12:09 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pacolli dënon sulmin ndaj ambasadës amerikane në Mal të Zi

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar sulmin, që ndodhi mbrëmë vonë ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi.

“Jam duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet e mbrëmshme, që ndodhën në Podgoricë, ku sipas raportimeve të deritashme kishte një sulm me një mjet eksploziv ndaj Ambasadës Amerikane në Malin e Zi. Megjithëse motivet ende mbeten të paqarta dhe organet përgjegjëse të sigurisë atje janë duke kryer punën e tyre për zbardhjen e rrethanave, dënoj me fjalët më të ashpra këtë sulm të ulët ndaj Institucioneve të aleatit dhe partnerit tonë strategjik, ShBA-së. Kosova mbetet e palëkundur pranë ShBA-ve dhe ofron ndihmën dhe bashkëpunimin në zhvillimin e hetimeve me institucionet përgjegjëse të Malit të Zi nëse kjo vlerësohet e nevojshme”, është shprehur Pacolli.