13:26 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Ozil në histori të Arsenalit, firmos kontratë të re (Foto)

Mesut Ozil ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin. Sipas mediave britanike, futbollisti turk me pasaportë gjermane ka firmosur tre vite kontratë me “Topcinjtë”, transmeton IndeksOnline.

Ai do të qëndrojë në “Emirates” deri më 30 qershor të vitit 2021. Përveç kësaj, Ozil ka hyrë në historinë e klubit londinez, pasi është bërë futbollisti më i paguar me 350 mijë funta në javë.

Kujtojmë se Arsenali para pak minutave zyrtarizoi sulmuesin e Borussia Dortmund, Pirre Emerick – Aubameyang./IndeksOnline/

 

Temat: