12:21 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Organizatori i vrasjes së kryeministrit serb nuk i bie pishman, ja çfarë thotë në gjykatë

Personi kyç që organizoi vrasjen e kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, në vitin 2003, padyshim se mbetet Millorad Ulemek Llegija dhe snajperisti Zvezdan Jovanoviq të cilët janë dënuar me nga 40 vjet burgim.

Të njëjtit, për më shumë se dy orë, u paraqitën dje në seancën gjyqësor në Gjykatën Speciale të Beogradit.

Llegija, një person i urryer në Serbi, kërkoi nga autoritetet e drejtësisë që mos ta dërgonin në Gjykatë pasi që nuk dëshiron të merrte pjesë në aktgjykim, shkruan Blici beogradas, transmeton Indeksonline

Megjithatë, i akuzuari e pranoi se mund të ndëshkohet, nëse gjyqësia e gjen fajtor për të mirën e Njësisë që ai e udhëhiqte.

“Nëse është faji im, pranojë të dënohem dhe nuk dua të marrë pjesë në verdikt. Por, ju e dini, do të bëja të njëjtën gjë, sepse ndershmëria, nderi dhe besnikëria janë përpara të gjithave, duke përfshirë edhe dënimet me burg”, u shpreh ai.

Ndryshe, ishte Qeveria e Gjingjiqit e cila kishte bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës për Krime Lufte dhe kishte arrestuar dhe ekstraduar në këtë gjykatë disa të akuzuar.

Gjingjiq është vrarë më 12 mars të vitit 2003 nga një snajperist pranë ndërtesës së Qeverisë në qendër të Beogradit. /Indeksonline/