 2: DOKUMENTE; Shtyhet biseda e shkrimtarëve; Diskutimi im në tubimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës lidhur me ndryshimet kushtetuese; Parashtresë e një grupi shkrimtarësh shqiptar të Kosovës; Dimensioni kulturor në rrethana të jashtëzakonshme; Kuvendi themelues i LDK-së 23 dhjetor 1989;
SHTOJCA 3: KOMENTE DHE INTERVISTA; Shqiptarët po bëhen ndërtues të interesave të veta; Objektivat për punën e mëtejme të LDK-së; Raport i punës së sektorit të përgjithshëm të informimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës; LDK duhet të krijoj identitet të ri politik;  Politikanët shqiptar nuk e kuptuan rëndësinë e ideve; Politika shqiptare mund t’i ketë pasur qëllimet shumë fisnike por disfatën e ka totale; Milazim Krasniqi: LDK – thjesht nuk ishte e përgaditur për luftë; Epoka e Rugovës ka përfunduar; Besimi të liria ka qenë vendimtar për ardhjen e saj; Milazim Krasniqi – biografia; Vepra e deritashme: letrare, shkencore dhe publicistike.  

Shkurtimisht disa hollësi për Ibrahim Rugovën
Në pasthënien e librit autori prof. Dr.  Milazim Krasniqi ka prezantuar shkurtimisht disa hollësi për Ibrahim Rugovën.
“Shpesh më tregonte se si ishte e zakonshme në atë familje, që kur fëmijët e tjerë të familjes e bënin ndonjë sherr, ata gënjenin se gjoja atë sherr e kishte bërë Ibrahimi dhe axha i tij e dënonte atë, ndonëse ai nuk kishte bërë faj. Duke qenë i ekspozuar brutalisht në fëmijëri ndaj ndëshkimëve pa pasur faj, kishte fituar një drojë të përhershme ndaj qëllimëve të njërzëve. Nga kjo përvojë e hidhur në fëmijëri, ai kishte adoptuar një prirje për kujdes të tepruar dhe një ndjenjë mosbesimi ndaj qëllimeve të njerzëve.../
Vuajtja e njerzëve, atij i therte në shpirt. Edhe kjo prirje e tij humane e kishte burimin të fëmijëria e tij e vështirë dhe të fati i rëndë i sëëmës, po mbase edhe të formimi humanist në Paris.../

Mbaj mend se më 24 prill 1988, e gjeta në zyrën e Shoqatës, shumë të mërzitur. Pinte duhan dhe rrinte kokulur e në mendime. Fytyra i ishte e nxirë, gjë që i ndodhte kur ishte shumë i inatosur, (ai inatin e mbante brenda vetes, shpërthente shumë rrallë). Kur e pyeta se çfarë nuk shkonte, ai më tregoi se kishte thirr me telefon një grua nga Velenja e Sllovenisë dhe i kishte thënë se ajo bashkëndjente me të për sulmet që po i bëheshin atij dhe familjes së tij nga mediet serbe. Gruaja nga Sllovenia, e cila nuk ja kishte treguar as emrin dhe nuk kishte pranuar as që të takohej me të, i kishte thënë se ajo ndihej pjesëtare e familjes së Ibrahimit! Saktësisht ashtu i kishte thënë:”Ndihem pjestare e familjes suaj!” Ndër të tjera ajo grua i kishte treguar se kur kishte qenë e re, kishte jetuar në Beqej dhe që nga ajo kohë mbante mend një grup të madh të djemve të rinj shqiptarë, të cilët kishin luftuar në frontin e Sremit. Pas shpërthimit të atij fronti, ata djem shqiptarë i kishin kthyer në Beqej, ku i kishin akuzuar si ballistë. Pastaj i kishin mbylluar në një sallash e i kishin lënë pa ushqime, derisa kishin vdekur urie. Ibrahimi po hamendësonte në mos ajo grua e kishte njohur babanë e tij në atë vend! Po hamendësonte mos ai ka shpëtuar e ka ikur me atë femër në Slloveni, po pastaj për tërë jetën nuk ka guxuar të lajmërohet në familje ? Ishte shumë i mërzitur, si asnjëherë tjetër! E kishte lutur atë gruan që t’ia jepte adresën, sepse ishte i gatshëm të shkonte në Velenje, që ta takonte por ajo kishte refuzuar. Megjithatë, shpresonte se ajo grua do të lajmërohej prapë, gjë që nuk ndodhi. “M’u hap edhe kjo plagë!” tha mendueshëm.../ 

Rugova në studimin e tij “Vepra e Bogdanit” është përpjekur që ta zbërthente e ta afirmonte dimensionin filozofik e kulturor të asaj vepre, jo afirmimin e dogmës fetare. Pra, ai e pëlqente filozofin e jo klerikun, e pëlqente intelektualin e jo dogmatikun. Prandaj ata që synojnë të fabrikojnë “konvertimin” e Rugovës, duke përdorur asi argument veprën e tij studimore, përkatësisht respektin e tij ndaj figurës së Bogdanit, vërtet bëjnë një manipulim të madh.../
Kamerieri solli mishin e qengjit, ne filluam të hanim, por Zimermanit po i vononin qoftet. Filloi të hante edhe ai me ne mish qengji. Kur e ftova kamerierin që ta pyesja për vonesën e qoftëve, ai më tha se kishte harruar ta bënte porosinë! Zimermani tha se nuk kishte më nevojë për ato qofte, meqë po i pëlqente edhe atij mishi i qengjit.../
Kund pas nja dy muajsh të themelimit të LDK-së, deri sa po shkonim bashkë në Rilindje, të porta lindore e stadiumit të qytetit, aty ku ishte kafeja e Miqes, papritmas më tha:”Më banë kryetar, me ma hangër kryet!” U çudita shumë nga kjo fjalie tij e hidhur, pelim.../
Në një darkë me disa miq, ku ishin edhe dy mysafirënga Shqipëria, një luftëtar, që tashmë kishte pozitë goxha të lartë, më tha përafërsisht kështu:”Ti meriton plumb në lule të ballit, sepse ti e ke mbajtur me vite të fortë Rugovën dhe LDK-në!” Ndonëse po e mendonte si pa të keq, mes një bisede tëçlirët e me elemente humori, prapë se prapë ato fjalë shprehnin një opinion konstant e të pandryshuar që kishin për mua shumë nga kundërshtarët e Rugovës, edhe disa vite pas largimit tim nga LDK-ja.../
Bashkëpunimi dhe miqësia e gjatë me Ibrahimin, përfunduan në mënyrë të dhimbshme, me një disrespekt ndaj tij dhe me një mospërfillje të tij ndaj meje. Edhe kur u riciklua fama e tij pas çlirimit, si revanshim ndaj krahut të luftës, unë mbeta indiferent ndaj asaj fame të shtirur, sepse unë e njihja mirë personin që ishte pas asaj maskarade gjoja fitimtare madheshtore. E dija se nëpër çka kishte kaluar jeta dhe karriera e tij dhe e merrja me mend se çka bluante në mendje”. Ka shkruarautori prof. Dr.  Milazim Krasniqi në pasthënien e librit.

Lexo të tjera