14:55 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Jemi në rrugë të mbarë drejt realizimit të vizionit për integrime euro-atlantike

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka qëndruar sot në Sofje të Bullgarisë, për të marrë pjesë në Samitin e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Pacolli me këtë rast ka thënë se Samiti i Sofjes po përmbyllet me një deklaratë shumë të rëndësishme e cila hap rrugë te integrimit të plotë të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu Pacolli ka deklaruar se Samiti i Sofjes për Kosovën është historik dhe shumë i rëndësishëm, sepse për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë, Kosova trajtohet si shtet i barabartë me shtete te tjera të rajonit.

“Jemi në rrugë të mbarë drejt realizimit të vizionit tonë për integrime euro-atlantike”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe në Samitin e Sofjes përfaqësues të shteti të Kosovës ishin presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj si dhe vetë Pacolli.

Hapjen e Samitit e bëri kryeministri bullgar, Boyko Borissov dhe më pas diskutimi vazhdoj nga Kryetari i Komisionit Evropian, Donald Tusk./Indeksonline/