18:41 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Oqeani Paqësor nxjerr jashtë një krijesë të pa parë deri më tani (Foto)

Është një gjarpër detar apo një hardhucë? Mbetjet e një krijesë detare, në bregun e një plazh meksikan, kanë shkaktuar një sërë reagimesh pasi që fotografitë dolën në mediat sociale.

Beatriz Morales Acuna ishte duke ecur përgjatë bregdetit në Mazatlan kur ajo u e pa kafshën detare, të cilën e kishte nxjerrë jashtë Oqeani Paqësor’, sipas El Diario, percjell Daily Mail.

Askush nuk ishte afruar asaj, sepse ata mendonin se ishte një litar nga varkat me vela’.

Por Beatriz ka postuar imazhe të gjetjes së saj në Facebook, për të ndihmuar në identifikimin e krijesës. Disa sugjeruan se kjo ishte një lloj ngjale, ndërsa të tjerë thonin se mund të ishte ‘një gjarpër detar’. Beatriz tha: “Kam mësuar se kjo është një lloj ngjalë që jeton vetëm në pjesën më të thellë dhe më të errët të detit”. /Indeksonline/