19:38 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pacolli i gëzohet shtrëngimit të duarve me Trumpin

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron në SHBA për të marr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai sot pa në holl të objektit të parin e SHBA-ve, Donald Trump.

Pacolli shfrytëzoi rastin kur Trump parakaloi afër tij që tia shtrëngonte dorën dhe të filmonte këtë moment, transmeton Indeksonline.

“Kënaqësi të ja shtrëngoj dorën Presidentit Donald Trump!!!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pacolli më herët, derisa Donald Trump ishte kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte thënë se Trump është mik i tij.

Madje Pacolli ka treguar se miliarderit nga New Yorku ia ka anuluar takimin në momentet e fundit – jo vetëm një herë, por dy herë. /Indeksonline/