11:14 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ozil ofron dorëheqjen, nervoz me gjermanët

Gjermania është eliminuar në fazën e grupeve të Kupës së Botës pas një paraqitje jo të mirë në ndeshjet kundër Meksikës dhe Koresë së Jugut.

Kampionët në fuqi të Botës kanë pasur shumë probleme, sidomos me dy futbollistët me prejardhje turke, Mesut Ozil dhe Ikay Gundogan.

Ata janë kritikuar nga mediat, federata dhe tifozët pas takimit me presidentin e Turqisë, Erdogan, shkruan indeksonline.

Sipas tyre, ky takim është bërë me qëllim të fushatës zgjedhore të një njeriu që shkel normat e demokracisë.

Ozil gjithashtu u kritikua edhe nga dy legjendat e futbollit gjerman, Lothar Mathaus dhe Mario Basler për paraqitjen e tij në Rusi.

Dhe tashmë babai i tij, Mustafa Ozil në një intervistë për Bild ka thënë se djali i tij mund të largohet përfundimisht nga Kombëtarja.

“Po të isha në vendin e tij, do të thosha: ‘Faleminderit, por kjo është e mjaftueshme’.

“Ai është i vendosur, i zhgënjyer dhe i ofenduar, po, i ofenduar, tifozët e tij e lanë atë para Kupës së Botës në Austri dhe ai nuk mund të kuptojë pse”.

“Ai gjithmonë duhet të mbrojë veten”.

“Ai luajti në ekipin kombëtar për nëntë vjet dhe u bë kampion i botës.

“Gjithmonë thuhet se nëse fitojmë, fitojmë së bashku, por nëse humbim, humbim për shkak të Ozil.

“Ai është bosh dhe e vendosur si një kokë turku – unë plotësisht e kuptoj se ai është ofenduar.”

Nga viti 2009, Ozil ka zhvilluar 92 ndeshje me Gjermaninë duke shënuar 23 gola. /IndeksOnline/