09:11 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pacolli i uron mirëseardhje Dua Lipës në Prishtinë (Foto)

Më 12 gusht këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa do të këndoi në Prishtinë në kuadër të festivalit Sunny Hill.


Ani pse ka kohë deri në këtë koncert, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka uruar mirëseardhje këngëtares.

Ai ka postuar një fotografi në llogarinë e tij Instagram ku shihet me Dua-n, fotografi e realizuar në vitin 2016 kur këngëtarja dha koncert për herë të parë në Prishtinë, ndërsa ka shkruar: Mirë se vini Dua Lipa në Sunny Hill./Indeksonline/